Telekomunikacioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një antenë parabolike e komunikimit satelitor në objektin më të madh për komunikim satelitor në Raisting, Bavaria, Gjermani.
Vizualizimi nga OpteProject i rrugëve të ndryshme me anë të një pjesë të internetit.

Telekomunikacioni është transmetimi i informacionit në distanca të konsiderueshme për të komunikuar. Në të kaluarën, telekomunikacioni përfshinte përdorimin e sinjaleve vizuale, të tilla si fenerë, sinjale tymi, dhe heliograf optike, apo mesazhe audio nëpërmjet rënive të daulleve në mënyrë të koduar, dhe shembuj të tjerë të ngjajshme. Në kohën moderne të energjisë elektrike dhe elektronikës, telekomunikacioni tani përfshin edhe përdorimin e pajisjeve elektrike të tilla si telegrafi, telefoni, dhe teleshkruesi, përdorimin e radio si dhe fibrat optikë dhe elektronika e tyre e lidhjes, plus përdorimin e satelitëve dhe Interneti.

Kuptimet e hershme të komunikimit në largësi përfshinte sinjalet vizuele si zjarret sinjalizuese, sinjalet e tymit, sinjalet me flamuj dhe heliografet opetike. Shembuj të tjerë para-modern të komunikimit në largësi të mëdha përfshijnë audio-mesazhet si kodimi i tingujve të daulles, brirët e mushkërive dhe bilbilat me zë të lartë. Teknologjitë modern për komunikim në largësi të mëdha zakonisht përfshijnë teknologjitë elektrike dhe elektromagnetikem si telegrafi, telefoni, dhe teleprinter, radioja, transmetimi i mikorvalëve, fibrat optike, dhe satelitët komunikues.

Një revolucion në komunikimin pa kabllo filloi në dekadën e parë të shekullit të 20 me zbulimin e komunikimit përmes radios nga Guglielmo Marconi i cili e fitoi çmimin Nobel për fizikë në vitin 1909. Të tjera zbulime fillestare dhe zbulime në këtë fushë përfshijnë Charles Wheatstone dhe Samuel Morse (telegrafi), Alexander Graham Bell (telefoni), Edwin Armstrong, dhe Lee de Forest (radio), ashtu si dhe John Logie Baird dhe Philo Farnsworth (televizori).

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala telekomunikacion u adaptua nga frëngjishtja. Ajo është fjalë e përbërë nga parashtesa greke tele-, që nënkupton “distancë”, dhe fjalës latine communicare, që do të thotë “të shpërndash”.[1] Fjala francize telecommunication së pari u zbulua nga French Grande École “Telecom ParisTech” zyrtarisht e njohur si "École nationale supérieure des télécommunications" në vitin 1904 nga inxhinieri dhe novelisti francez Édouard Estaunié. [2]

Konceptet bazike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një numër i koncepteve bazike përsëriten gjatë gjithë literaturës në teorinë modern të telekomunikacionit dhe në sisteme.

Elementet bazike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi bazik i telekomunikacioni përbëhet nga tri njësi themelore që janë gjithmonë prezente në disa forma:

  • Transmetuesi që i merr i informacionet dhe i konverton në sinjale.
  • Mediumi transmetues, i quajtuar edhe “kanali fizik” që i mban sinjalet. Një shembull i kësaj është “kanali i lirë hapësinor”.
  • Pranuesi që i merr sinjalet nga kanali dhe i konverton në informata në dobishme.

Për shembull, në një stacion transmetues radioje transmetuesi është amplifikatori i fuqisë më i madhi; antena transmetuese është në mes të amplifikatorit të fuqisë dhe “kanalit të lirë hapësinor”. Antena e pranuesit është në mes të “kanalit të lirë të hapësirës” dhe pranuesit. Radio pranuesi është destinacioni i radio sinjaleve, dhe këtu është vendi ku konvertohen nga elektriciteti në zë që njerëzit të mund ta dëgjojnë.

