Stuhi lufte mbi Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stuhi lufte mbi Kosovë libër me autor Jusuf Zejnullahu. Botuar nga "Toena", në vitin 2007. Faqet e librit 460.

Në pjesën më të madhe, ai bazohet në arkivin personal të autorit, të cilin me përpikëri e ka krijuar gjatë tërë kohës së punës në Qeverinë e Kosovës. Ky arkiv është i përbërë nga dorëshkrimet e diskutimeve, ekspozeve, fjalimeve, polemikave, letrave, deklaratave, intervistave në mjete të informimit dhe skicave të shënimeve nga takimet e ndryshme në organet më të larta të Federatës Jugosllave, në ato të Serbisë dhe në Kosovë.