Steve McQueen (regjisori)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
MekKuin duke mbajtur trofeun e Oscars - Piktura më e mirë e vitit (12 vjet skllav)

Steven Rodney McQueen (Stivi MekKuin) është regjisor, prodhues-filmi, skenarist dhe video artist. Për filmin e tij të 2013-s, 12 Years a Slave (12 vjet skllav), fitoi çmimin nga Akademia Amerikane e Filmit, Oskar, si Skenari më i mirë, gjithashtu 12 vjet skllav, tek Oskaret, fitoi edhe çmimin Piktura më e mirë (do të thotë, filmi më i mirë i vitit). Përveç Çmimeve Akademike Oscars, MekKuini me filmat e tij, gjithashtu ka fituar çmime në BAFTA Award, Golden Globe, New York Film Critics Circle etj. Regjisori anglez është i njohur për bashkëpunimet e tij me aktorin gjermano-irlandez, Michael Fassbender, pasi që ai, ka marrë pjesë në të gjithë (3) filmat e regjisorit, Hunger, Shame dhe 12 Years a Slave.

Në prillin e 2014-s, gazeta Time, në listën 'TIME 100', përfshiu MekKuinin, si njëri nga „Njerëzit më me influencë në botë“.

Vitet e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

MekKuin u lind më 9 tetor 1969 në Londër te një familje me origjinë grenadiane. Ai u rrit në Hanwell qytet urban në Londrën e Veriut. Kreu shkollën e mesme „Drayton Manor“. Në një intervistë në vitin 2014, ai kumtoi se kishte pasur eksperiencë mjaft të keqe në shkollë, pasi që të tjerët e akuzonin se ai s'ishte për shkollë por „për punë fizike, hidraulik, punë ndërtimtarie apo diçka të ngjashme“. Më vonë drejtori i asaj shkollë konstatoi se kishte pasur racizëm në atë institucion. Djaloshi qe i detyruar të mbaj një fashë në syrin e tij (si piratët), për shkak të sëmundjes që kishte në sy, disleksia.

Ai ishte një futbollist i shkathtë, luajti për skuadrën e futbollit: St. George's Colts.

Shame - analizë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shame, një Kryevepër, me regjisor anglezin Steve McQueen, ndërsa shkruar nga uellsianja Abi Morgan, në bashkëpunim me regjisorin e po këtij filmi, Steve McQueen. Film britanik, i vitit 2011, ndërsa premiera qe me 13 janar 2012, në Britani të Madhe.
Shame përqendrohet në Brendonin, personazh i luajtur nga gjermano-irlandezi, Michael Fassbender. Brendon, është gati në të tridhjetat e tij; njeri i vetmuar, i shkëputur vetvetiu e i veçuar nga shoqëria e rrethit njujorkez, po provon të jetojë një jetë normale në Nju-Jork, me një punë jo edhe aq me privilegj, por punë-zyre mesatare. Por problemi me djaloshin qëndron, apo tragjedia e tij qëndron kështu - sa herë në ditë që gjendet vetë në dhomë, ai menjëherë, nxitimthi, merr lap-topin e tij e fillon ta jetoj „botën e realtë të tij“, botë e mbushur me seks të tepërt, pornografi e masturbim. Brendoni po ia kalonte mirë deri në ditën kur motra e tij Sissy (luajtur nga aktorja Carey Mulligan), e shqetësoi me ardhjen e saj në apartamentin e tij. Motra s'patë vend ku të qëndronte, prandaj shkoi te vëllai i saj, që të qëndrojë përkohësisht.