Nganjëherë, sistemet e telekomunikacionit janë “duplex” (sistem dy-rrugor) me një kuti të vetme elektronike që punon edhe si pranues, edhe si marrës-transmetues.[3] Për shembull, një telefon celular është një marrës-transmetues. Transmetimi elektronik dhe pranuesi elektronik në marrës-transmetues janë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo mund të shpjegohet nga fakti se radio transmetuesi përmban amplifikator të fuqisë që operon me fuqi elektrike të matura në vat ose kilovat, por radio pranuesit përdorin fuqi të radios që maten në mikrovat dhe nanovat. Kështu, marrës-transmetuesit duhet të projektohen kujdesshëm dhe të ndërtohen për të izoluar fuqinë e lartë qarkore të tyre dhe fuqinë e ulët qarkore të tyre nga njëra-tjetra.

Telekomunikacioni mbi linjat fikse quhet komunikim pikë-në-pikë sepse është në mes të një transmetuesi dhe një pranuesi. Telekomunikacioni nëpër radio-transmetues quhet komunikim transmetues sepse është në mes të një transmetusi të fuqishëm dhe shumë të tjera me fuqi të ulët por radio-pranues sensitiv. [3]

Telekomunikacionet në të cilat shumë transmetues dhe shumë pranues janë dizajnuar që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë të njëjtin kanal fizik quhen sisteme multiplekse. Shpërndarja e kanaleve fizike duke përdorur përbërësit shpesh jep pakësim në shpenzime. Sistemet multiplekse janë të paraqitura në rrjetet e telekomunikacionit, dhe sinjalet multiplekse janë të kaluara përmes nyjeve që të përmirësojnë destinacionin terminal të pranuesit.

Komunikimet analoge përball atyre digjitale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinjalet komunikuese mund të jenë ose sinjale analoge ose digjitale. Ekzistojnë sistemet e komunikimit analog dhe sistmetet e komunikimit digjital. Për një sinjal analog, sinjali ndryshon vazhtimisht në lidhje me informacionin. Në një sinjal digjital, informacioni është i koduar në një set vlerash diskrete (për shembull, një set i zerove dhe njësheve). Gjatë përhapjes dhe pranimit, informacioni i përbërë nga sinjale analoge do të ulet në mënyrë të pashmangshme nga zhurma e padëshirueshme fizike. (Dalja e një transmetuesi është zhurmë e lirë për të gjitha qëllimet praktike.) Ngjashëm, zhurma në një sistem komunikimi mund të shprehet duke shtuar apo zbritur nga sinjali i dëshiruar në një mënyrë komplet të zakonshme. Kjo formë e zhumrës quhet zhurmë shtuese, me kuptimin se ajo zhurmë mund të jetë negative ose pozitive në momente të ndryshme të kohës. Zhurma që nuk është zhurmë shtuese është një situatë më e vështirë për tu përshkruar ose analizuar.

Nga ana tjetër, përveç nëse zhurma shtuese tejkalon një kufi të caktuar, informacioni i përbërë nga sinjalet digjitale do të mbetet i paprekur. Rezistenca e tyre ndaj zhurmës paraqet një avandazh kyç të sinjaleve digjitale ndaj atyre analoge.[4]

Rrjetet telekomunikuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një rrjet komunikues është grumbull i transmetuesve, pranuesve dhe kanaleve komunikuese që i dërgojnë mesazhe njëra-tjetrës. Disa rrjete komunikuese digjitale përmbajnë një ose më shumë rutera që punojnë së bashku për ta transmetuar informacionin tek përdoruesi korrekt. Një rrjet komunikues analog përbëhet nga një ose më shumë çelësa që e krijojnë lidhjen në mes të dy ose më shumë përdoruesve. Për dy rastet, përsëritësit mund të jetë e nevojshme ta plotësojnë ose ta rikrijojnë sinjalin kur transmetohet në distanca të mëdha. Kjo është për të luftuar humbjen e intensitetit që mund ta merr një sinjal i padallueshëm nga zhurma.[5]

Avantazhe të tjera të sistemeve digjitale mbi ato analoge është se dalja e tyre është më e lehtë të ruhet në memorie, për shembull, gjendjet dy-voltëshe (të larta dhe të ulta) janë më të lehta të ruhen sesa një gjendje e vazhdueshme.

