Shko te përmbajtja

Tedi Blushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tedi Blushi
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
12 shtator 2025
Njësia zgjedhoreQarku i Tiranës
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
Në detyrë
14 maj 2023  30 maj 2025
Të dhëna vetjake
U lind më30 shtator 1984 (41 vjeç)
Korçë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia e Lirisë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiGazetar, politikan

Tedi Blushi (lindur më 30 shtator 1984) është gazetar dhe politikan shqiptar. Në maj të 2025, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, duke përfaqësuar qarkun e Tiranës. Më parë ka shërbyer si këshilltar për mediat i Presidentit të mëparshëm të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Arsimi dhe karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Blushi ka lindur në Korçë dhe ka ndjekur shkollën fillore në “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe shkollën e mesme në “Raqi Qirinxhi”. Ai ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës, ku ka përfituar diplomën master.[1]

Karrierën në gazetari e nisi në vitin 2002 në gazetën Koha Jonë. Gjatë viteve në vijim punoi në gazetat Standard dhe Gazeta Shqiptare në pozicione si redaktor politik dhe zëvendës kryeredaktor. Ai u angazhua në raportime hulumtuese dhe analiza editoriale, dhe mori pjesë në programe trajnuese mbi gazetarinë dhe komunikimin publik.[2][3] Më pas, Blushi u emërua drejtor i agjensisë së lajmeve BalkanWeb.[4]

Veprimtaria politike dhe institucionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 2017 deri në vitin 2022, Blushi shërbeu si këshilltar për mediat dhe zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.[5]

Në korrik 2022, ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë së Lirisë dhe u emërua Sekretar i Përgjithshëm.[6]

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku gjatë mandatit shërbeu si nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore.[7]

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Blushi u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar qarkun e Tiranës. Pas konfirmimit të mandatit të tij, më 30 maj 2025, ai dorëzoi dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak përmes një letre zyrtare drejtuar këshillit dhe në dijeni të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.[8][9][10]

  1. "Tedi Blushi – Curriculum Vitae" (DOCX). Partia e Lirisë. Partia e Lirisë. maj 2024. Marrë më 19 korrik 2025.
  2. "Tedi Blushi: Një urim për çdo gazetar që kontribuoi në tre dekada në mbrojtjen e lirisë së fjalës në Koha Jonë". Koha Jonë. Koha Jonë. 11 maj 2023. Marrë më 19 korrik 2025.
  3. "Tedi Blushi largohet nga "Gazeta Shqiptare" dhe BalkanWeb: A e bleu sërish Kasëm Hysenbelliu nga i vëllai Irfani?". Politiko.al. Politiko.al. 12 gusht 2022. Marrë më 19 korrik 2025.
  4. "Shkarkohet kryeredaktori i BalkanWeb, Tedi Blushi tregon si ndodhi ngjarja". Tirana Post. Tirana Post. 15 mars 2021. Marrë më 19 korrik 2025.
  5. "Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi". Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Presidenca. 1 qershor 2019. Marrë më 19 korrik 2025.[lidhje e vdekur]
  6. "Kryesia dhe profilet e anëtarëve të Kryesisë Politike – Partia e Lirisë". Partia e Lirisë. Partia e Lirisë. 1 maj 2024. Marrë më 19 korrik 2025.
  7. "Këshilli Bashkiak". Qyteti i Tiranës. Marrë më 19 korrik 2025.
  8. "Rezultatet e Zgjedhjeve 2025". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Marrë më 19 korrik 2025.
  9. "Tedi Blushi, gati të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë, jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës". Top Channel. 2 qershor 2025. Marrë më 19 korrik 2025.
  10. "Lajm i fundit: Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës". Newsbomb.al. Marrë më 19 korrik 2025.