Shko te përmbajtja

Thalasokracia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thalasokraci ose thalatokraci,[1] ndonjëherë edhe perandori detare, është një shtet me sundim detar, një perandori në det, ose një perandori detare.[2] Thalasokracitë tradicionale rrallë e mbizotërojnë tokën e brendshme, madje edhe në territoret e zotërimeve të tyre. Shembuj të kësaj ishin shtetet fenikase të Tirit, Sidonit dhe Kartagjena; Republikat Detare të qytet-shteteve italianeVenecies dhe GjenovësMesdhe; Perandoria Omanite e Arabisë; dhe perandoritë Srivixhaja, Maxhapahite dhe KmereAzinë Juglindore detare. Thalasokracitë, në këtë mënyrë mund të dallohen nga perandoritë tradicionale, ku territoret e një shteti, megjithëse me gjasa të lidhur kryesisht ose vetëm nga rrugë detare, përgjithësisht shtrihen në territoret e brendshme tokësore[3][4] në një tellurokraci ("hegjemoni me bazë tokësore").[5]

Termi thalasokraci mundet thjeshtë ti referohet supremacisë navale, si në këndvështrimin ushtarak, ashtu dhe në atë ekonomik. Grekët e lashtë përdorën të parët fjalën thalasokraci për të përshkruar qeverisjen e qytetërimit minoik, pushteti i të cilit varej nga marina e tij.[6] Herodoti dallon fuqinë detare nga fuqia tokësore, duke folur për nevojën për tiu kundërvënë thalasokracisë fenikase duke zhvilluar një "perandori greke të detit".[7]

Kuptimi dhe ndërtimi ideologjik i saj ndonjëherë quhet detarizëm (p.sh.: Plurikontinentalizmi ose Atlantizmi), duke iu kundërvënë kontinentalizmit (p.sh.: Euroaziatizmi).

Origjina e konceptit: lista e Eusebit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thalasokracia ishte ripërtëritja e një fjale të njohur nga një dokument klasik shumë specifik, të cilin studiuesi klasicist britanik John Linton Myres e quajti "Lista e Thalasokracive".[8] Lista përfshihej te Chronicon-i i Eusebit të Çezaresë, një vepër historie universale, një peshkop i fillimit të shekullit të IVCaesarea Maritima. Eusebi kategorizoi mjaft politi historike në Mesdhe si "det-kontrolluese" duke i listuar ato në një kronologji.[9]

Lista përfshin një seri "thalasokracish", duke nisur me Lidianët pas rënies së Trojës dhe përfundon me Egjinën, secila prej tyre kontrolloi detin për disa vjetë. Në këtë mënyrë lista paraqet një seri të njëpasnjëshme mbizotëruesesh përjashtimore navale, pasi kontrolli tërësor i dedeve ndryshonte duar midis këtyre thalasokracish.[10] Meqë ajo nuk e përmend nënshtrimin fundor të Egjinës nga forca detare e Athinës, lista origjinale me gjasa u hartuar para konsolidimit të Lidhjes së Delosit të mbizotëruar nga Athina.[11]

Lista e Eusebit mbijetoi nëpërmjet fragmenteve të veprave të Diodor Sikulit, ndërkohë u shfaq edhe te teologu dhe historiani i shekullit të IV Chronicon-i i Jeronimit,[12] dhe kronikani bizantin Xhorxh Sinkelos me Ekstrakte të kronografisë. Studiuesi klasicist gjerman Christian Gottlob Heyne e rindërtoi listën përmes fragmenteve në vitin 1771.[13] Lista pastaj u shqyrtua më tej nga John Myres në vitet 1906-1907 dhe u studiua gjerësisht nga Molly Miller në vitet 1970.[14]

Rrjetet tregtare detare proto-historike dhe historike austroneziane në Oqeanin Indian[15]

