Tearca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tearca
Fshat

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuritë Ujore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Tearcës në përgjithësi është e pasur me ujë. Ndër rrjedhjet sipërfaqësore më kryesoret janë lumenjtë: Bistricë, Leshkë (që kalon nëpër fshatin Sllatinë, 14.5 km i gjatë) dhe Dobroshtit. Të gjithë këta lumenj janë degë të Vardarit. Bistrica e Tearcës buron lart në Malin Sharr. Njëri prej burimeve të saj ndodhet në lartësinë mbidetare 2.520m. Ky lumë rrjedh prej veriperëndimit në juglindje, duke kaluar nëpër fshatin Tearcë (550 m mbi nivelin e detit). Më tej Bistrica ndahet në dy degë: njëra derdhen në lumin Vardar afër fshatit Jançisht, ndërsa tjetra afër fshatit Podbreg. Lumi i Leshkës buron në vendin e quajtur Presllap, në lartësinë mbidetare 2.240 m. Rrjedh në drejtimin veriperëndimjuglindja. Në fshatin Leshkë ai rrjedh në lartësinë 550 m, si një lumë malorë. Në rrëzë të malit Sharr lumi i Leshkës rrjedh në një terren me pjerrësi të vogël deri sa i bashkohet Vardarit afër fshatit Përlubisht. Lumi i Dobroshtit formohet prej shumë burimeve, të cilaët gjenden në malin Sharr, në lartësitë mbidetare 2.260, 2.300 dhe 2.500m. Vendi ku gjendet burimi kryesor quhet Grabovnica. Prej burimeve deri ne fshatin Dobrosht ai ka karakteristikat e një lumi malor (lartësia 550m mbi nivelin e detit). Më tej lumi rrjedh nëpër një luginë të rrafshtë deri në lumin Vardar, afër fshatit Jegunovcë. Në vjeshtë dhe dimër sasia e ujit në këto lumenj shtohet. Shpesh herë ata vërshojnë duke i shkaktuar dhe popullsisë së komunës dëme materiale të mdha. Tokat e punueshme mbushen me gurë e rërë dhe shndënrrohen në toka të papunueshme. Megjithatë, rëndësia ekonomike e këtyre lumenjëve eshtë e madhe. Gjatë muajve të verës ujërat e këtyre lumenjëve përdoren për ujitjen e tokave bujqësore. Ata janë të pasur me peshq (trofta), mirëpo kohët e fundit ujërat e tyre janë shumë të ndotura sepse në to hidhen të gjitha mbeturinat e fshatrava nëpër të cilat ata kalojnë. Për shkak të ndotjes, një pjesë e madhe e botës së gjallë në këta lumenj po zhduket. Ndër pasuritë ujore, interes të veçantë paraqesin liqenet akullnajore apo, siç quhen ndryshe, "Sytë e malit". Të tillë janë liqeni i Epërm dhe i Poshtëm në fshatit Dobrosht etj. Rëndësi të veçantë kanë burimet e ujrave minerale, sidomos ato në fshatrat Sllatinë, Tearcë, Leshkë etj.

Llojet e Tokave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në territorin e komunës së Tearcës gjenden këto lloje tokashve: toka të kuqe (terrarosa), të cilat më së shumti janë të përhapura në viset argjilore të fshatit Nerasht. Në këto toka rriten pyjet e ulta. Ato janë mjaft pjellore dhe të përshtatshme për kultivimin e drithrave. Tokat aluviale formohen si rezultat i shtresëzimit të materialit të imtë lumor pranë shtretërve të lumejve. Këto toka zënë një pjesë të madhe të sipërfaqes së komunës. Ato janë mjaft pjellore dhe të përshtatshme për kultivimin e të gjitha kulturave bimore që kërkojmë shumë lagështi si: perimet, misri etj, ndërsa nga bimësia natyrore në këto toka rriten lloje të ndryshme të barishteve, shelgjet etj. Tokat podzole (të hinjta) takohen në viset pyjore, ku bimësia pyjore e pengon avullimin e shpejtë të lagshtisë. Në kushte të tilla uji e bart humusin në shtresat më të thella të dheut, proçes që i bën këto toka më pak pjellore se tokat e zeza. Përveç se me bimësi natyrore (pyje), tokat podzole mund të kultivohen edhe me drithëra. Tokat e kafejta (ndryshe quhen toka pyjore), krijohen në shkëmbinj të thatë dhe silikate që takohen kryesisht në fshatrat Sllatinë dhe Leshkë, ku gjenden edhe burimet e ujërave minerale.

Bota Bimore dhe Shtazore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bimësia natyrore në komunën e Tearcës përbëhet nga pyjet dhe barishtet. Pyjet mbulojnë 3.666 hektarë ose 28.6% të sipërfaqes totale të komunës. Pjesa më të mdha e pyjeve janë gjethërënëse me lis, por në brezin e pyjeve të lisit gjenden edhe pyje ahu, dushku, shkoz, plepi etj. Gjithashtu, është mjaft e përhapur edhe gështenja e butë. Pyjet gjethmbajtëse të halorëve shtrihen mbi brezin e pyjeve të ahut, në disa pjesë të larta të malit Sharr. Bimësia e ulët (barishtet) hasen në formën e livadheve dhe kullotave, të cilat rriten në ato pjesë të territorit të komunës kryesisht ku gjejnë kushte të përshtatshme. Kullotat zënë 4.400 hektarë ose 34.3% të sipërfaqes së komunës, ndërsa kullotat shtrihen kryesisht mbi katin e pyjeve, por edhe midis tyre. Ndërkohë sipërfaqet buqësore përfshijnë 12.827 hektarë, nga të cilat 4.761 hektarë ose 37.1% janë tokë e papunuar. Pjesa fushore e komunës është e kultivuar, kryesisht me drithëra, bimë foragjere, pemë, perime etj. Komuna e Tearcës ka gjithashtu një botë shtazore (faunë) mjaft të pasur. Kështu në malin e Sharrit rritet ariu, rreqebulli (mjaft i rrallë në Evropë), kaprolli, dhija e egër (që jeton në pjesët shkëmbore dhe të larta të maleve), ujku, derri i egër dhe dhelpra. Kjo zonë e Sharrit është shumë e pasur me lloje të ndryshme shpendësh, prej të cilëve më të pranishëm janë: petriti, shqiponja dhe huti (bufi), por takohen edhe thëllënza, kumrija, korbi, pula e egër e cila në vende tjera thuajse është zhdukur.



Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tearca emri rrjedh nga "TEARA" i cili eshte nje vend ne mal , qe me pas e nderojne Maqedonasit.