Struktura e kristaleve reale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kristalet janë materiale të ngurta,forma e të cilave varet nga vendosja e rregullt e atomeve,joneve ose molekulave nëpër rrjetet kristalore.

Struktura e kristaleve reale dallon shumë nga struktura e kristaleve ideale.Jopërsosmëria e struktures kristalore ndikon shumë në veçoritë mekanike,termike,elektrike,optike etj.


Klasifikimi i kristaleve reale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klasifikimi i kristaleve reale

Kristalet reale sipas formës së papërsosmërisë ndahen në:

  1. Papërsosmëri pikësore
  2. Papërsosmëri linjore
  3. Papërsosmëri sipërfaqësore.


Papërsosmëritë pikësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Papërsosmëritë pikësore paraqiten për shkak të defekteve që paraqiten në pika të kristaleve. Këto defekte mund të jenë:

  1. Defekte te Frenklinit
  2. Defekte Shotkiut dhe,
  3. Defektet per shkak te atomeve shtesë

Defektet e Frenklinit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne kushte të caktuara disa atome kristalore mund t'i lëshojnë pozitat bazë të tyre dhe të marrin pozita tjera.Për këto atome thuhet se kanë aftësi të "avullohen" nga vendet e tyre dhe të "kondensohen" në vende tjera të kristalit.Në këtë mënyrë formohen zbraztirat(si pasojë e leshimit të atomit),dhe atomet intersticiale (si pasojë e ardhjës së atomit "të tepërt").
Formimi i vakancave-zbraztirave dhe atomeve intersticiale paraqet defektin e Frenklinit

Defekte e Shotkiut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atomet në kristale vështirë lëshojnë pozitat e tyre,mirëpo ne kushte të caktuara ato shkëputen,dhe lëvizin nëpër kristal.Nëse atomet gjatë këtyre lëvizjeve nuk ndalen brenda kristalit,ato do të dalin nga siprfaqja e kristalit dhe mbesin aty.

Kjo gjendje është treguar në fig.

Procasi i zhvendosjës së atomeve nga brendia e kristalit dhe vendosja e tyre në sipërfaqe ka si pasojë zmadhimin e vëllimit të kristalit,përkatësisht bëhet zvoglimi i dendësisë se kristalit,meqë masa e kristalin nuk ndryshon.
Defektet e Frenklinit dhe Shotkiut kanë ndikime të mëdha në shumë proçese që zhvillohen në kristale,por me i theksuari është ndikimi i tyre ne veçoritë mekanike,termike,magnetike,optike etj.

Atomet shtesë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është e pamundur të krijohen kristale plotësisht te pastra(idele).Madje edhe me metodat më bashkohore për pastrimin e kristaleve nuk mund të krijohen material absolutisht i pastër.Materialet e pastra mund të përmbajnë deri 10−9% atome shtesë në përberjen e tyre.

Atomet shtesë në materialin bazik mund të jenë të shpërndara në dy mënyra duke formuar:
  1. -tretësirë të ngurtë substicionale dhe
  2. -tretësirë të ngurtë intersticionale
Shtesat mund të kenë ndikim bukur të madh në shumicën e vetive mekanike, kimike,magnetike,elektrike dhe veçoritë tjera të materialeve të ngurta.Te gjysmëperçuesit shtesat ndikojnë në vleren e rezistencës specifike elektrike.

Tretësira e ngurtë substicionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te këto tretësira atomet shtesë vijnë ne vendet e atomeve themelore.Formohen mes dy lloj materialesh,atomet e të cilave kanë madhësi gati të barabarte.Vetëm tretësirat substicionale mund të formohen në të gjitha marrëdhëniet e dy komponenteve përbërëse.

Tretësirat e ngurtë intersticionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te këto tretësira atomet shtesë marrin pozitat intersticiale në mes të atomeve bazik.Tretvsirat intersticiale kanë ndikim shumë te madh ne veçoritë elektrike.Kështu psh.,silici(Si) i pastër në temperaturë të dhomes duhet të ketë rezistencë elektrike specifike 2000Ωm.Mirëpo kur gjenden shtesa në sasi 10% rezistenca specifike elektrike zvogëlohet në 1Ωm.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A.Abazi&J.Krasniqi,Materialet elektroteknike
http://en.wikipedia.org/wiki/Crystal#Crystal_structure_.28microscopic.29