Teleperformance

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Teleperformance
Lloji Public Euronext: RCF
NYSE: RCF.PA
Industria Telekomunikacion
Themeluar Më 1978, si Teleperformance [1]
Themeluesi Daniel Julien
Selia Paris, Francë
Kryesuesit Daniel Julien (Executive Chairman of the Board and Group Chief Executive Officer)
Shërbime Mbështetje teknike, kujdes për konsumatorët, shitje, offshore, hulumtim, ARM.
Të ardhurat 6.000$ miliardë (2019)
Punonjësit 330,000 [Në Shqipëri 1500 (2019)]
Adresa e internetit http://www.teleperformance.com

Teleperformance (akronimi: TP)është një kompani shumëkombëshe me seli në Francë[2]. Kompania është e specializuar në menaxhimin e jashtëm të përvojës së konsumatorve në shumë kanale, e njohur si Proces i biznesit me burime të jashtme (BPO).[3] Kompania ofron shërbime si përvetësim të konsumatorit, kujdes të tij, mbështetje teknike, mbledhje të borxhit, mediat sociale dhe shërbime të tjera në mbarë botën. Teleperformance ka rreth 242,000 vende pune të kompjuterizuara, me më shumë se 330,000 të punësuar [4] përreth 460 qendrave të kontaktit në 80 shtete dhe shërben më shumë se 265 tregje.[5][6] Shtetet në të cilat Teleperformance vepron janë Britania e Madhe, Shqipëria, Brazili, Kili, India, Filipinet, Kina, Kanada, Meksika, Kolumbia, Norvegjia, Italia, Greqia, Portugalia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosta Rika, Republika Dominikane, Australia, Holanda, Surinami, Egjipti, Rusia, Suedia, Gjermania dhe Polonia.[7][8]

Teleperformance është njëra nga kompanitë më të mëdhaja botërore BPO me vlerë prej 6.000$ miliardë dhe me seli në Paris, Francë.[3]

Shifra të rëndësishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të ardhurat totale të kompanisë në vitin 2019 ishin €5,355 miliardë (6.000 miliardë $).[9] Shërbimet e tyre ofrohen në më shumë se 265 gjuhë dhe dialekte në emër të kompanive në industri të ndryshme.9[10] Që nga prilli i vitit 2016, vlera e kompanisë në treg ishte 4.577 miliardë dollarë me note vlerësimi AGR 94.[11]


Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1978-1990[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Daniel Julien e ka krijuar Teleperformance në Paris në vitin 1978 .[5] Në vitin 1986, Teleperformance ka themeluar degët e para ndërkombëtare në Belgjikë dhe Itali. Ndjekur nga degët tjera në tregjet evropiane: Gjermani, Suedi dhe në Britaninë e Madhe. Në vitin 1990, Teleperformance hapi qendrat e para lojale për konsumatorët dhe bëri anketimet e para lidhur me kënaqësinë e konsumatorëve.[12]

1991-2002[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1993 është themeluar Teleperformance SHBA, duke filluar operacionet e saja në qendrat e kontaktit në Shtetet e Bashkuara. Ndërmjet viteve 1996 dhe 1998 u hapën qendrat e kontaktit në Azi-Pacifik, me operacione në Filipine, Singapur dhe Korenë e Jugut. Grupi u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme në Evropë nëpërmjet blerjeve të shumta

dhe kompanive të vogla në Zvicër, Norvegji, Danimarkë, Greqi, Spanjë, Holandë dhe Finlandë.[12]

Nga viti 1999 deri në vitin 2002, rrjeti Teleperformance u zgjerua nëpër Amerikë, në Argjentinë,[13] Brazil,[14] Meksikë[15] .

2003-2013[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2003 Teleperformance u bë qendra e dytë më e madhe për kontakt në botë sa u përket të ardhurave.[16]

Kompania u ofronte qendra të jashtme dhe shërbime të automatizuara kompanive që kishin problem me kostot. SR.Teleperformance filloi me zgjidhjet për transformim të biznesit duke synuar deri qendrat e brendshme të kontaktit.[17]

Në vitin 2005 të ardhurat e Teleperformance tejkaluan 1 miliard euro për herë të parë. Në vitin 2006, ata blenë Teleperformance në Rusi dhe Teleperformance u bë Teleperformance.[18]

Në vitin 2006 Teleperformance SHBA bleu qendrën për thirrje telefonike me 400 punonjës të AOL në Ogden, Utah. Kjo ishte qendra e 23-të për thirrjeve që kompania kishte blerë deri tani.[19]

