Të drejtat LGBT në Norvegji
Norvegjia, si pjesa më e madhe e Skandinavisë, është shumë liberale sa i përket të drejtave LGBT. Norvegjia u bë shteti i parë në botë që miratoi që në vitin 1981 ligjin kundër diskriminimit që e dënon kategorikisht diskriminimin në punësim me bazë orientimin seksual. Martesat brenda gjinisë së njëjtë, adoptimi dhe fertilizimi in-vitro për çiftet e lezbikeve është legalizuar që prej vitit 2009. Në 2016 Norvegjia u bë shteti i katërt në Evropë që miratoi ligjin për ndryshimin e identitetit gjinor në dokumente pa pasur domosdoshmërisht ndërhyrjen kirurgjikale të ndryshimit të seksit.
Ligjshmëria e aktivitetit seksual të çifteve brenda gjinisë së njëjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëjtë është legalizuar që prej vitit 1972.[1]
Njohja e martesave brenda gjinisë së njëjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martesat brenda gjinisë së njëjtë janë njohur ligjërisht që prej 1 janarit të 2009 në Norvegji.[2]
Një projektligj u propozua në 18 nëntor 2004 nga dy parlamentarë prej Partisë së majtë Socialiste, e cila erdhi me kërkesën për të shfuqizuar ligjet ekzistuese për bashkimin civil. Më pas u parashtrua kërkesa për të diskutuar për çështjen në kabinet. Kabineti konservator i asaj periudhe nuk i kushtoi mjaftueshëm vëmendje çështjes. Gjithsesi kabineti i dytë i Stoltenbergut publikoi një akt ligjor mbi martesën shumë më të përgjithshëm, i njohur ndryshe si deklarata “Soria Moria”. Një dëgjesë publike u zhvillua në 16 maj 2007.
Në 29 maj 2008 portali i lajmeve “Associated Press” raportoi se dy parti norvegjeze opozitare dolën në favor të projektligjit të ri, duke siguruar në këtë mënyrë miratimin e tij ditën e votimit në 11 korrik. Përpara kësaj ka pasur mosmarrëveshje me pjesëtarët e tre partive të koalicionit qeveritar për çështjen nëse projektligji kishte vota mjaftueshëm për tu miratuar.
Seanca e parë parlamentare, e cila përfshiu dhe votimin e projektligjit për lejimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë, u zhvillua në 11 korrik 2008 dhe mori 84 vota kundrejt 41 votave kundër. Kjo seancë erdhi si pasojë e propozimit të qeverisë norvegjeze për ligjin mbi martesat në 14 mars 2008, një ligj që do tu jepte çifteve të gejve dhe lezbikeve të njëjtat të drejta me heteroseksualët, sikurse janë adoptimi, martesat në kishë si dhe shtatzanitë e asistuara. Legjislacioni i ri e ridimensionoi përkufizimin mbi martesën, duke mos e kufizuar vetëm tek martesa midis një burri dhe gruaje. Mbreti i Norvegjisë dha miratimin mbretëror pas kalimit me sukses të ligjit në parlament. Ligji hyri në fuqi në 1 janar 2009.
Përpara miratimit të ligjit të martesave brenda gjinisë së njëjtë, një tjetër ligj për bashkëjetesat civile ka hyrë në fuqi që prej 1993. Partnerskapsloven, siç njihet në norvegjisht, garantoi shumë të drejta për çiftet brenda gjinisë së njëjtë. Në 1991 bashkëjetesave civile por të paregjistruara në regjistrin civil iu njohën nga qeveria një sërë të drejtash si përshembull e drejta e vizitës mjekësore në rast se një prej partnerëve shtrohet në spital, ose në rast vdekjeje partneri tjetër ka të drejtën e trashëgimisë.[3]
Në 2014 Këshilli Kombëtar i Kishës Norvegjeze votoi kundër propozimit për të celebruar martesat brenda gjinisë së njëjtë në Kishë.[4]
Në 2015 Kisha Norvegjeze votoi për të lejuar martesat brenda gjinisë së njëjtë të zhvillohen dhe në kisha.[5] Vendimi u ratifikua në konferencën vjetore në 11 prill 2016.[6][7][8]
Adoptimi dhe planifikimi familjar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çiftet e martuara brenda gjinisë së njëjtë ose dhe ato që thjesht bashkëjetojnë lejohen të adoptojnë sipas ligjit norvegjez.[9] Për lezbiket farëzimi artificial është i lejuar.
Përveç kësaj, në pajtim dhe me ligjin që legalizon martesat brenda gjinisë së njëjtë, kur një grua është e martuar me një grua tjetër ose në një bashkëjetesë, dhe nëse mbetet shtatzënë nëpërmjet farëzimit artificial, partneri tjetër ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet prindërore që nga momenti kur gruaja mbetet shtatzënë.
