Tai Chi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Tai Chi (lexo: T'ai qi) është disiplin e shumëanëshme trupore dhe shpirtërore me fille të lashta që më parë ka shërbyer si disiplin ushtarake në Azinë e largët, e që sotë është ri popullarizuar dhe përhapur edhe në anë tjera të rruzullit tokësorë.

Edhe pse origjina e vërtet e prejardhjes së Tai Chi-së, ndodhet diku në errësinë e legjendave të shumta mbi një zhvillim të shumë përhapur, një duket të jetë e vërtet se në Kinë kanë mundësi e një burimi të një arti të moçem luftark. Kjo duket se shpije tek rivalitetet feudale në perandorin e luftimeve ndër vitet 420-221 p.e.sonë. Në atë kohë, Kina, ishte e shpërnarë nëpër disa shtete nën ndikimin e mësimeve të Konfuzius (551-479 p.e.sonë). Ato merrnin pjesë, përfaqësoheshin në rituale tradicionale në aftësitë për gjuajtje me shigjeta, për vetëdisiplinën, për precizitetin dhe kondicionin e tyre. Elemente këto, të cilat edhe sot hasen në Tai Chi, si elemente kyçe të saj. Ngusht me historin e Tai Chi-së, është e lidhur edhe historia e disiplinës së ngjajshme me prejardhje nga India, e thënë të jetë e një prisi shpirtëror endacak të quajtur Bodhidharma, që themelojë apo përmbledhi 10-Buddhismat. Ai u nis aty nga viti 520 p.e.sonë nga pjesë jugore të Indis në drejtim të Kinës, dhe legjenda na njofton se ju ka mësuar një metod në Manastirë të Shaolinëve në provicën Henan. Nga këto mësime është zhvilluar disiplina "Yoga". Këto ushtrime ndihmojnë në forcimin e trupit dhe të kyvetit për qëllime meditimi dhe mund të merret si parardhës i Tai Chi-së në formën e tashme. Kjo duket se vije si vështrim nga se koncepti është më i avancuar si dhe aftësimi i bashkëpunimit të trupit me kyvetin (shpirtin) mund të vërehet kjartas. Disiplina e "Boksit" në manastirët e Shaolinëve me gjasë ka lindur nga metodat e Bodhidharmas.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tai Chi, Das Praxisbuch titulli origjinal: The Complete Book of T'ai Chi - Stewart McFarlane, ISBN 3-8289-1933-2