Sylejman Shaqiri
Sylejman Shaqiri (lindur në Ferizaj) jurist, gazetar, drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Publik të Kosovës, shqiptar nga Kosova.
Sylejman Shaqiri me gazetari filloj të merret në vitin 1982 ndërsa si gazetarë mjete të informimit u angazhua rreth viti 1984 në radion e qytetit "Radio Ferizaj". Brenda kësaj qendre, pas dy vitesh u zgjodh kryeredaktorë e më vonë edhe drejtor i saj. Në vitin 1988, fillon punën në Radiotelevizionin e Prishtinës, së pari si gazetar e më pastaj edhe redaktor përgjegjës i Programit Informativ Politik në këtë qendër informative. Këtu punoj deri në mbylljen e dhunshme të qendrës e më pas vazhdojë të punojë si gazetar dhe redaktor i redaksisë së lajmeve në gjuhën shqipe pranë Radio Kroacisë me qendër në Zagreb. Në vitin 1992 kalon si redaktor i "Lajmeve për Kosovë dhe Diasporë" në Radio Tiranë.
Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999, Shaqiri angazhohet si gazetar dhe kryeredaktor në dy radio stacionet lokale të qytetit në Ferizaj. Pas një viti, më 2000, si autor i emisioneve debatuese politike hynë në RTK, ku me kalimin e kohës merr përgjegjësin e redaktorit për emisionin e lajmeve "Blic". Po këtu, vazhdon karrierën e tij duke u zgjedhur më 2002, si drejtor i Radio Kosovës dhe radios Blue Sky. Më 2003 angazhohet si kryeredaktor përgjegjës në RTK si dhe producent ekzekutiv për të gjitha programet e minoriteteve dhe për programin e RTK-së të transmetuar via satelitit. Më pas deri në mars të vitit 2007, Sylejman Shaqiri po ashtu në RTK, fillon të ushtrojë detyrën e kryeredaktorit të televizionit. Ndërsa nga data 26 janar 2010, është drejtor i përgjithshëm i RTK-së.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Express, Shaqiri, drejtor i ri i RTK’së Arkivuar 29 janar 2010 tek Wayback Machine