Të vrasësh zogun përqeshës
Kopertina e botimit të parë të librit (versioni origjinal në anglisht) | |
| Autor | Harper Lee |
|---|---|
| Shteti | Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) |
| Gjuha | Anglisht |
| Zhanri | Gotik jugor Bildungsroman (Roman formimi/edukimi) |
| Botuar | 11 korrik 1960 |
| Botoi | J. B. Lippincott & Co. |
| Faqe | 281 |
"Të vrasësh zogun përqeshës" është një roman i vitit 1960 i stilit gotik jugor nga autorja amerikane Harper Lee . U bë menjëherë i suksesshëm pas botimit; në Shtetet e Bashkuara, lexohet gjerësisht në shkollat 9-vjeçare e të mesme.[1] “Të vrasësh zogun përqeshës” fitoi Çmimin Pulitzer një vit pas botimit dhe është bërë një klasik i letërsisë moderne amerikane .[2] Ngjarja dhe personazhet bazohen në vëzhgimet e autores lidhur me familjen e saj, fqinjët dhe një ngjarje që ndodhi pranë qytetit të saj të lindjes, Monroeville, Alabama, në vitin 1936, kur ajo ishte dhjetë vjeç.[3]
Ndonëse trajton çështjet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore, romani njihet për ngrohtësinë dhe humorin e tij. Atikus Finç, babai i rrëfimtarit, ka qenë dhe ende është një frymëzim: një hero moral për shumë lexues dhe një model integriteti për avokatët. Historiani Joseph Crespino u shpreh: "Në shekullin e njëzet, Të vrasësh zogun përqeshës është ndoshta libri më i lexuar rreth racës në Amerikë, dhe personazhi i tij kryesor, Atikus Finç është imazhi më i qëndrueshëm i trilluar i heroizmit racor."[4] Si Bildungsroman (që mund të përkthehet fjalë për fjalë si: roman formimi) dhe roman në stilin gotik jugor, temat kryesore të këtij libri janë padrejtësia racore dhe shkatërrimi i pafajësisë. Studiuesit janë shprehur se Lee trajton gjithashtu çështje të mirësjelljes, guximit, dhembshurisë dhe roleve gjinore në Jugun e Thellë. Mësimet e librit promovojnë tolerancën dhe qortojnë paragjykimet.[5] Pavarësisht temave dhe mësimeve të tij, “Të vrasësh zogun përqeshës” është bërë subjekt i fushatave për shkollimin e fëmijëve në shtëpi, shpesh i kritikuar për përdorimin e epiteteve raciste. Në vitin 2006, bibliotekarët britanikë e renditën librin përpara Biblës si një libër që "çdo i rritur duhet ta lexojë para se të vdesë".
Reagimet ndaj romanit ndryshuan shumë pas botimit. Megjithëse numri i kopjeve të shitura është i madh dhe përdoret gjerësisht në arsim, analizat letrare të saj janë të pakta. Shkrimtarja Mary McDonough Murphy, e cila mblodhi përshtypje individuale të “To Kill a Mockingbird” nga disa autorë dhe figura publike, e quan librin “një fenomen të befasishëm”. U përshtat në film kinematografik, i cili fitoi çmimin Oscar në vitin 1962 nga regjisori Robert Mulligan, me një skenar nga Horton Foote. Që nga viti 1990, një shfaqje e bazuar në roman është luajtur çdo vit në qytetin e lindjes së Harper Lee-së.
Të vrasësh zogun përqeshës ishte libri i vetëm që kish botuar shkrimtarja deri në botimin e “Go Set a Watchman”, një draft i mëparshëm i Të vrasësh zogun përqeshës, i cili doli në treg më 14 korrik 2015. Ajo ishte shumë e rezervuar për jetën e saj personale dhe intervistën e saj të fundit e dha në vitin 1964.[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Harper Lee: The Impact of 'To Kill a Mockingbird'". ABC News (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.
- ↑ "The Pulitzer Prizes- Harper Lee". www.pulitzer.org (në anglisht). Marrë më 2025-06-04.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ "Was 'To Kill a Mockingbird' based on real events - DailyHistory.org". www.dailyhistory.org. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2025. Marrë më 2025-06-04.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Crespino, J. (2000). "The Strange Career of Atticus Finch". Southern Cultures. 6 (2): 9–30. doi:10.1353/scu.2000.0030.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Mockingbird 'dropped from GCSE exam'". BBC News (në anglishte britanike). 2014-05-25. Marrë më 2020-07-11.
Steinbeck's six-chapter novella written in 1937 about displaced ranch workers during the Great Depression
- ↑ Gale, Yvonne (17 nëntor 2014). "Book Conversations: Harper Lee's struggle with fame". The Fayetteville Observer. Marrë më 13 tetor 2024.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)