Shko te përmbajtja

Tellurokracia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tellurokracia (nga [tellus] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |lit= (help) dhe [κράτος] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |translit= (help)) është një koncept i zhvilluar nga teoricieni i të djathtës ekstreme ruse, Aleksandër Dugin për të përshkruar një tip qytetërimi ose sitemi shtetëror që përcaktohet nga zhvillime të territoreve tokësore dhe depërtim konsisten në territoret e brendshme. Shtetet tellurokratike zotërojnë një territor shtetëror në të cilin jeton etnia shtetformuese. Përreth këtij territori zhvillohet zgjerimi i mëtejshëm tokësor. Tellurokracia konceptohet si një antonim i thalasokracisë.

Shumica e shteteve paraqesin një amalgam veçorish tellurokratike dhe thalasokratike. Në gjeografinë politike, gjeopolitikë dhe gjeo-ekonomi, termi përdoret për të shpjeguar fuqinë e një shteti nëpërmjet kontrollit të tij mbi tokën. Për shembull, para bashkimit të tyre, Sulltanati i Maskatit ishte thalasokratik, por Imamati i Omanit ishte një vende pastërtisht tellurokratik, pa dalje në det. Mund të thuhet se shumica e shteteve pa dalje në det janë tellurokraci.

Përcaktimi i tellurokracisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tellurokracitë përgjithësisht nuk janë pastërtisht tellurokratike. Në veçanti, tellurokracitë më të mëdha kanë vija bregdetare dhe jo vetëm territore tokësore, ndryshe nga thalasokracitë, që historikisht do të kishin vetëm vija bregdetare dhe jo territore të mbyllura tokësore. Kjo e bënë të vështirë përcaktimin se çfarë është saktësisht një tellurokraci.

Për shembull, Mongolët u përpoqën të pushtonin Japoninë në raste të shumta. Gjithashtu, Perandoria Ruse pushtoi Amerikën Ruse (tani Alaska) pasi ajo arriti një pikë ku nuk mund të zgjerohej më drejtë lindjes nga toka. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara e blenë Alaskën dhe përfshinë shumë ishuj dhe Zonën e Kanalit të Panamasë pasi ajo nuk mund të zgjerohej më tepër drejtë perëndimit. Vlen të theksohet se Australia kontinentale, gjerësisht tellurokratike, u themelua pasi një grup kolonish thalasokratike, mbanin territoret e saj ishullore jashtë tokës së saj kryesore kontinentale, si Ishulli i Krishtlindjeve.

Tellurokraci historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë perandori të lashtësisë janë të shquara më shumë si tellurokraci sesa rivalet e tyre, si Republika Romake e hershme në kundërshtim me rivalen e saj Perandorinë Kartagjenase, që më vonë pasi Perandoritë Romake dhe Bizantine u kthyen më shumë në thalasocratike, megjithëse akoma rivale mjaft tellurocratike ndaj perandorive Parthiane dhe Sasanide pastërtisht tellurokratike.

Në teorinë tij, Aleksandër Dugini e përcakton 'thalasokracinë' si 'pushtet i ushtruar falë detit', të kundërvënë ndaj tellurokracisë ose 'pushtetit të ushtruar falë tokës' [...]. 'Thalasokracia' këtu përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj; 'tellurokracia' përfaqëson Euro-azinë.[1] Karakteristikat vijuese qytetëruese tradicionalisht i atribuohen: një stil jetese sedentar (pa e përjashtuar kolonizimin emigrues), konservatizmi, vazhdimësia e normave ligjore, prania e një aparati të fuqishëm burokratik dhe autoritet qendror, këmbësori të fortë, por një flotë të dobët.[2] Traditionalisht, tellurokracia i atribuohet shteteve euro-aziatike (Perandoria Qing, Perandoria Mongole), Perandoria Mogule, etj. megjithëse disa, si Shtetet e Bahkuara të hershme dhe Perandoria Braziliane, do të duhet të formoheshin diku tjetër.

Në praktikë, të gjitha këto cilësi nuk janë gjithmonë të pranishme. Për më tepër, disa popuj dhe shtete evoluojnë përgjatë kohës në një drejtim ose në një tjetër. Rusia para Perandorisë Ruse ishte një shtet tipik tellurokratik. Pas Pjetrit të I, pati një rritje shkallë-shkallë në përvetësimin e veçorive thalsokratike të Perandorisë Ruse dhe pastaj Bashkimi Sovjetik, që u kthyen në një nga fuqitë më të mëdha navale. Perandoria Britanike, në të kundërt, ishte për një kohë të gjatë një shtet i vogël, gjerësisht thalasokratik jashtë ishujve të saj themelorë, por gjatë shekullit të XIX dhe shekullit të XX i rriti veçoritë e saj tellurokratike (zgjerimi në prapatokën australiane, Afrikën e brendshme, etj.).

Dugini e bazoi teorinë e tij në konceptin mbi veprat e krye juristit të Rajhut të Tretë dhe teoricienin e gjeopolitik, Carl Schmitt. Ai e lidh tellurokracinë me Euro-aziatizmin, në kundërshtim me një lidhje të perceptuar të thalasokracisë me Atlanticizmin.

  1. Lukic, Rénéo; Brint, Michael, red. (2001). Culture, politics, and nationalism in the age of globalization (në anglisht). Ashgate. fq. 103. ISBN 978-075461436-4.
  2. "Alexander Dugin: Eurasianism and the Tellurocracy-Thalassocracy Distinction". medium.com (në anglisht). 31 dhjetor 2020.