Tempulli Talagirisvara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 12°06′04″V 79°22′56″L / 12.1010300°V 79.3823500°L / 12.1010300; 79.3823500

Pamje e vimanës së tempullit të Panamalit

Tempulli Talagirisvara është një tempull hindu i vendosur në fshatin Panamalai në distriktin Viluppuram të shtetit Tamil NaduIndisë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli i Talagirisvaras në Panamalai

Narasimhavarmani II, që është i njohur edhe si Rajashimani mendohet se ka ndërtuar tempujt strukturorë të Dinastisë Pallava, përkatësisht Tempulli bregdetarMamallapuram, Tempulli Kailasanathar dhe Tempulli Talagirisvara në Panamalai. Tempull është ndërtuar mbi një kodër të vogël mbi liqenin e Panamalait.[1] Kjo strukturë e shekullit të VII ka një vimanë që ngjason me atë të Tempullit Kailasanatha të Kanchipuramit. Garbhagriha (shenjtorja e brendshme) bujt një Dharalingam dhe si në tempujt Pallava të asaj kohe, në murin e mbrapëm të shenjtërores ndodhet një panel i Somaskandas. Në tempull gjendet edhe një Ardhamandapa (gjysëm mandapa), në muret e të cilës mund të shihen panelet e hyjnive si Brahma me Saraswatin dhe Vishnu me Lakshmin të dyja anët. Faltorja është e drejtuar nga lindja dhe garbhagriha e saj është e rrethuar në të anët nga mikro-faltore (Anga Kovilët ose faltoret gjymtyrë – që janë të bashkangjitura me faltoren kryesore).[2] Në një periudhë të mëvonshme tempullit i janë shtuar pak më shumë mikro-faltore dhe një mahamandapa (një mandapa e madhe). Vimana është me tre kate dhe kati i sipërm ka qenë rikonstruktuar më vonë. Në tempull mund të gjenden gjithashtu edhe kolona me luanë të ulur në bisht, një karakteristikë tipike Pallava. Mikro-faltorja në veri ka një seksion të vogël pikturash murore që ka mbijetuar përgjatë viteve, dhe që paraqet dëshmi mbi mjeshtrinë e Artit Pallava.[3]

Veçantia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pikturat e Shivës si "Nataraja" në muret e shpellës janë paraqitja më e hershme e Shivës si Nataraja.[4]

Galeria imazhesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hardy, Adam (1995). Indian temple architecture: form and transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa tradition 7th to 13th centuries. f. 614. ISBN 8170173124. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ca. Vē Cuppiramaṇiyan̲; G. Rajendran (1985). Heritage of the Tamils: temple arts. f. 553. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Srinivasan, P. R. (1982). The Indian temple, art and architecture. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Talagirishwara Temple

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]