Në vitin 2007, Teleperformance blenë 100% të aksioneve në Twenty4help, lideri evropian për mbështetje teknike; AllianceOne, kompani për menaxhimin e llogarive të arkëtueshme në SHBA;[20] dhe Hispanic Teleservices, një ofrues për shërbime telefonike me operacione të bazuara në Meksikë. Paralelisht, Teleperformance bleu kompaninë TPH Services Telecoms, dhe disa faqe të SFR.[21]

Në vitin 2008, operacionet dhe strategjia e grupit u centralizuan në menaxhim nën përgjegjësinë e Daniel Julien dhe Jacques Berrebi. Teleperformance bleu The Answer Group, një ofrues për mbështetje teknike në nivel të lartë në tregun e SHBA.[22]

Jacques Berrebi njoftoi planet e tij për dalje në pension në janar 2008. Ai përfundoi të gjitha detyrat e tij funksionale në 5 janar 2009, por ruajti marrëdhënien me Group Inc Teleperformance si "këshilltarë special" për aktivitetet e grupit në Amerikë dhe tregjet e Azisë-Pacifikut.[23][24]

Në vitin 2009, kompania nisi opcionin Teleperformance Platinum, një strategji për të ofruar shërbim dhe përvojë më të mirë për konsumatorët.[25]

Në vitin 2010, Teleperformance bleu qendrën telefonike rivale skoceze të jashtme 'beCogent' për 35£ milionë.[26]

Në vitin 2012, Jacques Berrebi, bashkë-themelues me Daniel Julien të Teleperformance Group, u pensionua në moshën 70 Bordi e quajti atë "Chairman Emeritus." [27] Atë vit, Teleperformance hapi 5 qendra shumë gjuhësore, multikulturore për shërime në Evropë dhe tregje të tjera.[28] Prej vitit 2013 Teleperformance kishte gjashtë qendra kontakti në Tunizi.[29] Në 2013, Teleperformance bleu TLS Contact.[30] Paulo Cesar Salles Vasques u shpall kryeshef ekzekutiv i ri i grupit [31] dhe Daniel Julien vazhdoi si kryetar bordi.[32][33]

2014-2016[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2014, Teleperformance bleu Aegis USA Inc, një kompani teknologjike e madhe me burime të jashtme në Shtetet e Bashkuara, Filipine dhe Kosta Rikë. Transaksioni ishte miratuar nga autoritetet rregullative.[32]

Prej 2014 deri 2016, Teleperformance krijoi dhe/ose hapi pesëdhjetë qendra të reja në mbarë botën. Këtu përfshihen qendrat në Shtetet e Bashkuara,[34] Kanada, Britani të Madhe,[35] Indonezi, Kinë, Filipine,[36] Gujana,[37] Portugali,[38] Kolumbi,[39] Surinam,[40] Dubai,[41] Shqipëri,[42] Egjipt,[43] Australi [44] dhe Lituani.[45]

Në mars të vitit 2015 kompania njoftoi hapjen e një qendre të re larg zyrës qendrore në Paramaribo, Surinam. Qendra për kontakt me shumë kanale ofron mbështetje për klientët e Beneluksit në holandisht.[46]

Në maj 2016 Teleperformance njoftoi hapjen e një qendre të kontaktit në Australi. Qendra ka 300 vende pune dhe gjendet në Burwood, Viktoria, rreth 16 kilometra jashtë Melburnit.[47]

Kompania njoftoi në korrik të vitit 2016 planet e saja për tu zgjeruar në Bristol, Tennessee në Shtetet e Bashkuara duke krijuar 500 vende pune brenda pesë viteve të ardhshme.[48]

Në gusht 2016 Teleperformance bleu LanguageLine Solutions LLC në Kaliforni për 1.52$ miliard  nga një firmë private amerikane, Abry Partners.[49]

Certifikatat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teleperformance është e njohur nga viti 2015 prej programit për punëdhënësit më të mirë Aon Hewitt™. Kompania arriti certifikimin në dhjetë vende të botës, përfshirë Kinën, Indinë, Portugalinë, Shqipërinë, Sllovakinë, Ukrainën, Zvicrën, Kilin, Egjiptin dhe Libanin.[50]

Më 14 prill të 2016 Teleperformance fitoi certifikimin Enterprise-Wide nga Verego. Të gjitha faqet globale të Teleperformance plotësuan kërkesat e standardit për përgjegjësi sociale të Verego (Verego SRS) për certifikim të plotë në lidership, etikë, punë me njerëz, komunitete dhe mjedis.[51]

Çmimet dhe mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2015 Teleperformance u emërua si njëra nga kompanitë më të mira në për të punuar në Brazil,[52] Republiken Domenikane, El Salvador, Indi,[53] Mekiskë [54] dhe Portugali.[55][56]