Historia dhe shembujt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popujt austronezianë të Azisë Juglindore detare zhvilluan rrjetin e parë tregtar detar të Oqeanit Indian.[15] Ata vendosën rrugë tregtare me Indinë Jugore dhe Sri Lankën që nga viti 1500 p.e.s., duke paraprirë shkëmbimin e kulturës materiale (si katamarani, kanoet polineziane, kanoe me të lidhur në mandallë dhe lundra të qepura, si dhe paan) dhe kultigjenë (si arrëkokosi, sandalli, bananet dhe kallam sheqeri); ashtu si dhe lidhjen e kulturave materiale të Indisë dhe Kinës. Indonezianët në veçanti tregtonin erëza (kryesisht kanellë dhe cinnamomum cassia) me Afrikën Lindore, duke përdorur katamaranë dhe kanoe polineziane si dhe duke lundruar me ndihmën e Erërave Perëndimore në Oqeanin Indian. Ky rrjet tregtar u zgjerua në perëndim të Afrikës dhe Gadishullit Arabik, duke rezultuar në kolonizimin austronezian të Madagaskarit nga gjysma e parë e mijëvjeçarit të parë të erës sonë. Ai vijoi në kohët historike, duke u kthyer më vonë në Rrugën Detare të Mëndafshit.[15][16][17][18][19]

Thalasokracitë e parë në rajonin Indo-Paqësor filluan të shfaqen rreth shekullit të II të e.s., nëpërmjet ngritjes së emporeve, që shfrytëzonin rrugët e begata tregtare midis Funanit dhe Indisë përmes Ngushticës së Malakës, duke përdorur teknologji të përparuara lundrimtare austroneziane. U shfaqën qytet-shtete të shumta bregdetare, të përqëndruara në portet tregtare të ndërtuar afër ose përreth grykëderdhjeve, që u mundësonin akses të lehtë te mallrat nga toka e brendshme për tregtinë detare. Këto qytet-shtete vendosën rrjete tregtare me qendrat e tjera tregtare në Azinë Juglindore dhe përtej. Sunduesit e tyre gradualisht gjithashtu u indianizuan nga adoptimi i strukturave shoqërore dhe fetare të Indisë për të konsoliduar pushtetin e tyre.[20]

Perandoria thalasokratike e Srivixhajës u shfaq nga shekulli VII nëpërmjet pushtimit dhe nënshtrimit të thalasokracive fqinje. Ato përfshinin Melajun, Kedahën, Tarumanagarën dhe Mataramin, ndër të tjera. Këto politi kontrollonin itineraret detare në Azinë Juglindore, duke shfrytëzuar tregtinë e erëzave të Ishujve të Erëzave, ashtu si dhe rrugët detare midis Indisë dhe Kinës.[20] Srivixhaja nga ana tjetër u nënshtrua nga Singhasari, rreth vitit 1275, para se të përvetësohej përfundimisht nga thalasokracia pasuese Maxhapahite (12931527).[21]

Arakkal Thalassocracy in the Laccadive Sea

Ali Raxhat Arakalë të Kanurit, në Kerala janë një tjetër shembull. Ali Musa, sunduesi i pestë thuhet se pushtoi një pjesë të ishujve Maladvipë (Maldivet) në vitet 1183-1184.

Lidhja me Maldivet dhe Lakshadvipin (Lakadivet) ishte e mirënjohur për portugezët dhe evropianët e tjerë, me kanalin 9° që ndante Minicojin nga grupi Lakadiv që referohej si Kanalit Mamalit sipa mbretërve arakalë. Madje gjatë fillimit të shekullit të XVI, mbreti i Maldiveve ishte tributar ndaj kësaj dere. Xhagiri i Ishujve Lakadive, mori nga Ali Raxhat nga Kolathiris në shekullin e XVI, statusin e përmirësuar të derës.[22] Kanuri (Kananorja) mund të karakterizohet në mënyrë efektive si një thalasokraci myslimane, duke ditur se identiteti fetar i Ali Raxhave kishte një rol domethënës në sjelljen e tyre politike.

Mundi të krijohet një lidhje e të ardhurave nga importimi i kuajve nga Azia Perëndimore në pushtetin politik të Ali Raxhave përgjatë [[shekulli XVI|shekullit të XVI.[23]

Evropa dhe Mesdheu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hartë me vendndodhjet dhe stemat e republikave detare të italiane: Venecia, Gjenova, Amalfi, Piza, Noli, Ankona, Raguza dhe Gaeta.

