Stema e Rusisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Rusisë


Emblema e Rusisë që nga viti 1993 edhe si emblemë e federatës ruse. Me vendim gjyqësorë në vitin 2000 kjo emblemë është deklaruar si emblemë e federatës.

Shqiponja dy krenare në emblemën e Rusisë vije nga shqiponja e perandorit të Bizantit dhe sipas traditës nga principata e Moskës është bartur edhe nga perandorët (Carët) e Rusisë. Pas martesës së Ivanit III-të me Zoe-në (më vonë të njohur si Sofja), mesën e perandorit të Bizantit, Konstatinin XI dhe pas rrethimit dhe pushtimin e Kostandinopojës më 1453, nga osmanët, carët Rusë paraqiten si mbrojtës të saj.

Mburoja me kalorësin është emblema e shtetit të Moskës. Tregon një hero mitologjik rus (Bogatir), mbi kali i cili me një shtizë të gjatë therë një dragoi (kuçedra). Ky kalorës shpesh interpretohet që të jetë Shën Gjergji. Të tri kurorat tregojnë bashkimin e tokave të kozakëve dhe astrakanëve në shekullin e XVI. Po ashtu këto interpretohen edhe si simbole fetare të besimit, dashurisë dhe shpresës. Në kohën moderne këto kurora interpretohen si simbole të drejtimeve të pushtetit në pjesën ekzekutive, legjislative dhe juridike. Molla e t´furku i zotit qëndrojnë për shenjë mbrojtëse e sovranitetit.

Kjo emblemë as se si nuk bënë të ngatërrohet me emblemën e perandorëve të Rusisë. Pas tyre kanë ndryshuar ngjyrat e shqiponjës, sot është shqiponja ngjyrë ari në pëlhurë të kuqe.

Shën Gjergji në pëlhurë të kuqe gjendet edhe në emblemën e Gjeorgjisë ndërsa shqiponja dy krenare gjendet edhe në emblemën e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi.

Emblemat historike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emblema Data Domethënia
1882–1917 Emblema e Rusisë së jashtme (Më vonë e Perandorisë Ruse.
1882–1917 Emblema e madhe e Perandorisë Ruse.
1883–1917 Emblema e vogël e Perandorisë Ruse.