Steve Coast

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Steve Coast (i lindur në 20 dhjetor 1980) është një sipërmarrës britanik dhe themeluesi i projektit ndërkombëtar të fuqizuar nga komuniteti i hartografëve OpenStreetMap dhe CloudMade, një kompani lidhur me gjeografinë.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Coast u rrit në Walderslade dhe Londër, Angli.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Coast punoi fillimisht në Wolfram Research para se të studionte për shkenca informatike në University College London (UCL). Në korrik 2004 ai themeloi projektin OpenStreetMap (OSM). Coast themeloi Z.X.V. Ltd me Nick Black, Tom Carden dhe Ben Gimpert si një kompani konsulence rreth teknologjive të ndryshme në vitin 2005. Në vitin 2008 kompania u shndërrua bë CloudMade[1] pas investimeve nga Nikolaj Nyholm dhe Sunstone Capital (faqja e internetit të kompanisë pretendon se ajo ishte themeluar në vitin 2007). Ai dha dorëheqjen nga CloudMade[2] në tetor 2010, megjithëse vazhdoi të mbetet një nga aksionerët. Më 23 nëntor 2010 Coast njoftoi se ai kishte pranuar një pozicion si arkitekt në platformën e Microsoft, Bing Mobile. Më 3 shtator 2013 Coast ka shkuajti në blogun e tij se ai kishte filluar të punojë për TeleNav, duke u kujdesur për zhvillimin e OSM për Scout navigator.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2008 Coast u transferua në SHBA, për herë të parë në San Francisko dhe më vonë në Kolorado. Në nëntor të vitit 2010 Coast shkroi se ai do të lëvizte në Seattle, Washington, SHBA. Ai u kthye në Kolorado në vitin 2013.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2008. Marrë më 11 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2010. Marrë më 11 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)