Shko te përmbajtja

Të kthyerit nga Shqipëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të kthyerit nga Shqipëria është emërtimi i një gjyqi masiv penal në një gjykatë ushtarake egjiptiane nga shkurti deri në prill të vitit 1999. Gjyqi është një nga burimet kryesore të informacionit rreth grupeve terroriste sunite në vitet 1990, veçanërisht grupit al-Gama'a al-Islamiyya dhe degës së saj, Xhihadit Islamik Egjiptian.

Gjyqi, i cili shënoi seancën më të madhe në Egjipt që nga gjyqet e vitit 1981 që hetuan vrasjen e Presidentit Anwar Sadat, ishte një rast historik në temat e dorëzimit të jashtëzakonshëm dhe besueshmërinë e dëshmive të të ndaluarve për terrorizëm.

Shtypi lokal egjiptian shpiku frazën "Të kthyer nga Shqipëria" për të përshkruar të pandehurit, duke iu referuar operacionit të jashtëzakonshëm të mbështetur nga amerikanët, ku të dyshuarit u rrëmbyen nga vende të huaja dhe u sollën fshehurazi në Egjipt për t'u përballur me gjyqin. Në fakt, 43 burra u arrestuan dhe ekstraduan drejt Egjiptit nga Shqipëria,[1] Kuvajti, Arabia Saudite dhe Jemeni dhe 64 të tjerë u gjykuan në mungesë .

Prokuroria u mbështet shumë në dëshminë e të pandehurit Ahmad Ibrahim al-Sayyid al-Naggar, i cili ishte i pari i arrestuar.

Synimi i këtij grupimi terrorist islamik ishte shkatërrimi i qeverisë egjiptiane dhe më pas zëvendësimi i saj me një regjim islamik bazuar në sheriat. Për të arritur këtë, plani ishte të vriteshin dhe të intimidoheshin anëtarët e qeverisë, të shkatërrohej industria e turizmit egjiptian dhe të krijohej frikë dhe mosbesim në popullsii. Më në detaje, akuza e ngritur përfshinte:

  • disa shpërthime në banka
  • vrasjen e kryetarit të parlamentit egjiptian, Dr. Rif'at al-Mahjub, në 1990
  • tentativën për vrasjen e Ministrit të Brendshëm Abdul Halim Moussa në 1993, ku humbën jetën katër persona të tjerë
  • tentativën për vrasjen e Kryeministrit Atef Sedki në 1993, ku u vra një fëmijë
  • vrasjen e Gjeneral Major Ra'uf Khayrat në Kajro në 1994
  • vrasjen e atasheut egjiptian Ahmed Alaa Nazmi në Zvicër në 1995
  • tentativën për vrasjen e Presidentit Husni MubarekAddis Ababa në 26 qershor 1995
  • shpërthimin e ambasadës egjiptiane në Pakistan në 1995, ku humbën jetën 15 persona
  • një plan i synuar për masakër të përkohshme ndaj turistëve në Khan al-Khalili (nuk u realizua)
  • masakrën e turistëve në Luksor në 1997

Dëshmia dhe gjykimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëshmia e kontestueshme e Ahmad al-Naggar thotë se paratë e përfshira nuk ishin një shumë e madhe dhe se në thelb “kishtin ardhur nga Osama bin Laden”. Por mënyra se si agjentët në Shqipëri arritën të siguronin paratë, duket e mundshme që të ketë qenë e falë përfshirjes së një ose më shumë organizatave bamirëse terroriste sunite; si Al-Haramain Foundation ashtu edhe Global Relief Foundation, që kishin degë në Tiranë, dhe një front tjetër bamirës, Benevolence International Foundation, me zyrë në Baku.[2]

Njëzet u liruan, nëntë u dënuan me vdekje (të gjithë në mungesë), 11 me burgim të përjetshëm, dhe 67 morën dënime deri në 25 vjet. [3][4][5][6][7][8]

Arrestimet dhe dorëzimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas gjyqit, 14 prej të gjykuarve vendosën të dorëzoheshin. Rreth 12 të tjerë u arrestuan në Shqipëri, një në Sofje dhe një në Baku. Një tjetër u vra gjatë aksionit në Tiranë, i cili ndodhi në korrik 1998, ku u arrestuan katër persona.

Të arrestuarit në Shqipëri përfshinin:

Shawqi Salama Mustafa Atiya

شوقي سلامة مصطفى عطيه

Drejtonte zyrën e Tiranës. Egjipti lëshoi një urdhër-arrest për Atiyan dhe pesë kolegët e tij në Tiranë pas konsultimit me Shtetet e Bashkuara. Atiya pretendoi se ishte varur nga gjymtyrët, mbajtur në një qeli me ujë deri në gjunjë dhe kishte marrë goditje elektrike në testikuj.[9]
Ahmad Ibrahim al-Sayyid al-Naggar

احمد ابراهيم السيد النجار

Arrestuar në Tiranë nën dënim me vdekje që nga tetori 1997, pas komplotit të vitit 1994 për të shpërthyer tregun Khan el-Khalili në Kajro. .[10]
Muhammad Hassan Mahmud Tita Arrestuar në Tiranë.
Ahmad Isma'il 'Uthman Arrestuar në Tiranë nën dënim me vdekje që nga marsi 1994.
El-Sayed Abdel-Maqsud

السيد عبد المقصود

Drejtoi zyrën e Tiranës. Arriti të shmang aksionin në Shqipëri dhe u arratis në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori azil politik.[11]
  1. "Patterns of Global Terrorism 1998 - Albania". Refworld (në anglisht). Marrë më 2025-08-17.
  2. UN list of affiliates of al-Qaeda and the Taliban
  3. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 23 prill 2007 tek Wayback Machine, part 1 of 6, Middle East Transparent
  4. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 23 prill 2007 tek Wayback Machine, part 2 of 6, Middle East Transparent
  5. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 21 prill 2007 tek Wayback Machine, part 3 of 6, Middle East Transparent
  6. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 23 prill 2007 tek Wayback Machine, part 4 of 6, Middle East Transparent
  7. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 31 mars 2007 tek Wayback Machine, part 5 of 6, Middle East Transparent
  8. Transcript of part of al-Naggar's testimony Arkivuar 1 prill 2007 tek Wayback Machine, part 6 of 6, Middle East Transparent
  9. Mayer, Jane, "The Dark Side: The Inside Story of How the War on Terror Turned Into a War on American Ideals", 2008. p. 114
  10. Shay, Shaul. "Islamic Terror in the Balkans", p. 101
  11. Egypt's most wanted Arkivuar 2013-06-11 tek Wayback Machine, al-Ahram Weekly, 18 October 2001