Teleperformance ishte në mesin e 50 kompanive me kapital më të madh të tregut të njohur nga Forbes në vitin 2016 si kompani më të besueshme të Evropës Perëndimore.[57]

Kompania u nderua me Çmimin Frost & Sullivan 2015 për inovacion në strategjinë e konkurencës dhe udhëheqësisë në Evropë.[58]

Kompania u rendit e katërta në mesin e vendeve më të mira të punës në Indi në vitin 2016.[59][60] ­

Në qershor të vitit 2016 u emërua nga instituti i endeve më të mira të punës si njëra nga 25 kompanitë më të mira për të punuar në Amerikën Latine.[14]

Kultura korporative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali For Fun është njëra nga projektet që dalin nga takimet mujore nga drejtori Vasques 'me një grup prej 500 të punësuarve të quajtur "Bisedë me Presidentin." FFF është një lloj shfaqjeje talenti ku punonjësit e Teleperformance mund të tregojnë aftësitë e tyre artistike . Që nga prezentimi i parë ajo, FFF u kthye në një festival botëror i cili u shfaq në Filipine në vitin 2010 dhe në Brazil në vitin 2011.62[61]

Përgjegjësia sociale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Lisbonë, Portugali, në korrik të vitit 2016, Teleperformance mbajti një eveniment për të promovuar dhe për të mbështetur sportistët e rinj portugezë.[62]

Teleperformance Philippine, në partneritet me krahun e saj të CSR, Qytetari i Fondacionit Botëror, (COTW), ndihmoi për t’i zhvendosur viktimat e përmbytjes nga Tajfunit Ondoy në vitin 2009, krijimin e fshatit Kalinga Gawad Teleperformance në vitin 2010. Në gusht të vitit 2013 lagja e re kishte 50 shtëpi dhe një qendër kujdesi ditore SIBOL, një qendër mësimi për IT dhe më shumë. Përvjetori i 3-të i zhvendosjes u mbajt më 17 gusht, dhe u drejtua nga kryetari i Teleperformance Azi dhe Pacifik, David Rizzo dhe të tjerët.64 Deri në dhjetor të 2014, kompania përfundoi ndërtimin e shtëpive të reja për 100 familje të zhvendosura në fshatin Tanay në Rizal.[63]

Në fund të 2015 Teleperformance SHBA lidhi partneritet me Delete Blood Cancer DKMS duke u ofruar regjistrime punonjësve për donacione të palcës së eshtrave. Si rezultat i kësaj , afërsisht 1.400 të punësuar hynë në regjistrin për palcës të eshtrave.[64]

Më 24 nëntor të 2014 Teleperformance së bashku me Feed the Children, shpërndanë ushqim dhe gjëra tjera të nevojshme për të ndihmuar 400 familje nevojtare në zonën Fairborn, Ohio.[65]

Në maj të 2016, kompania mori përsipër të gjithë vendndodhjet e tyre në Meksikë për të marrë 100% të nevojave energjetike nga panelet fotovoltaike diellore. Ky veprim përfundimisht do të zvogëlojë gjurmët e karboni nga lokacionet meksikane mbi 80%, dhe në mbarë botën me 9%.[66]

Teknologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2016 kompania zhvilloi qendrën e-Performance, një teknologji që i mundëson kompanisë më së miri t’i arrijë kërkesat e strategjisë së saj me shumë kanale.[67]

Teleperformance fitoi çmimin e një patenti të SHBA në 5 maj, 2015, për “kryerje të porosive telefonike me siguri dhe efikasitet” nëpërmjet një teknologjie të re të quajtur ESP™. ESP™ përshpejton shpejtësinë e hyrjes të të dhënave konfidenciale të konsumatorit, njëkohësisht duke siguruar procesin e marrjes së informacionit.70 [68]

Në shkurt të vitit 2015 Teleperformance njoftoi hapjen e qendrës së parë virtuale për kontakt në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. E vendosur në qytetin e internetit të Dubai, zyra do të jetë një qendër virtuale kontakti që lidh klientët rajonal dhe ndërkombëtar në Emiratet e Bashkuara Arabe me qendrën e kontaktit të Teleperformance në Kajro, Egjipt.[69]

Teleperformance ishte një partner komercial në “Sensei Project” mbajtur në 2016 për të paraparë rezulatet e votave të “Brexit” në Britaninë e madhe duke përdorur të dhënat e mbledhura nga bisedat në mediat sociale.[70]

Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teleperformance Albania (akronimi: TP) u themelua në vitin 2008 për të siguruar shërbime për kompani që operojnë në tregun italian.[71]

Kapacitet fillestar prej 80[71] vende pune dhe u rrit në mënyrë eksponenciale me afërsisht dyfishuar këtë numër çdo gjashtë muaj. Sot, TP Shqipëria vepron nga dy vende kryesore: një në Tiranë, duke numëruar më shumë se 516 vende pune, dhe një të dytë në Durrës, 40 km larg, me rreth 749 vende pune.[72][73]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Teleperformance History". Marrë më 2010-11-12. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The end of the line". Economist. 6 shkurt 2016. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "16 best technology companies to work for in India". The Times of India. 5 korrik 2016. Marrë më 25 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Teleperformance SE Number of Employees" (PDF). Macroaxis. Marrë më 17 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Par, M.J. (29 mars 2012). "La France championne du monde". l'express emploi. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Teleperformance: 2016 Annual Results". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Foreign Investment in Latin America and the Caribbean 2004. United Nations. f. 57. Marrë më 17 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Choose Country". Teleperformance. Marrë më 17 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Teleperformance: 2016 Annual Results". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Who We Are". Teleperformance. Marrë më 22 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Forbes Launches Western Europe's Most Trustworthy Companies List". Forbes:. 22 prill 2016. Marrë më 22 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtje CS1: pikësim shtesë (link)
  12. ^ a b http://www.encyclopedia.com/books/politics-and-business-magazines/sr-teleperformance-sa
  13. ^ http://www.bloomberg.com/research/stocks/private/snapshot.asp?privcapid=39928788
  14. ^ a b https://noticias.terra.com.br/dino/teleperformance-e-uma-das-melhores-empresas-para-trabalhar-da-america-latina-pelo-instituto-great-place-to-work,461bf72949e7ab5d5eae3a3dc1b2bbb58luyqfim.html
  15. ^ http://www.nearshoreamericas.com/teleperformance-invests-6-million-call-center-puebla/
  16. ^ "TELEPERFORMANCE pénalisé par le départ de son P-DG". Sicavonline. 2 maj 2008. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "SR Teleperformance S.A." Encyclopedia.com. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Fabreguettes-Leib, Jérôme (25 nëntor 2005). "Les fondateurs vont s'alléger". Les Échos. Marrë më 4 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Buffardi, Michelle (23 tetor 2006). "Teleperformance USA Buys AOL Call Center". EE Times. Marrë më 4 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "French Call Center Giant Acquires Debt Collector AllianceOne". Inside Arm. 1 gusht 2007. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Dow Jones Newswire (13 maj 2014). "Teleperformance maintient ses objectifs après une croissance organique de 9,1% au 1er trimestre". Les Echos. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "TELEPERFORMANCE ACQUIRES THE ANSWER GROUP". Chief Marketer. 24 dhjetor 2008. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "TELEPERFORMANCE : Jacques Berrebi organizes his retirement". Market Wired. 30 nëntor 2007. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Barnard, Patrick (1 janar 2008). "Teleperformance Chairman to retire". High Beam Research. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Hughes Continues Raising High Quality of Customer Care With Teleperformance's Platinum Service". Yahoo!. 27 tetor 2010. Marrë më 5 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "BeCogent call centre firm sold to Teleperformance". BBC. 18 gusht 2010. Marrë më 31 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Teleperformance : Jacques Berrebi présente TP". YouTube.com. 1 shkurt 2012. Marrë më 7 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Teleperformance Launches a New Era for Customer Experience Management". BusinessWire. 3 tetor 2012. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Aizicovici, Francine (4 prill 2013). "Teleperformance et ses pratiques sociales "à l'épreuve" pour neuf mois". Économie. Marrë më 23 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "TELEPERFORMANCE ACQUIERT 100% DE SA FILIALE TLSCONTACT". Capital. 29 janar 2013. Marrë më 7 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Teleperformance nomme Paulo César Salles Vasques directeur général". Les Echos. 31 maj 2013. Marrë më 7 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ a b Robert, Martine (10 korrik 2014). "Teleperformance mise 610 millions sur les Etats-Unis". Les Echos. Marrë më 7 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Teleperformance vise une nouvelle année de croissance en 2014". Les Echos. 7 shtator 2016. Marrë më 7 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ http://www.rgj.com/story/money/business/2015/08/28/teleperformance-usa-opens-new-reno-center-hiring/71335618/
