Të drejtat LGBT në Bosnja dhe Hercegovina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Harta e Bosnje dhe Hercegovinës

Të drejtat LGBT në Bosnja dhe Hercegovina janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit. Personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë në Bosnja dhe Hercegovinë përballen me sfida ligjore që personat jashtë këtij komuniteti nuk i përjetojnë. Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë është dekriminalizuar në Bosnja dhe Hercegovinë që prej vitit 1996. Të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrotje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale. Diskriminimi me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat seksuale është i ndaluar.


Legjislacioni lidhur me aktivitetin seksual brenda së njëjtës gjini[redakto | përpunoni burim]

Bosnja dhe Hercegovina qeveriset prej dy entitetesh politike: Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika e Srpska. Aktiviteti seksual midis homoseksualëve u dekriminalizua në Federatën e Bosnje-Hercegovinës në vitin 1996 kurse në Republikën e Srpska në vitin 1998. Dy entitetet ndryshuan ligjet penale.

Njohja e martesave dhe bashkëjetesës civile brenda gjinisë së njëjtë[redakto | përpunoni burim]

Martesat brenda së njëjtë gjini nuk njihen ligjërisht në Bosnje dhe Hercegovina. Kushtetuta në vend vijon të përjashtojë komunitetin LGBT sa i përket të drejtës për martesë. Kodi i familjes në të dyja entitetet limiton të drejtën e martesë për çiftet brenda së njëjtës gjini.[1]

Mbrojtja nga Diskriminimi[redakto | përpunoni burim]

Ligji i Mbrojtjes nga Diskriminimi, i miratuar në vitin 2003 dhe i amenduar në 2009, e ndalon diskkriminimin me bazë seksin dhe orientimin seksual (Neni 2). Në versionin e vitit 2003 të këtij ligji seksi përkufizohej si gjini. Orientimi seksual nuk ishte i përkufizuar. Që prej amendimit të tij, ligji e bën të qartë dallimin midis seksit dhe gjinisë. Të dyja mbulohen nga ky ligj, por orientimi seksual vijon të mbetet i papërkufizuar. Ligji aplikohet në nivel shtetëror. Mbrotja nga diskriminimi me bazë orientimin seksual gjendet në Kushtetutën e distriktit të Brčko.

Ligji kundër diskriminimit u miratua në vitin 2009 duke ndaluar diskriminimin me bazë seksin, të shprehurit të seksualitetit dhe orientimin seksual (Neni 2). Gjithsesi ky ligj nuk përfshin identitetin gjinor siç supozohej që në fillim. Mbetet e paqartë se çfarë nënkuptohet me të shprehurit seksual, as koncepti i orientimit seksual nuk shpjegohet në këtë ligj. Për më tepër teksa ky ligj ndalon çdo iniciativë apo advokim kombëtar për urrejtje me bazë racore, religjioze apo kombësie, nga ana tjetër nuk e ndalon gjuhën e urrejtjes me bazë orientimin seksual ose identitetin gjinor (Neni 4).

Koncepti i orientimit seksual vijon të mbetet i përjashtuar nga draftet ligjore që propozohen vazhdimisht në paragrafet kundër diskriminimit, për të cilat diskutimet në parlament “kanë ngecur” për gjysëm dekade. Shteti i Bosnje-Hercegovinës ka nisur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Ky i fundit kërkon nga të gjitha shtetet anëtare si dhe shtetet kandidate një legjislacion, pjesë e së cilës të jetë mbrojtja nga diskriminimi me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristika seksuale.

Në korrik të 2016 parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës miratoi amendimin e ligjit kundër diskriminimit, duke specifikuar se ligji lufton diskriminimin me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat seksuale.[2][3]

Krimet e urrejtjes[redakto | përpunoni burim]

Në prill të 2016 parlamenti miratoi amendimet ndaj Kodit Penal duke i dënuar krimet e urrejtjes me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Masa ndëshkuese të ngjashme ekzistonin më përpara në Republikën e Srpska si dhe në distriktin e Brčko.[4]

Aktivizmi[redakto | përpunoni burim]

Disa organizata kanë punuar për të drejtat e komunitetit LGBT në Bosnje dhe Hercegovinë. “Organisation Q” është organizata e parë për komunitetin LGBT e regjistruar në këtë shtet. “Organizata Q” ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e kulturës, identiteteve dhe të drejtave njerëzore për personat queer. Ajo u themelua në shtator të 2002 dhe formalisht e regjistruar në shkurt të 2004. Organizata “Logos” u regjistrua në vitin 2005 fillimisht nën emrin “Iniciativa për vizibilitet për myslimanët queer”, por më pas emri i organizatës ndryshoi dhe u quajt thjesht “Logos”. Organizata “Sarajevski Otvoreni Centar” edhe pse nuk është një organizatë për LGBT, ka punuar mbi projekte të LGBT që prej qershorit të 2010.

Incidenti famëkeq i festivalit “queer” të Sarajevës[redakto | përpunoni burim]

Dhjetëra persona u sulmuan në fund të ditës së parë të “Festivalit queer të Sarajevës”. Rreth 13 persona, duke përfshirë këtu dhe një polic, u raportua se janë sulmuar pasi një grup i gjerë fundamentalistësh islamik dhe huliganësh sulmuan vizitorët në festival. Sipas organizatorëve të këtij festivali 4 ditor, policia lejoi që turma e protestuesve kundër gejve të afrohej pranë vendit ku zhvillohej festivali, duke rrezikuar në këtë mënyrë të pranishmit në festival.

Këto sulme i shtynë organizatorët që ta kthenin pjesën tjetër të mbetur të festivalit në një aktivitet privat, duke sjellë në këtë mënyrë anullimin e këtij festivali. Ky festival ishte i pari në llojin e tij kulturor që organizohej për komunitetin LGBT në Sarajevë.

Opinioni publik[redakto | përpunoni burim]

Sipas një ankete të publikuar në 2017, 13% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë i mbëshhtesin martesat brenda së njëjtës gjini, teksa 84% e të anketuarve kishte qëndrim jo-mbështetës.[5]


Referenca[redakto | përpunoni burim]