Telefoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Telefon i vitit 1896 prodhim Suedez

Telefoni eshte nje mjet me i rendesishem komunikimi.Shpikesi i telefonit eshte Aleksander Bell (viti 1870). Me ndihmen e telefonit dy persona komunikojne me njeri-tjetrin.Per kete qellim eshte krijuar nje rrjet i gjere telefonik, i cili vazhdimisht behet me i madh, duke perfshire gjithe boten.Sot ky rrjet perdoret edhe ne fusha te tjera te komunikimit, si faksi, posta elektronike, interneti etj. Disa lloje te telefonav jane: aparati telefonik, mikrotelefoni dhe i fundit eshte rrjeti telefonik i cili mundeson qe dy persona te flasin me njeri-tjetrin.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telefoni është një mjet që u zbulua ne vitet 1800, gjerësisht rreth viti 1860.

Rreth zbulimit te tij, apo shpikjes së tij ka pasur shumë thashetheme, mirëpo te gjitha këto morën fund zyrtarisht vetëm më 11 janar 2002, kur shpikësi zyrtar i telefonit emërohet italiani Antonio Meucci duke i marrë keshtu titullin e deriatëhershëm zbuluesit Alexander Graham Bell.

IP Telefonia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internet Protocol (IP) telefonia (gjithashtu e njohur edhe si Telefonia e Internetit) është një shërbim i bazuar në Voice over IP (VoIP), një teknologji përçarëse e cila shpejt është duke marrë fitime të mëdha kundër teknologjive tradicionale të telefonit. Në Japoni dhe Korenë Jugore më shumë se 10 % e abonentëve, që nga janari i vitit 2005, janë kthyer në këtë shërbim të telefonisë digjitale. Një artikull i janarit të vitit 2005 nga revista javore Newsweek ka sugjeruar se internet telefonia ndoshta mund të bëhet "sendi tjetër i madh". Përderisa nga viti 2006 kompanitë e VoIP ofrojnë shërbime për konsumator dhe biznese.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga fundi i vitit 2006, në tërë botën ishin afër katër miliardë abonues të telefonisë mobile dhe fikse dhe afër një miliardë përdorues të internetit në të gjithë botën. Kjo e ndarë në 1,27 miliardë abonues të telefonisë fikse dhe 2,68 miliardë abonues të telefonisë mobile.

Sipas një artikulli të botuat në Wall Street Journal në tetor 2010, rreth 15,8 % e banorëve te Shteteve te Bashkuara të Amerikës përdor vetëm telefoninë mobile e nuk ka në përdorim një numër fiks dhe kjo dukuri vjen në rritje nga viti në vit. Telefoni më me vlerë dhe më i mirë është Iphone i kompanise se madhe apple.Ai është i shpejtë dhe i lehtë,ka kamer shumë të mirë dhe teknologjinë më moderne gjithashtu është edhe telefoni më i përdorur në ditët e sotme.

Ne vitin 2016 perdorshmeria e telefonave ka ndrushuar plotesisht pasi teknologjia eshte zhvilluar tej mase dhe telefona e mencur (smartphone) jane duke u perdorur shume ndersa ato telefone te teknologjise se vjeter nuk perdoren dhe aq shume ne ditet e sotme.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]