Kanalet komunikuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi “kanal” ka dy kuptime të ndryshme. Në njërin kuptim, një kanal është medium fizik që mban një sinjal në mes të transmetuesit dhe pranuesit. Shembuj të kësaj përfshijnë atmosferën për komunikime të zërit, fibrat optik të xhamit për disa lloje të komunikimeve optike, kabllot koaksiale për komunikime nga rruga e tensioneve dhe rrymave elektrike në to, dhe hapësira e lirë për komunikime duke përdorur dritën e dukshme, rrezet infra të kuqe, rrezet ultravjocllë dhe radiovalët. Kanali i fundit quhet “kanali i hapësirës së lirë”. Dërgimi i radiovalëve nga një vend në tjetrin nuk ka të bëjë me prezensën ose mungesën e një atmosfere në mes tyre. Radiovalët udhëtojnë nëpër një vakuum perfekt lirshëm ashtu siç udhëtojnë nëpër ajër, mjegull, re apo ndonjë lloj tjetër të gazit pranë ajrit.

Kuptimi tjetër i termit “kanal” në telekomunikacion shihet në frazën “kanal komunikimi”, i cili është ndarje e një mediumi transmetues kështu që ai mund të përdoret për të dërguar grumbull informatash njëherësh. Për shembull, një radio stacion mund të transmetojë radiovalët brenda në hapësirën e lirë me frekuenca në lagje me 94.5 MHz (megaherc) derisa një tjetër radio stacion mund të transmetojë radiovalë njëkohësisht në frekuenca në ladje të 96.1 MHz. Secili radio stacion mund të transmetojë radiovalë në një frekuencë rreth 180 kHz (kiloherc), me qendër në frekuenca si më lart, të cilat quhen “frekuenca mbajtëse”. Secili stacion në këtë shembull është i ndarë nga stacioni i tij më i afërt nga 200 kHz, dhe ndryshimi në mes të 200 kHz dhe 180 kHz (20 kHz) është një lejim inxhinierik për papërsosmëritë e sistemit komunikues.

Në shembullin e mësipërm, “kanali i hapësirës së lirë” është ndarë në kanale komunikuese bazuar në frekuenca. Sistemi i tillë i ndarjes quhet “frequency-division multiplexing” (FDM).

Një tjetër mënyrë e ndarjes së mediumeve komunikuese në kanale është të caktohet secili dërgues një segmet kohe (për shembull, 20 milisekonda për çdo sekond), dhe të lejohet secili dërgues të çojë mesazhe vetëm brenda kohës së vet të punës. Kjo metodë e ndarjes së mediumeve në kanale komunikuese quhet “time-division multiplexing” (TDM), dhe përdoret për komunikimin e fibrave optik. Disa sisteme radio-komunikuese përdorin TDM brenda një kanali të caktuar FDM. Kështu, këto sisteme përdorin hibrid të TDM dhe FDM.

Modulimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Formësimi i një sinjali për të përçuar informacion është i njohur si modulim. Modulimi mund të përdoret për të paraqitur një mesazh digjital si një formë valore analoge. Kjo quhet “keying” – një term i nxjerr nga një përdorim më i vjetër i kodit Morse në telekomunikacion – dhe ekzistojnë disa teknika keying (përfshirë phase-shift keying, frequency-shift keying dhe amplitude-shift keying). Sistemi “Bluetooth” për shembull, përdor phase-shift keying për të shkëmbyer informacione me pajisjeve të ndryshme.[6][7] Përveç kësaj, ka kombinime të phase-shift keying dhe amplitude-shift keying që quhen (në zhargonin e kësaj fushe) “quadrature amplitude modulation” (QAM) që përdoren në sisteme radio-komunikuese digjitale të kapacitetit të lartë.

Shoqëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telekomunikacioni ka ndikim të dukshëm shoqëror, kulturor dhe ekonomik në shoqërinë moderne. Në vitin 2008, vlerësimet i vendosen të ardhurat e industrisë së telekomunikacionit në vlerë prej 4.7 trilion dollarë ose nën 3% të prodhimit botëror bruto.

