Tana
| TANA Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Origjinali | Tana |
| Vendi i prodhimit | Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1958 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 82:24, (mono) |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Kristaq Dhamo |
| Skenari | Fatmir Gjata |
| Autori | Fatmir Gjata |
| Muzika e filmit | Çesk Zadeja |
| Kameramani | Mandi Koçi |
| Drejtori artistik | Namik Prizreni |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Tinka Kurti Naim Frashëri Kadri Roshi Pjetër Gjoka | |
| Aktorët tjerë | |
| Marie Logoreci Violeta Manushi Mihal Stefa Lazër Filipi | |

Tana është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1958.[1] Njihet si filmi i parë artistik shqiptar.[2] Regjisor i filmit është Kristaq Dhamo, skenaristë janë Fatmir Gjata, Nasho Jorgaqi dhe Kristaq Dhamo dhe muzika nga Çesk Zadeja. Premiera është dhënë më 17 gusht 1958.[3]
Filmi paraqitet dhe si punë diplome e regjisorit Kristaq Dhamo në Insitutin e Lartë të Kinematografisë në Budapest, Hungari. Gjithashtu, filmi "Tana" është dubluar në gjuhën kineze në vitin 1959. Në AQSHF nuk ka kopje negativ të filmit. Filmi negativ ka humbur në vitin 1957, kur filmi u dërgua në laboratorin e Moskës për t'u stampuar në kopje të tjera. Dy kopje të filmit "Tana" janë djegur në 23 maj 1975, së bashku me 597 filma të tjerë shqiptarë dhe të huaj, në zjarrin që ra në një depo të Kinostudios.[4]
Filmi është shfaqur:
- Festivali i 7-të i Filmit Artistik Shqiptar / Retrospektivë / 1987;
- Festivali i 10-të i Filmit Artistik dhe të Animuar Shqiptar / Retrospektivë / 1995
- International Film SummerFest, Durrës / Seksioni Retrospektivë / 2010
- Shfaqje prezantuese e versionit të restauruar, 21 korrik 2022, salla e kinemasë, AQSHF. Restaurimi digjital u realizua në laboratorin dhe me financim të Cinegrell, Zvicër & PostFactory, Berlin, gjatë viteve 2021-2022.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit dhe shkruar skenar nga Fatmir Gjata, mbështetet në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.
Aktorët[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tinka Kurti - Tana
- Naim Frashëri - Stefani
- Pjetër Gjoka - Gjyshi i Tanës
- Kadri Roshi - Lefter Dhosi
- Andon Pano - Kryetari i kooperativës
- Thimi Filipi - Sekretari i Partisë
- Marie Logoreci - Nëna e Stefanit
- Ilia Shyti - Lipja
- Violeta Manushi
- Nikolla Panajoti - rojtar (ndërron jetë gjatë xhirimeve)
- Melpomeni Çobani
- Mihal Stefa
- Lazër Filipi - Llazar Kushi
- Vani Trako
- Pandi Raidhi
- Drita Pelinku - nusja
- Lazër Vlashi
- Vangjel Grabocka
- Esma Agolli - kontabiliste
- Gjon Karma - portier
- Aldo Skali
- Stavri Shkurti
- Nuçi Shedollari
- Theodhoraq Velushi
- Dhimitër Trajçe
- Liza Laska
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Lazri, S. (1958). "Tana, Filmi i parë artistik shqiptar". Zëri i Popullit.
- ↑ "Janë tre..... - Cili është filmi i parë artistik shqiptar?". Syri Kosova | Lajmi i fundit. 2019-08-29. Marrë më 2025-10-25.
- ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 Nëntori". fq. 22–23.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 362–364. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 363. ISBN 978-9928-940-44-5.
