Shko te përmbajtja

Sulmi me makinë në Magdeburg, 2024

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sulmi me makinë në Magdeburg
Fotografi CCTV e tregut të Krishtlindjeve në Magdeburg menjëherë para sulmit. Makina është e dukshme pranë poshtë djathtas.
VendndodhjaMagdeburg, Gjermani
Data20 dhjetor 2024
19:04 ((UTC) +1)
Lloji i sulmit
Sulm me makinë
Vdekje5
Plagosje200+
Autori i krimitNjë burrë nga Arabia Saudite (Taleb Abdelmohsen, 50 vjeç)

Më 20 dhjetor 2024, një shofer hyri me makinë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, Gjermani, duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke plagosur më shumë së 200 të tjerë.[1][2]

Rreth orës 19:04, më 20 dhjetor 2024, një shofer u fut në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg me një BMW të errët duke lënë të vdekur të paktën 5 persona, mes tyre një fëmijë të vogël dhe duke plagosur mbi ma shumë se 200 të tjerë[1][2][3]. I dyshuari, një burrë 50 vjeçar nga Arabia Saudite me emrin Taleb Abdelmohsen u arrestua nga policia gjermane.[1][4] Sipas policisë gjermane, shoferi eci për rreth 400 metra me makinë përmes turmës.[2]

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit.[5]

  1. 1 2 3 "Pamje të rënda/ Mes të vrarëve nga sulmi terrorist në Gjermani edhe një fëmijë! Autori nga Arabia Saudite, ishte mjek". Top Channel. 20 dhjetor 2024. Marrë më 20 dhjetor 2024.
  2. 1 2 3 "Rëndohet bilanci nga sulmi i frikshëm në Magdeburg, 11 viktima dhe mbi 60 të plagosur". Balkanweb. 20 dhjetor 2024. Marrë më 20 dhjetor 2024.
  3. "Anschlag auf Weihnachtsmarkt in Magdeburg: Was wir bisher über den Anschlag in Magdeburg wissen". www1.wdr.de (në gjermanisht). 2024-12-22. Marrë më 2024-12-23.
  4. "Anschlag in Magdeburg – Verdächtiger aus Saudi-Arabien festgenommen". WELT (në gjermanisht). 20 dhjetor 2024. Marrë më 20 dhjetor 2024.
  5. "Multiple casualties after car drives into crowd at Christmas market in Germany". Euronews (në anglisht). 20 dhjetor 2024. Marrë më 20 dhjetor 2024.