Sukkot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e kasolleve ku familjet hanë ushqimin e tyre dhe flejnë gjatë festivalit të Sukkot

Sukkot (Hebraisht: סוכות‎ ose סֻכּוֹת, sukkōt) zakonisht e përkthyer si Festa e Vjelave, është festë jehud ku festohet në ditën e 15-të të muajit Tishrei. Gjatë eksistencës së Tempullit të Jeruzalemit, ishte një nga Tre Festivalet Pelegrinazhi (Hebraisht: שלוש רגלים‎, shalosh regalim) në të cilën Izraelitët ishin të urdhëruar të bënin pelegrinazh në Tempull.

Festa zgjatë shtatë ditë në Izrael dhe tetë në diasporë. Në ditën e parë (ndërsa e dyta në diasporë) është si dita e Shabbatit, ku puna është e ndaluar. Kjo pasohet nga dita tjetër e quajtur Chol HaMoed, ku puna është e lejuar. Festa mbyllet me një ditë tjetër si Shabbat e quajtur Shemini Atzeret.

Disa akademikë kanë mendimin se festa e Ditës së Falendërimit ka ngjajshmëri me Sukkot në Bibël.[1][2]

Origjina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Librin e Levitikut, Perëndia i tha Moisiut t'i urdhëronte popullit: «Ditën e parë do të marrësh prodhimet e drurëve të pemëve, degëve të palmave, degëve të pemëve gjethore dhe shelgjeve të përroit» (Levitiku 23:40), dhe "Do të banoni në kasolle shtatë ditë, të gjithë banorët e Izraelit do të banojnë në kabinat, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mësojnë se unë e kam bërë popullin izraelit të banoj në kasolle kur i nxora nga vendi i Egjiptit" (Levitiku 23:42-43).

Origjina e Sukkotit është historike dhe bujqësore. Historikisht, Sukkot përkujton periudhën dyzetvjeçare gjatë së cilës bijtë e Izraelit po endeshin në shkretëtirë, duke jetuar në strehimore të përkohshme. Kulturorisht, Sukkot është një festival i korrjes dhe nganjëherë quhet edhe Chag HaAsif (Festivali i Hyrjes), ndërsa feston mbledhjen e të korrave.[3][4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Morel, Linda (20 nëntor 2003). "Thanksgiving's Sukkot Roots". Jewish Journal. Marrë më 8 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gluck, Robert (17 shtator 2013). "Did Sukkot Shape Thanksgiving?". Marrë më 8 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Sukkot". JewFAQ.org. Judaism 101. Marrë më 7 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Sukkot – The Festival of Booths". Neot Kedumim Park. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2018. Marrë më 7 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)