Ndikimi ekonomik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikroekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fushën e mikroekonomisë, kompanitë e përdorin telekomunikacionin që të ndihmojnë ndërtimin e perandorive biznesore globale. Kjo është një vetë-evidencë e faqes online Amazon.com por, duke u bazuar te akademiku Edëard Lenert, edhe shitësi tradicional Ëalmart ka përfituar nga infrastruktura më e mirë telekomunikative krahasuar me konkurrentët e vet.[8] Në qytetet nëpër botë, pronarët e shtëpive përdorin telefonët e tyre për të porositur dhe aranzhuar shërbime të ndryshme shtëpiake duke filluar nga shpërndarja e picave e deri te elektriçistët. Madje edhe komunitetet relativisht të varfëra përdorin telekomunikacionin për avantazhet e tyre. Në rrethin e Bangladeshit, Narshingdi, fshatarët e izoluar përdoruin telefonët celularë për të folur direkt me punëdhënësit e tyre dhe aranzhojnë çmime më të mira për punën e tyre. Në Côte d'Ivoire, kultivuesit e kafesë i shpërndajnë telefonët mobil për të përcjell ndryshimet për orë në çmimet e kafes dhe t’i shesin ato në çmimet më të mira.[9]

Makroekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fushën e makroekonomisë, Lars-Hendrik Roller dhe Leonard Ëaverman sugjeron një lidhje shkakore në mes të infrastrukturës së mirë telekomunikuese dhe rritjes së ekonomisë.[10] Pak diskutuan ekzistencës e lidhjes edhe pse disa argumentuan se është gabim të shihet kjo lidhje si shkakore.[11]

Për shkak të përfitimeve ekonomike nga infrastruktura e mirë telekomunikuese, është një rritje shqetësuese për qasjen e padrejtë në shërbime telekomunikuese ndaj shteteve të ndryshme të botës – që njihet si përçarja digjitale. Studimi i vitit 2003 nga International Telecommunication Union (ITU) zbuloi se afërsisht një e treta e vendeve kanë më pak se një abonim mobil për çdo 20 persona dhe një e treta e vendeve kanë më pak se një abonim telefonik kabllo-nëntokësor për çdo 20 persona. Në terma të qasjes së internetit, afërsisht gjysma e gjithë shteteve kanë më pak se një në 20 persona me qasje në internet. Nga ky informacion, ashtu si edhe të dhënat edukative, ITU-ja ishte në gjendje të përpiloj një indeks që mat gjithë aftësistë e shtetasve për qasje dhe përdorim të internetit dhe teknologjive komunikuese.[12] Duke e përdorur këtë, Suedia, Danimarka dhe Islanda morën vlerësimin më të lartë derisa vendet afrikane si Nigeria, Burkina Faso dhe Mali morën më të ultin. [13]

Ndikimi shoqëror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telekomunikacioni ka luajtur një rol të dukshëm në marrëdhëniet shoqërore. Megjithatë pajisjet si sistemi i telefonit reklamohen fillimisht me theks në dimensionet praktiketë pajisjes (si aftësia për të përçuar biznes ose shërbim shtëpiake) për kundër dimensioneve sociale. Para viteve të 1920-ta dhe 1930-ta dimensionet sociale të pajisjes u bënë temë e shquar në reklamat e telefonit. Promocione të reja filluan të ftojnë emocionet e konsumatorëve, duke stresuar rëndësinë e bisedimeve shoqërore dhe duke qëndruar të lidhur me familjen dhe shoqërinë. [14]

Që atëherë roli që telekomunikacioni ka luajtur në lidhjet shoqërore u bë i rënëdsishëm. Në vitet e fundit, popullariteti i rrjeteve sociale ka shënuar rritje dramatike. Këto faqe iu lejojnë përdoruesve të komunikojnë me njëri-tjetrin ashtu si edhe të postojnë fotografi, ngjarje dhe profile të cilat mund t’i shohin të tjerët. Profili mund të përmbajë moshën e një personi, interesat, preferencat seksuale dhe statusin. Në këtë mënyrë, këto faqe mund të luajnë rol të rëndësishëm në gjithçka nga organizimi i lidhjeve shoqërore deri në gjykata. [15]

Primare te rrjetet sociale, teknologjitë si “short message service” (SMS) dhe telefoni po ashtu kanë pasur ndikim të dukshëm në ndërveprimet shoqërore. Më 2000, grupi hulumtues Ipsos MORI raportoi se 81% e 15-24 vjeçarëve përdorues të SMS-ve në Britaninë e Madhe përdorin këtë shërbim për të koordinuar marrëveshjet shoqëore dhe 42% e tyre për flirtim.[16]

Ndikimet tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në terma kulturor, telekomunikacioni ka mundësuar qasjen publike në muzikë dhe filma. Me televizor, njerëzit mund të shohin filma që nuk i kanë parë më herët në shtëpitë e tyre pa shkuar në kinema ose në dyqane të videove. Me radio dhe internet, njerëzit mund të dëgjojnë muzikë të cilën se kanë dëgjuar më parë pa shkuar në dyqanet e muzikës.

