Të nxënët përmes mësimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të nxënët përmes mësimit (anglisht: Learning by teaching ; gjermanisht: Lernen durch Lehren) është një terminologji pedagogjike, më konkretisht është një metodë e [Mësimdhënia|mësimdhënies]] në të cilën nxënësit dhe studentët e nxënë materialin mësimor përmes përgatitjes, planifikimit dhe realizimit të procesit të mësimdhënies nën drejtimin e mësimdhënësit. Kjo metodë u përkufizua fillimisht nga Jean-Pol Martin në vitet 1980.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Metoda sipas të cilës nxënësit dhe studentët i mësojnë nxënësit dhe studentët tjerë ka qenë e pranishme që nga lashtësia. [1] Më shpesh kjo ndodhte për shkak të mungesës së burimeve. Për shembull, Sistemi monitoriarl ishte një metodë mësimi që u bë e njohur në një shkallë globale gjatë fillimit të shekullit XIX. Ajo u zhvillua paralelisht nga skocezi Andrew Bell në Madras dhe Joseph Lancaster në Londër; ku secili u përpoq të edukonte masa të fëmijëve të varfër me burime të pakta duke i pasur fëmijët më të rritur si ndihmesë në mësimin e fëmijëve më të vegjël, lidhur me atë që më të vjetrit tashmë e kishin mësuar. [2]

Hulumtimi sistematik për përmirësimin e qëllimshëm të arsimit, duke i nxitur studentët të mësojnë duke u dhënë mësime të tjerëve filluan nga mesi i shekullit XX. [3]

Në fillim të viteve 1980, Jean-Pol Martin e zhvilloi në mënyrë sistematike konceptin që nxënësit dhe studentët të mësojnë nxënësit dhe studentët tjerë në kontekstin e mësimit të frëngjishtes si gjuhë e huaj, duke u dhënë atyre një prapavijë teorike me botime të shumta. Metoda fillimisht hasi në rezistencë, pasi sistemi arsimor gjerman në përgjithësi theksonte disiplinën dhe të mësuarit. [1] Sidoqoftë, metoda u përdor gjerësisht në Gjermani në arsimin e mesëm, dhe në vitet 1990 u zyrtarizua dhe filloi të përdoret edhe në universitete. [4] Deri në vitin 2008 Martin kishte dalë në pension, dhe megjithëse mbeti aktiv Joachim Grzega mori rolin kryesor në zhvillimin dhe përparimin e të nxënit përmes mësimit. [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Heinrich, Christian (nëntor 2007). "Learning by Teaching: The Goal is Independence". Goethe-Institut (në anglisht).
  2. ^ Graves, Frank Pierrepont (1915). A Student's History of Education (në anglisht). Macmillan Company. fq. 239ff.
  3. ^ Gartner, Alan; Kohler, Mary Conway; Riessman, Frank (1971). Children teach children; learning by teaching (bot. 1st). New York: Harper & Row. ISBN 978-0-06-013553-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Safiye, Aslan (5 tetor 2015). "Is Learning by Teaching Effective in Gaining 21st Century Skills? The Views of Pre-Service Science Teachers". Educational Sciences: Theory and Practice (në anglisht). 15 (6). ISSN 1303-0485.
  5. ^ "About me" (në gjermanisht). Jean-Pol Martins Weblog. 11 nëntor 2008. Marrë më 10 qershor 2018.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]