Një nga thalasokracitë të shfqura më herët ishte ajo e qytetërimit minoik. Duke shkruar në shekulli V p.e.s. Tukididi raporton se Minosi "sipas traditës" krijoi një marinë për të mbizotëruar ishujt e Cikladeve dhe Detin Egje. Nëse kjo forcë ishte për qëllimin e pushtimit të drejtpërdrejtë kolonial, asgjësimin e sulmeve pirate ose thjeshtë për lehtësimin e tregtisë mbetet e paqartë.[24]

Fuqi të tjera të mëvonshme të përqëndruara te deti ose detare në Mesdhe përfshijnë fenikasit, Athinën (Lidhja e Delosit), Kartagjenën, Liburnët dhe në shkallë më të vogël Egjinën dhe Rodosin.[25]

Mesjeta pa shumë thalasokraci, shpesh perandori të përqëndruara në tokë, që kontrollonin zona detare, më e mirënjohura prej tyre ishte Republika e Venecies, Republika e Gjenovës dhe Republika e Pizës; të tjerat ishin: Dukati i Amalfit, Republika e Ankonës, Republika e Raguzës, Dukati i Gaetës dhe Republika e Nolit. Ato njihen si republika detare, që kontrolluan tregtinë dhe territore në Mesdhe për shekuj. Këto kontakte nuk ishin vetëm tregtare, por edhe kulturore dhe artistike. Ato luajtën gjithashtu një rol thelbësor në Kryqëzata.[26][27][28]

Republika Veneciane konvencionalisht në shekullin e XV ishte e ndarë në Dogadon e Venicies dhe Lagunën, Stato di Terraferma i zotërimeve veneciane në Italinë Veriore dhe Stato da Màr i zotërimeve veneciane përtej detit. Sipas historianit francez Fernand Braudel, Venecia ishte një perandori e shpërndarë, një perandori stacionesh tregtare që përbënin një sistem kapitalist pararendës.[29]

Nga shekulli XII deri në shekullin e XV Republika Gjenoveze kishte monopolin e tregtisë në Mesdheun Perëndimor, duke vendosur koloni dhe stacione tregtare në shumë vende, dhe në vijim mori në kontroll edhe rajonet e Detit të Zi. Ajo ishte një nga fuqitë më të mëdha navale të Evropës gjatë mesjetës së vonë.[30][26]

Mesjeta e hershme (rreth periudhës 5001000) pa shumë qytete bregdetare të Italisë jugore të zhvilloheshin në thalasokraci të vogla, fuqitë kryesore të të cilave qëndronin te portet dhe aftësia e tyre për të drejtuar marina për të mbrojtur brigjet miqësore nga shkatërrimet armike. Ato përfshinin Gaetën dhe Amalfin.[31][32]

Evropën Veriore, Mbretëria e Ishujve zgjati nga shekulli IX deri në shekullin e XIII, duke përfshirë Ishullin e Manit, Hebridet dhe ishuj të tjerë pranë brigjeve të Britanisë së Madhe.

Gjatë shekujve të XIV dhe të XV, Kurora e Aragonës ishte gjithashtu një thalasokraci që kontrollonte një pjesë të madhe të Spanjës së tanishme lindore, pjesë të asaj që tani bënë pjesë në Francën jugore dhe territore të tjera në Mesdhe. Shtrirja e gjuhës katalane është rezultat i kësaj; ajo flitet në AlgheroSardenjës.[33]