Shërbimi ushtarak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forcat ushtarake janë shumë të hapura ndaj personave lezbike, gej, biseksuale. Këta të fundit gëzojnë të drejta të plota dhe mbrotje ligjore nga diskriminimi që prej vitit 1979. [10][11] Edhe personat transgjinorë lejohen të shërbejnë në ushtri.[12]
Mbrojtja nga diskriminimi dhe ligjet kundër krimeve të urrejtjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1981 Norvegjia u kthye në shtetin e parë në botë që miraton ligjin që ndalon diskriminimin kundër personave LGBT duke amenduar paragrafin 349a të Kodit Penal, duke e kriminalizuar diskriminimin me bazë orientimin seksual në aksesin ndaj shërbimeve publike si dhe në të drejtën e tubimit. Në të njëjtin vit paragrafi 135a i Kodit Penal u amendua për të ndaluar gjuhën e urrejtjes kundrejt personave LGBT.[13] Shteti e ka ndaluar diskriminimin me bazë orientimin seksual në punësim që prej vitit 1998. Norvegjia ka në legjislacionin e saj një ligj specifik për mbrojtjen nga diskriminimi me bazë identitetin gjinor, që prej vitit 2013. [14] Norvegjia gjithashtu është një prej vendeve të pakta në botë që mbron personat interseks dhe e thekson këtë gjë në ligjin e mbrojtjes nga diskriminimi. [15]
Identiteti gjinor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 18 mars 2016 qeveria prezantoi një projektligj që lejon ligjërisht personat mbi 16 vjeç ndryshimin e gjinisë në dokumente pa kaluar ndonjë vlerësim psikiatrik për këtë vendim, pa diagnozë apo ndërhyrje kirurgjikale. Minorenët e moshës 6 deri në 16 vjeç mund ta kenë këtë mundësi gjithashtu nëse marrin lejen prindërore.[16][17][18] Ky projektligj u miratua nga një shumicë votash prej 79 kundrejt 13 votave kundër në 6 qershor.[19][20] Ligji hyri në fuqi në 1 korrik 2016. Një muaj pasi ligji hyri në fuqi, 190 persona kishin aplikuar paraprakisht për ndryshimin e identitetit gjinor.[21]
Dhurimi i gjakut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2016 Drejtoria Norvegjeze për Shëndetësinë dhe çështjet sociale publikoi se do të hiqte ultimatumën që ndalon djemtë gej dhe biseksualë në dhurimin e gjakut. [22]
Ilaçi kundër HIV
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 2016 Ministria e Shëndetësisë në Norvegji bëri publike se medikamenti mjekësor për parandalimin e infektimit me HIV, i quajtur PrEP, do të ofrohej falas si pjesë e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor norvegjez. Norvegjia është shteti i parë në botë që ndërmerr një iniciativë të tillë.[23][24][25]
Panorama e përgjithshme për LGBT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përgjithësisht Norvegjia është miqësore ndaj komunitetit LGBT.[26] Komuniteti më i hapur dhe më gjithëpërfshirës gjendet në kryeqytet, Oslo ku ka shumë bare, lokale miqësore ndaj komunitetit LGBT.[27]
Në 1 shtator 2016 mbreti Harald i pestë i Norvegjisë mbajti një fjalim emocionues në favor të të drejtave LGBT dhe të drejtave të refugjatëve.[28][29] Brenda datës 7 shtator fjalimi i tij ka marrë rreth 80.000 pëlqime në Facebook dhe është parë më shumë se tre milion herë. Gjatë fjalimit mbreti shprehet:
Norvegjezët janë vajza që dashurojnë vajza, djem që dashurojnë djem. Dhe vajza e djem që dashurojnë njëri-tjetrin.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "State-sponsored Homophobia A world survey of laws prohibiting same sex activity between consenting adults" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 nëntor 2010. Marrë më 20 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Catherine Stein. "Same sex marriage law passed by wide majority". Aftenposten.no. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 20 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Norway" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 nëntor 2014. Marrë më 20 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Question of same-sex marriages unresolved". NRK/Vårt Land. The Norway Post. 9 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2016. Marrë më 29 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wee, Darren (2 nëntor 2015). "Norway bishops open doors to gay church weddings". Gay Star News. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2016. Marrë më 18 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pettersen, Jørgen; Edvardsen, Ingvild; Skjærseth, Lars Erik (11 prill 2016). "Nå kan homofile gifte seg i kirka". NRK. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2016. Marrë më 23 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Oesterud, Tor Ingar (11 prill 2016). "Large majority want gay marriage in church". Norway Today. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2016. Marrë më 23 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fouche, Gwladys (11 prill 2016). "Norway's Lutheran church votes in favor of same-sex marriage". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2016. Marrë më 23 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Asland, John; Waaldijk, Kees. "Major legal consequences of marriage, cohabitation and registered partnership for different-sex and same-sex partners in Norway" (PDF). INED. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "60 års homokamp: Stå oppreist og samlet". regjeringen.no. 21 qershor 2010. Marrë më 20 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LGBT world legal wrap up survey" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2012. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ What Other Countries Can Teach America About Transgender Military Service
- ^ "Fact Sheet: Nationwide Legal Protection From Discriminatiion Based On Sexual Orientation". France.qrd.org. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 20 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Act relating to a prohibition against discrimination on the basis of sexual orientation, gender identity and gender expression (the Sexual Orientation Anti - Discrimination Act)
- ^ "Rainbow Europe: Norway". Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2017. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Norway set to allow gender change without medical intervention". Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2017. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Easier to change legal gender
- ^ Stampa:No icon Lov om endring av juridisk kjønn
- ^ Norway now allows trans people to decide their own gender
- ^ "Norway becomes fourth country in the world to allow trans people to determine their own gender". Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2018. Marrë më 15 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nearly 200 apply to change gender under new Norway law
- ^ Stampa:No icon Homofile menn kan snart få gi blod. Men bare de som ikke har sex
- ^ Norway Becomes First Country to Offer Free PrEP
- ^ Norway to prescribe PrEP free-of-charge to at risk groups
- ^ NORWAY BECOMES FIRST COUNTRY TO OFFER FREE PREP
- ^ Gay Guide: Norway Arkivuar 8 gusht 2012 tek Wayback Machine gaytimes.co.uk. July 14, 2012.
- ^ Gay Oslo Arkivuar 16 shtator 2018 tek Wayback Machine visitoslo.com. July 14, 2012.
- ^ "King of Norway reigns on Facebook after diversity speech". The Guardian. 7 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ King of Norway delivers emotionally charged speech in favour of LGBT rights, refugees and tolerance