Shko te përmbajtja

Stefan Nemanjiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stefan NemanjiqI (cirilik serb: Стефан Немањић, shqiptohet [stêfaːn němaɲitɕ]), i njohur si StefanI i Kurorëzuari i Parë (Stefan Prvovenčani; rreth 1165 – 24 shtator 1228), ishte Princi i Madh i Serbisë nga viti 1196 dhe Mbret i Serbisë nga viti 1217 deri në vdekjen e tij më 1228. Ai ishte mbreti i parë serb nga dinastia Nemanjiq; kjo për shkak të transformimit që bëri të Principatës së Madhe Serbe në Mbretëri Serbe dhe ndihmës që i dha vëllait të tij, Shën Sava, për themelimin e Kishes Ortodokse Serbe.

Stefan Nemanjiq ishte djali i dytë më i madh i Princit të Madh Stefan Nemanja dhe Anastasijës. Vëllai i tij më i madh dhe trashëgimtari i pritshëm, Vukan, sundonte mbi Zeta dhe provincat fqinje (shumë i rëndësishëm si pjesë e trashëgimisë), ndërsa vëllai i tij më i vogël, Rastko (më vonë i njohur si Shën Sava), sundonte mbi Hum.

Bizantinët sulmuan Serbinë në vitin 1191, duke sulmuar brigjet e Moravës së Jugut. Princ Nemanja kishte një avantazh taktiko-strategjik dhe filloi të sulmonte ushtritë bizantine. Isaac II Angelos propozoi një marrëveshje paqeje, dhe u konfirmua martesa e dytë e djalit të Nemanjës, Stefan, me Eudokia Angelinën, mbesën e Isaac II. Për këtë arsye, Stefan Nemanjiq mori titullin sebastokrator.