Rrugët kryesore tregtare të perandorive spanjolle dhe portugeze

Transkontinentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me periudhën moderne, Epoka e zbulimeve pa shfaqjen e disa thalasokracive transkontinentale. Të ankoruara në territoret e tyre evropiane, mjaft shtete krijuan perandori koloniale të mbajtura bashkë nëpërmjet supremacisë navale. E para mes tyre kronologjikisht ishte Perandoria Portugeze, e ndjekur shpejtë nga Perandoria Spanjolle, e cila u sfidua nga Perandoria Holandeze, e cila nga ana tjetër e zëvendësuar në detet e hapur nga Perandoria Britanike, që kishte zotërime të mëdha tokësore të mbajtura bashkë nga Marina Mbretërore. Me garën navale të armëve (veçanërisht midis Gjermanisë dhe Britanisë). Fundi i kolonializmit dhe fitimi i pavarësisë nga shumë koloni, e zvogëloi kontrollin e oqeaneve nga thalasokracitë europiane—megjithëse projektimi i fuqisë Britanike në Luftën e Folklandeve të vitit 1982 tregoi vijimin e sistemit thalasokratik.[34][35]

Perandoria Osmane u zgerua nga rajoni me bazë tokësore për të mbizotëruar Mesdheun Lindor dhe në Oqeanin Indian si një thalasokraci nga shekulli XV.[36]

Lista e thalasokracive historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. (nga θάλασσα, θάλαττα, përkth.'det', dhe κρατεῖν; duke dhënë θαλασσοκρατία),
  2. Alpers, Edward A. (2013). The Indian Ocean in World History. New Oxford World History (në anglisht). Oxford University Press. fq. 80. ISBN 978-0199929948. Marrë më 6 shkurt 2016. Portugalia ishte një një perandori detare apo thalasokraci në të gjitha kuptimet.
  3. P. M. Holt; Ann K. S. Lambton; Bernard Lewis (1977). The Cambridge History of Islam (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 129–. ISBN 978-0-521-29137-8.
  4. Barbara Watson Andaya; Leonard Y. Andaya (2015). A History of Early Modern Southeast Asia, 1400–1830 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 159–. ISBN 978-0-521-88992-6.
  5. Lukic, Rénéo; Brint, Michael, red. (2001). Culture, politics, and nationalism in the age of globalization (në anglisht). Ashgate. fq. 103. ISBN 978-0754614364.
  6. D. Abulafia (2014). "Thalassocracies". përmbledhur nga P. Horden; S. Kinoshita (red.). A Companion to Mediterranean History (në anglisht). Oksford. fq. 139–153.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  7. A. Momigliano (maj 1944). "Sea-Power in Greek Thought". The Classical Review (në anglisht): 1–7.
  8. Myres, John L. (1906). "On the 'List of Thalassocracies' in Eusebius". The Journal of Hellenic Studies (në anglisht). 26: 87–88. doi:10.2307/624343. JSTOR 624343. S2CID 163998082.
  9. "Eusebius: Chronicle". attalus.org (në anglisht). Marrë më 28 maj 2017.
  10. në fjalët e Christian Gottlob Heyne-s "të thalatokratizosh" është "të sundosh detin", jo thjeshtë të mbash pushtetin detar si çdo sundues tjetër me një marinë të fortë; thalasokrati mban komandën përjashtimore mbi zotërimet ujore thjeshtë sikur të ishte një vend, që shpjegon si popuj të tillë mund "të marrin" dhe "kenë" detin.
  11. Myres, John L. (1906). "On the 'List of Thalassocracies' in Eusebius". The Journal of Hellenic Studies (në anglisht). 26: 87–88. doi:10.2307/624343. JSTOR 624343. S2CID 163998082.
  12. Seksioni i rëndësishëm i Chronicon-it në latinisht mund të gjendet te "Hieronymi Chronicon pp.16-187". tertullian.org (në anglisht). Marrë më 29 maj 2017.
  13. Heyne, Christian Gottlob (1771). "Commentario I: Super Castori Epochis etc". Novi Commentarii Societatis Regiae Scientiarum Gottingensis (në latinisht).
  14. Molly Miller (1971). The Thalassocracies (në anglisht). SUNY Press.
  15. 1 2 3 Manguin, Pierre-Yves (2016). "Austronesian Shipping in the Indian Ocean: From Outrigger Boats to Trading Ships". përmbledhur nga Gwyn Campbell (red.). Early Exchange between Africa and the Wider Indian Ocean World (në anglisht). Palgrave Macmillan. fq. 51–76. ISBN 978-3319338224.
  16. Doran, Edwin Jr. (1974). "Outrigger Ages". The Journal of the Polynesian Society (në anglisht). 83 (2): 130–140. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
  17. Waruno Mahdi (1999). "The Dispersal of Austronesian boat forms in the Indian Ocean". përmbledhur nga Roger Blench; Matthew Spriggs (red.). Archaeology and Language III: Artefacts, languages and texts. One World Archaeology (në anglisht). Vëll. 34. Routledge. fq. 144–179. ISBN 041510054-2.
  18. Doran, Edwin B. (1981). Wangka: Austronesian Canoe Origins (në anglisht). Texas A&M University Press. ISBN 978-089096107-0.
  19. Blench, Roger (2004). "Fruits and arboriculture in the Indo-Pacific region". Bulletin of the Indo-Pacific Prehistory Association (në anglisht). 24 (The Taipei Papers (Volume 2)): 31–50.[lidhje e vdekur]
  20. 1 2 Sulistiyono, Singgih Tri; Masruroh, Noor Naelil; Rochwulaningsih, Yety (2018). "Contest For Seascape: Local Thalassocracies and Sino-Indian Trade Expansion in the Maritime Southeast Asia During the Early Premodern Period". Journal of Marine and Island Cultures (në anglisht). 7 (2). doi:10.21463/jmic.2018.07.2.05.
  21. Kulke, Hermann (2016). "Śrīvijaya Revisited: Reflections on State Formation of a Southeast Asian Thalassocracy". Bulletin de l'École française d'Extrême-Orient (në anglisht). 102 (1): 45–95. doi:10.3406/befeo.2016.6231.
  22. Kurup, K. K. N. (1970). "Ali Rajas of Cannanore, English East India Company and Laccadive Islands". Proceedings of the Indian History Congress (në anglisht). 32: 44–53. JSTOR 44138504. Marrë më 12 janar 2024.
  23. Sebastian Prange. Monsoon Islam: Trade and Faith on the Medieval Malabar Coast (në anglisht).
  24. Raffaele D'Amato (2013). Early Aegean Warrior 5000-1450 BC (në anglisht). fq. 15. ISBN 978-1-78096-858-2.
  25. Andrew Lambert (2020). Seapower States: Maritime Culture, Continental Empires and the Conflict That Made the Modern World (në anglisht). Yale University Press.
  26. 1 2 "Genoa | Geography, History, Facts, & Points of Interest". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 16 prill 2021.
  27. "History of Pisa". About Pisa: full tourist guide about the city of Pisa, Tuscany (në anglishte britanike). Marrë më 16 prill 2021.
  28. "Pisa | Italy". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 16 prill 2021.
  29. Fernand Braudel (1984). The Perspective of the World (në anglisht). Vëll. 3-të i Civilization and Capitalism. Harper & Row. fq. 119.
  30. Walton, Nicholas (2015). Genoa, 'La Superba': The Rise and Fall of a Merchant Pirate Superpower (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-184904512-4.
  31. "Amalfi | Italy". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 16 prill 2021.
  32. Gino Benvenuti (1989). Le Repubbliche Marinare. Amalfi, Pisa, Genova, Venezia (në italisht). Romë: Neëton & Compton editori.; Armando Lodolini (1967). Le repubbliche del mare (në italisht). Romë: Biblioteca di storia patria.
  33. Bisson, Thomas N. (1991). The Medieval Crown of Aragon 'a Short History' (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 019820236-9.
  34. "Western colonialism – Spain's American empire". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 17 prill 2021.
  35. "British Empire | Countries, Map, At Its Height, & Facts". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 17 prill 2021.
  36. Fattori, Niccolò (2019). "The Conquering Ottoman Merchant". Migration and Community in the Early Modern Mediterranean: The Greeks of Ancona, 1510–1595. Palgrave Studies in Migration History (në anglisht). Cham (Zug): Springer. fq. 44. ISBN 978-303016904-6. Marrë më 3 shkurt 2020. Ngjitja e thalasokracisë Osmane gjatë gjysmës lindore të Mesdheut [...].

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]