Telefoni i një mëngjesi
Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Telefoni i një mëngjesi |
Viti i prodhimit | 1987 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 69:52 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Ibrahim Muço |
Skenari | Nasi Lera |
Muzika e filmit | Thoma Simaku |
Kameramani | Bardhyl Martiniani |
Drejtori artistik | Marko Panajoti |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Ndriçim Xhepa Bujar Lako Bujar Asqeriu Marjeta Ljarja | |
Aktorët tjerë | |
Mehmet Çekini Apostol Naçi Vasjan Lame Agim Shuke |
Filmi "Telefoni i një mëngjesi" prodhim i vitit 1987.
Regjia: Ibrahim Muço, Kristaq Mitro, Skenari: Nasi Lera, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Thoma Simaku.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ditë Neritani, një gazetar i ri, kupton se fshihet një abuzim i madh pas fakteve të një artikulli të tij ende të papublikuar të cilin Dhimitri, kunati i tij dhe Marjana gruaja e drejtorit të kritikuar po përpiqen ta zhdukin.
Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një reportazh për një nga fermat më të njohura të kryeqytetit. Duke investiguar në fermë dhe duke biseduar me përgjegjësin e sektorit, ai konstaton një problem të madh fiktiv, në lidhje me prodhimin e grurit. Si gazetar, ai vendos që ta nxjerrë në dritë këtë problem, duke shrkuar një artikull kritik. Ky artikull, do të kritikonte drejtpërdrejt drejtorin e fermës, Nestorin. Astriti, një gazetar, koleg i Neritanit dhe shok i ngushtë i Nestorit, përpiqet me të gjitha mënyrat të ndalojë botimin e artikullit, për shkak të pasojave të rënda që do të sillte për drejtorin. Ai e akuzoi drejtpërdrejt Neritanin, për kercënime ndaj punonjësve të fermës. Neritani me kolegun e tij Mevlanin, mendojnë se është e drejtë të vazhdojnë investigimet për të zbardhur të vërtetën. Ata shkojnë përsëri në fermë, ku përballen me drejtorin, Nestorin edhe përgjegjësin e sektorit, i cili u përpoq të mohonte në prani të drejtorit të mohonte ato që i kishte thënë më parë. Drejtori i akuzon gazetarët për shantazh dhe kërcënim ndaj tij dhe punonjësve të fermës. Kunati i Neritanit, Dhimitri, është i shqetësuar për reputacionin e tij pas botimit të artikullit. Ai debaton me Neritanin dhe përpiqet ta bindë, për të mos e botuar artikullin. Marjana, që sot është gruaja e drejtorit,ka qënë më parë e dashuria e Neritanit gjatë viteve të universitetit. Ajo vjen një ditë në redaksinë e gazetës dhe i lutet Neritanit që të mos e botojë artikullin pa i thënë arsyen pse. Mevlani, si shok i Neritanit, i tregon që Marjana është gruaja e drejtorit të fermës. Astriti shkon deri në atë pikë, sa e kërcënon Neritanin duke i thënë se mund të përfundojë mësues fshati. Neritani e kupton rëndësinë e këtij artikulli dhe nxitet më shumë për ta botuar atë. Artikulli, pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar, botohet dhe drejtori dënohen për raportin e shifrave fiktive që ka paraqitur në qeveri.
Aktorët në role:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ndriçim Xhepa........ Neritani
- Bujar Lako........ Nestori, drejtori i fermës
- Bujar Asqeriu........ Astriti
- Vasjan Lami........ Mevlani
- Agim Shuke........ Dhimitri, kunati i Neritanit
- Mirush Kabashi........ Kujtimi
- Nertila Koka........ Lira
- Vangjel Heba........ Xhorxhi
- Marjeta Ljarja........ Marjana
- Violeta Manushi........ banakjerja
- Tinka Kurti........ nëna e Neritanit
- Luan Qerimi........
- Fitnete Tiço........ motra e Neritanit
- Ndrek Shkjezi........