Shko te përmbajtja

Sulmet kibernetike ndaj Kosovës, 2018

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sulmet kibernetike ndaj Kosovës ishin një kombinim sulmesh kibernetike të filluara më 6 dhjetor 2018, me origjinë të gjurmuar nga Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. Caqe të sulmit ishin institucionet e Kosovës, posaçërisht përfaqësuesit e saj diplomatikë anembanë botës. Me këtë rast janë hakuar emaile zyrtare, dhe sipas të dhënave sulmi ishte zgjeruar më vonë.[1]

Sipas zyrtarëve sulmi masiv kishte filluar më 6 dhjetor në ora 10:00, dhe ishte i organizuar por nuk dihej sigurtë nëse prapa tij fshihej Qeveria e Serbisë.[1]

Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli, kishte treguar se përveç institucioneve publike, ishin rrezikuar dhe institucione private, media, mjete komunikimi, private e publike, kurse cak i sulmit ka qenë posta elektronike si dhe faqet e institucioneve.

  1. 1 2 "Kosova po përballet me sulmin më të madh në historinë e internetit". Gazeta Express. 7 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.