Teorema Zaimi-Marku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Teorema Zaimi-Marku konsiston në një mosbarazim të vërtetuar, i cili është formuluar nga dy të rinjtë shqiptarë. Gjithçka ka marrë start nga mosbarazimi i famshëm “Schur”, i zbuluar nga matematicieni gjerman në fillim të shekullit të XX. Mosbarazimi në variantin “Schur” është i vlefshëm, vetëm për një parametër (n = 3), ndërkohë që në variantin “Suranyi” është i vlefshëm për parametrin e dytë (k=0). Më parë njiheshin disa prova vetëm për k=1 dhe përdorej një matematikë shumë e avancuar, për të arritur këto prova. Kur u zbulua rasti i vlefshëm për n=4 në vitin 1993 bëri shumë bujë dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Në këtë fushë janë arritur rezultate të pjesëshme më parë, nga matematicienë si Cirtoaje, Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston në përgjithësimin e këtij mosbarazimi, duke e vërtetuar për çdo parametër n (natyror) dhe për të gjithë parametrat k (real). Zbulimi është shumë i rëndësishëm dhe teorema është formuluar, duke përdorur atë që në gjuhën e matematicienëve quhet “matematikë elemtare”. Prova me matematikë elementare ka më shumë vlerë, se ajo me matematikë të avancuar, sepse ofron mundësi më të mëdha aplikimi e është më e kuptueshme. Shqiptarët kanë përdorur mosbarazimin “Bernoulli”, mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin mbi të mesmen algjebrike gjeometrike. Përfundimi ka qenë i habitshëm dhe tashmë, çdo mosbarazim i mëparshëm, në këtë fushë do të quhet thjesht një variant i teoremës “Zaimi-Marku”, që do të studiohet nga studentët e matematikës në të gjithë botën.

Gjergji Zaimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Datëlindja: 20.10.1988

Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Botërore, Meksikë 2005.
Fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën Botërore, Greqi 2004.
Fitues i dy medaljeve të arta në Olimpiadën Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006.
Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005.
Fitues i medales së bronztë në Olimpiadën Ballkanike, Shqipëri 2003.
Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës.
Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare.

Keler Marku[redakto | redakto tekstin burimor]

Datëlindja: 28.07.1988

Fitues i dy medaljeve të bronzta në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006.
Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare.