Talat Xhaferi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
New VTNG adjutant general moves Macedonia partnership forward 130912-Z-DH905-009 (cropped).jpg

Talat Xhaferi (maqedonisht: Талат Џафери; i lindur më 15.04.1962, në Forinë, Gostivar) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht Kryetar i Parlamentit. Ai është anëtar i bashkësisë shqiptare.

Karriera ushtarake[redakto | përpunoni burim]

Xhaferi, lindi më 15 prill 1962 në fshatin Forinë afër Gostivarit, SR Maqedoni, RSF Jugosllavi. Ai ndoqi shkollën fillore në fshatin e afërt Çegranin dhe vazhdoi shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Ushtarake të Beogradit. Ai studioi në Akademinë Ushtarake të Tokës Këmbësorike të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) në Beograd dhe Sarajeve dhe u specializua në detyra komanduese dhe të stafit në Akademinë Ushtarake "Gjenerali Mihailo Apostolski" në Shkup. Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ishte një oficer i APJ-së dhe prej vitit 1992 deri në 2001 ishte oficer i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM). [1]

Gjatë kryengritjes së vitit 2001, në të cilën shqiptarëtne krye me Ali Ahmetin sulmuan forcat e sigurisë, Xhaferi ishte në fillim një oficer i lartë në ARM, duke komanduar trupa në kazermat e Tetovës. Më 28 prill, ditën sic njihet masakra e Vicës, ai ishte në detyrë si komandant në kazermë. Disa ditë më vonë ai u largua dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), dhe u bë komandanti i saj i Brigadës 116 me nofkën e "komandant Forina", nga vendlindja e tij. Ai u amnistua më vonë, pas marrëveshjes së Ohrit.[1]

Karriera politike[redakto | përpunoni burim]

Xhaferi u zgjodh për herë të parë në Kuvendin e Republikes së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 për partinë e BDI-së. 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes.[2] Nga viti 2008 deri në vitin 2013 Xhaferi ishte deputet i Maqedonisë së Veriut për partinë e BDI-së, aleate me partinë konservatore VMRO-DPMNE.

Në vitin 2012, Xhaferi u bë i njohur për fjalimet e maratonë të përdorura si një taktikë për të bllokuar miratimin e një ligji mbi veteranët që do të kishin dhënë përfitime për veteranët maqedonas të luftës, por duke lënë jashtë ish luftëtarët e UÇK-së. Ai e bllokoi draftin në nivel të komisionit duke "lexuar poezi, duke cituar literaturë të huaj dhe raporte për Maqedoninë e Veriut, duke zhuritur ose duke qëndruar në heshtje, duke pritur që koha të kalojë". [1]

Në vitin 2013 Xhaferi u emërua nga BDI për Ministrin e Mbrojtjes në Kabinetin e Nikola Gruevskit, pas dorëheqjes së anëtarit të partisë Fatmir Besimi. Emërimi i Xhaferit shkaktoi protesta nga ana e maqedonasve [3][4](në veçanti gjenerali në pension Stojance Angelov i partisë opozitare pro-veterane Dignity [1]) dhe shtetasve shqiptarë [5] Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij ishte që forcat e armatosura "të ishin simbol i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit për dallimet". [1]

Kryetari i Kuvendit[redakto | përpunoni burim]

Në prill 2017 Xhaferi u emërua kryetar i parlamentit maqedonas nga një koalicion i partive të pakicës shqiptare dhe partisë socialdemokrate opozitare në atë kohë (LSDM), duke shkaktuar trazira në ndërtesën e parlamentit. Kritiket e quajten këtë veprim si një grusht shteti.

Funksionet[redakto | përpunoni burim]

  • 1985-1991 - zyrtar në JNA
  • 1992 - 2001 - oficer në ARM
  • 2002 - 2004 - Deputet në Kuvendin e Maqedonisë (BDI)
  • 2004 - 2006 - Zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut
  • 2008 - 2011 - Deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (BDI)
  • 2011 - 2013 - Deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (BDI)
  • 2013 - 2014 - Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut
  • 2014 - 2016 - Deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (BDI)
  • 2017 - ende kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c d e BIRN 22 shkurt 2013
  2. ^ Balkan Insight gjuha serbe
  3. ^ [1]Deutsche Welle Maqedonisht
  4. ^ Koha.net Shqip
  5. ^ Portal Amerikan