Sulmi i 7-8 Marsit 1997 mbi Gjirokastrën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sulmi i 7-8 Marsit 1997 mbi Gjirokastrën ishte sulmi i forcave rebele nga Saranda, në bashkëpunim me banorë vendas mbi qytetin e Gjirokastrës. Sulmi u planifikua më 6 Mars, nga Komiteti i Shpëtimit të Sarandës.

Planifikimi i sulmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 Mars TV grek "Sky", në lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë)lajmëronte se : “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore”.

Sulmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mëngjesin e 7 Marsit, forca të shumta nga Saranda sulmojnë Gjirokastrën dhe divizionin e këtij qyteti. Luftimet zhvillohen të ashpra, por tradhtia në radhët e ushtarakëve bën që divizioni të dorëzohet. Në krye të rebelëve të Gjirokastrës, duke ngarë një tank dhe me rroba ushtarake greke, vihen dy ish-anëtarët e PAD (Partia Aleanca Demokratike) Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia, të cilët deklarojnë zyrtarisht ndarjen nga kjo parti. Rebelët marrin nën kontroll depot e armatimit dhe disa mjete të rënda luftarake (tanke dhe topa). Luftimet vazhdojnë edhe gjatë datës 8 Mars. Forca speciale nga Tirana mbërrijnë me helikopter, por dekonspirohen dhe sapo ulen në tokë rrethohen dhe sulmohen nga banda të armatosura dhe i marrin peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe shtinë në dorë edhe helikopterin. Në mbrëmj turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.

Pasojat e sulmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit del jashtë kontrollit. Të vetmit pushtetarë që hyjnë lirisht në qytetet e Jugut janë ata nga Greqia që zakonisht mbajnë qëndrime pro rebelëve dhe kundra qeverisë.