Shko te përmbajtja

Targat e automjeteve të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
05990EA
Ilustrim i targave aktuale të Kosovës

Targat e automjeteve të Kosovës janë targat e lëshuara nga Ministria e Punëve të BrendshmeKosovës dhe të gjitha automjetet e regjistruara në Kosovë detyrohen t'i kenë ato. Targat si janë sot, filluan të lëshohen prej 6 Dhjetorit 2010.[1]

Targat normale të automjeteve në Kosovë janë të bardha dhe të shkruara me numra dhe shkronja të zeza. Në pjesën e majtë të targave është një shirit i kaltër me shkronjat RKS (për Republikën e Kosovës), duke u bashkërenduar me targat e shteteve tjera europiane. Një numër dyshifror është pastaj i shkruar, që identifikon rajonin se ku është i regjistruar automjeti. Pastaj, është stema e Kosovës, e ndjekur nga një numër treshifror që fillojnë nga 101, një vizë horizontale dhe dy shkronja që fillojnë nga AA.[2]

Numri Rajoni
01 Prishtinë
02 Mitrovicë
03 Pejë
04 Prizren
05 Ferizaj
06 Gjilan
07 Gjakovë

Targat e veçanta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Targat qeveritare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Targat qeveritare dallojnë nga targat normale për shkak se ato kanë një shkronjë "Z", për termin "Zyrtar", pas një numri në fillim. Për Presidencën e Kosovës, në pjesën e parë të targës, vendosen shkronjat RKS, Kodi 1Z, stema shtetërore, numri treshifror, viza horizontale dhe numri 01. Për kuvendin e Kosovës përdoret kombinimi 2Z dhe për qeverinë e Kosovës ai 3Z.[2]

Targat e Policisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Targat e Policisë së Kosovës

Automjetet e Policisë në Kosovë kanë fillimisht shiritin e kaltër dhe shkronjat RKS. Në pjesën tjetër të targës shkruhet fjala: POLICE. Në vazhdim gjendet stema shtetërore, numri treshifror, viza horizontale dhe dy numrat kombinues varësisht nga Drejtoria e Policisë të cilës i përket automjeti.[2]

Targat e Doganës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Targat e Doganës së Kosovës

Në targat e automjeteve të Doganës, shkruhet fjala: CUSTOMS. Në vazhdim gjendet stema shtetërore, numri treshifror, viza horizontale dhe shënohen dy shkronjat DG, që nënkupton Doganën. Targat e Doganës janë të kaltra dhe shkronjat e bardha.[2]

Targat diplomatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Targat diplomatike të Kosovës

Targat diplomatike kanë ngjyrë të zezë me shkronja të bardha. Targat fillojnë me shkronjat RKS të cilat janë të vendosura njëra mbi tjetrën, pastaj me dy shifra, shkronjat "CD" që janë për Corps Diplomatique (trupa diplomatike), tri shifra të tjera dhe vitin e lëshimit të targave në skajit e djathtë të tyre.[2]

Targat për automjetet e vjetra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Targat për vetura klasike të vjetra

Targat për automjetet me vlerë të cilat janë mbi 35 vjet të vjetra, përmbajnë mbishkrimin "HISTORIK", stemën shtetërore, numrin treshifror dhe Hyjneshën në fron.[2][3]

Deri në fund të luftës në Kosovë në 1999, Kosova kishte targa jugosllave të cilat kishin dy shkronjat që përfaqësonin shkurtesa për emrat e rajoneve, një yll të kuq dhe dy kombinime të numrave. Pas luftës, Kosova nën administrimin e Kombeve të Bashkuara kishte përdorur targa të tjera deri në vitin 2010. Me 6 Dhjetor hynë në përdorim nga MPB me ministrin Bajram Rexhepin në krye, dhe u bënë të detyrueshme për të gjithë.

  1. "Përurohen targat e reja të Republikës së Kosovës". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-07-09.
  2. 1 2 3 4 5 6 "Udhëzim administrativ (MPB) NR. 04/2023 për regjistrimin e mjeteve". Ministria e Punëve të Brendshme. Marrë më 9 korrik 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. "Kosova lëshon targat "HISTORIKE"". Telegrafi. 2021-09-27. Marrë më 2025-07-09.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]