  35. ^ http://contact-centres.com/vauxhall-pan-european-contact-centre-goes-live/
  36. ^ http://www.thephilippinepride.com/teleperformance-opens-16th-contact-center-with-at-least-1500-bpo-job-openings/
  37. ^ http://www.stabroeknews.com/2015/news/stories/02/23/workers-needed-new-camp-street-call-centre/
  38. ^ http://www.npr.org/sections/parallels/2013/07/08/199032441/Call-Centers-Call-On-Multilingual-Portuguese
  39. ^ http://www.elheraldo.co/economia/teleperformance-la-alternativa-para-mejorar-su-nivel-de-ingles-mientras-trabaja-260766
  40. ^ http://www.nearshoreamericas.com/teleperformance-expands-suriname-bulking-america/
  41. ^ http://www.emirates247.com/news/emirates/hire-staff-lease-dubai-call-centre-but-pay-cairo-salaries-rent-2015-02-07-1.579764
  42. ^ http://www.panorama.it/news/esteri/i-call-center-italiani-ormai-sono-in-albania/
  43. ^ http://gulfnewsjournal.com/stories/510722564-huawei-consumer-group-selects-egypt-as-middle-east-hub
  44. ^ http://www.reuters.com/article/idUSFWN18N0ET
  45. ^ http://www.belfasttelegraph.co.uk/business/news/call-centre-firm-teleperformance-creating-800-jobs-in-co-fermanagh-biggest-jobs-announcement-outside-belfast-in-12-years-34112611.html
  46. ^ http://www.4-traders.com/news/Teleperformance-Announces-Expansion-of-Global-Footprint-to-Paramaribo-Surinam--20078514/
  47. ^ https://www.contactcenterworld.com/view/contact-center-news/teleperformance-expands-global-footprint-to-australia.aspx
  48. ^ http://wjhl.com/2016/07/27/teleperformance-to-expand-in-bristol-tn-creating-500-jobs-within-5-years/
  49. ^ https://www.bloomberg.com/news/articles/2016-08-22/teleperformance-of-france-buying-languageline-for-1-52-billion
  50. ^ "Teleperformance : Résultats annuels 2015". ABC Bourse. 24 shkurt 2016. Marrë më 22 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Teleperformance awarded enterprise-wide certification for social responsibility by Verego". CSR Europe. 15 prill 2016. Marrë më 22 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ http://www.zdnet.com/article/google-tops-list-of-best-it-workplaces-in-brazil/
  53. ^ http://economictimes.indiatimes.com/slideshows/corporate-industry/10-best-companies-to-work-for-in-india-this-year/rank-4-teleperformance-india/slideshow/53043620.cms
  54. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 tetor 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 13 gusht 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 nëntor 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ http://www.forbes.com/sites/forbespr/2016/04/22/forbes-launches-western-europes-most-trustworthy-companies-list/#40c61852aa38
  58. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 qershor 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ http://economictimes.indiatimes.com/news/company/corporate-trends/indias-best-workplaces-of-2016-teleperformance-india-employs-cutting-edge-thinking-to-check-attrition/articleshow/52987454.cms
  60. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 tetor 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "O exportador de boas ideias". Dinheiro. 2 shtator 2011. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 1 tetor 2016. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "Teleperformance completes construction of 100 homes at Gawad Kalinga Village in Rizal". IBPAP. 4 dhjetor 2014. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Nearly 1,400 Teleperformance U.S.A. Employees Register as Bone Marrow Donors". MarketWired. 21 dhjetor 2015. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ "TELEPERFORMANCE AND FEED THE CHILDREN TAKE A STAND AGAINST HUNGER IN FAIRBORN". Feed the Children. 18 nëntor 2014. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ Toscana, Gabriel (6 maj 2016). "Teleperformance Mexico Goes Solar". Teleperformance. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ Brinsmead, Aphrodite (16 maj 2016). "Teleperformance addresses the omnichannel challenge with data insights and strategy advice". Ovum.com. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "Teleperformance announces approval of a new patent by United-States Patent and Trademark Office (Teleperformance SA)". WN.com. 7 maj 2015. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Teleperformance brings leading technology to launch first-ever Middle East virtual contact centre". Zawya. 4 shkurt 2015. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ Schofield, Jack (31 maj 2016). "Can the EU's Sensei project predict Brexit by data-mining social media chatter?". ZDnet.com. Marrë më 24 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ a b CERINO, GIULIA (17 maj 2011). "Teleperformance, 1,464 redundancies in Italy CGIL: "Cut here and takes in Albania"". la Repubblica.it. Marrë më 15 dhjetor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ Bechis, Cesare (5 janar 2011). "Teleperformance, acquisisce nuovi clienti Ma il lavoro non è a Taranto ma il Albania". Corriere Del Mezzogiorno. Marrë më 15 dhjetor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]