Telekomunikacioni ka transformuar mënyrën e marrjes së lajmeve. Studimi i vitit 2006 i udhëhequr nga Peë Internet dhe American Life Project gjeti se kur mbi 3,000 njerëz që jetojnë në SHBA u pyetën se ku i marrin lajmet e tyre, shumica e tyra e zgjodhën televizorin ose radion para gazetave. Këto rezultate janë të përmbledhura në tabelën në vazhdim (përqindja arrin më shumë se 100% pasi njerëzit kishin mundësi të zgjidhnin më shumë se një burim). [17]

Televizori lokal Televizori kombëtar Radio Gazeta lokale Interneti Gazeta kombëtare
59% 47% 44% 38% 23% 12%

Telekomunikacioni ka pasur të njëjtin ndikim në reklama. TNS Media Intelligence raportoi se në vitin 2007. 58% e reklamave në SHBA u bën në mediume që varen nga telekomunikacioni. Rezultatet janë të përmblehdura në tabelën në vazhdim.

Interneti Radio TV-ja kabllor Syndicated TV Spot TV Network TV Gazeta Rezista Të jashtme Totali
Përqindja 7.6% 7.2% 12.1% 2.8% 11.3% 17.1% 18.9% 20.4% 2.7% 100%
Dollarët $11.31 billion $10.69 billion $18.02 billion $4.17 billion $16.82 billion $25.42 billion $28.22 billion $30.33 billion $4.02 billion $149 billion

Shënime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Telecommunication, tele- and communication, New Oxford American Dictionary (2nd edition), 2005.
  2. ^ Jean-Marie Dilhac, From tele-communicare to Telecommunications, 2004.
  3. ^ a b Haykin, Simon (2001). Communication Systems (bot. 4th). John Wiley & Sons. fq. 1–3. ISBN 0-471-17869-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ambardar, Ashok (1999). Analog and Digital Signal Processing (bot. 2nd). Brooks/Cole Publishing Company. fq. 1–2. ISBN 0-534-95409-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ ATIS Telecom Glossary 2000 Arkivuar 2 mars 2008 tek Wayback Machine, ATIS Committee T1A1 Performance and Signal Processing (approved by the American National Standards Institute), 28 February 2001.
  6. ^ Haykin, pp 344–403.
  7. ^ Bluetooth Specification Version 2.0 + EDR Arkivuar 14 gusht 2014 tek Wayback Machine (p 27), Bluetooth, 2004.
  8. ^ Lenert, Edward (dhjetor 1998). "A Communication Theory Perspective on Telecommunications Policy". Journal of Communication. 48 (4): 3–23. doi:10.1111/j.1460-2466.1998.tb02767.x. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Mireille Samaan (prill 2003). "The Effect of Income Inequality on Mobile Phone Penetration". Boston University Honors thesis. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 shkurt 2007. Marrë më 8 qershor 2007. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Röller, Lars-Hendrik; Leonard Waverman (2001). "Telecommunications Infrastructure and Economic Development: A Simultaneous Approach". American Economic Review. 91 (4): 909–923. doi:10.1257/aer.91.4.909. ISSN 0002-8282. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Riaz, Ali (1997). "The role of telecommunications in economic growth: proposal for an alternative framework of analysis". Media, Culture & Society. 19 (4): 557–583. doi:10.1177/016344397019004004. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Digital Access Index (DAI)". itu.int. Marrë më 6 mars 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ World Telecommunication Development Report 2003, International Telecommunication Union, 2003.
  14. ^ Fischer, Claude S. "'Touch Someone': The Telephone Industry Discovers Sociability." Technology and Culture 29.1 (January 1988): 32–61. JSTOR. Web. 4 October 2009.
  15. ^ "How do you know your love is real? Check Facebook". CNN. 4 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ I Just Text To Say I Love You, Ipsos MORI, September 2005.
  17. ^ "Online News: For many home broadband users, the internet is a primary news source" (PDF). Pew Internet Project. 22 mars 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2013. Marrë më 11 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)