Teufik Gjyli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teufik Gjyli
Skeda:Teufik Gjyli.jpg
U lind më29 janar 1903
Shkodër, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më6 shkurt 1969
Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
Emri i letraveT.Gj.
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrarepoezi, përralla dhe tregime për të rinj

Teufik Gjyli (Shkodër, 29 janar 1903 - 6 shkurt 1969) ka qenë arsimtar, antifashist dhe shkrimtar për fëmijë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër me 29 janar 1903, i biri i Reshitit të Mehmet Gjylit, familje me prejardhje nga Ulqini.[1] Arsimin fillor dhe të mesëm e nisi dhe e kreu në Shkodër. Punoi në arsim nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës[2] dhe më 1934 së paku, ka qenë mësues në shkollën fillore mashkullore Haslikaj.[3] Më 1935 në një mbledhje me bashkëqytetarë dhe kolegë, ku u kuvendua botimi i një të përkohshmeje dhe emërtimi i saj.[4] Më 1937 ka qenë sekretar i shoqatës "Vllaznija".[5] Me pushtimin italian të Shqipërisë, administrata e vendosur më pas e internoi për dy vite në Colfiorito të rajonit të Umbrias.[6]

Pas çlirimit, rifilloi punën si mesues dhe do të punojë në sektorë te ndryshëm të arsimit dhe te edukimit. Per veprimtarinë e gjatë dhe të vyer ne fushën e arsimit dhe të edukimit, Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordoi titullin “Mësues i Merituar”.

Pas nje semundje te rende, nderroi jetë në Shkoder, me 6 shkurt 1969.[2]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijimtaria letrare e Teufik Gjylit, kryesisht e zhanrit të letërsisë për fëmijë, ka si qendër qytetin e prejardhjes së familjes, Ulqinin. Duke përpunuar artistikisht lëndën burimore të rrëfenjave popullore, por edhe përmes krijimit origjinal, Gjyli u fut kështu në aradhën e përpunuesve të përrallës shqipe dhe letërsisë për fëmijë.[7]

Më 1954 botoi Kacimicrrin, novela e parë e gjatë e botuar në Shqipëri. Më 1957 u botua vëllimi Trëndafili i artë, ku përfshihen 18 përralla. Më 1959 Veriu dhe bora. Më tej më 1961 botoi Dhelpra e argjantë.[7]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet: Pemë gjenealogjike familjesh shkodrane. Vëll. 3. Idromeno. fq. 29.
  2. ^ a b Bushati, Xhahid (31 maj 2017). "Na ishte njëherë një përralltar... Teufik Gjyli". shkodradaily.com. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2019. Marrë më 6 shtator 2019.
  3. ^ Juka 2018, p. 135.
  4. ^ Dizdari, Besnik (29 shkurt 2016). "Mbledhja e intelektualëve shkodranë, propozimet e Migjenit dhe Luarasit". panorama.com.al. Panorama.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Juka, Gëzim H. (2014). Shkodra në Triumfin e Legalitetit. Tiranë: Reklama. fq. 177. ISBN 9789928125941.
  6. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 158. ISBN 9789928440358.
  7. ^ a b Bushati, Xhahid (2016). "Refleksione rreth krijimtarisë së shkrimtarit Teufik Gjyli në gjininë e përrallës" (PDF). Gegnia (2): 61–91.