Shko te përmbajtja

The Gospel Hoax

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

The Gospel Hoax: Morton Smith's Invention of Secret Mark është një monografi e Stephen C. Carlson, botuar nga Baylor University Press në vitin 2005.[1]

Libri argumenton se Morton Smith, profesor në Columbia University, ishte falsifikatori i të ashtuquajturës letër e Klementit, e cila përmbante të vetmet referenca ekzistuese ndaj të ashtuquajturit Secret Gospel of Mark (Ungjilli i fshehtë i Markut).[2][3]

Morton Smith tha se në vitin 1958 gjeti një letër që iu atribua Klementit të Aleksandrisë, të cilin Smith pretendonte se e zbuloi në vitin 1958 në manastirin Mar Saba afër Jeruzalemit.[2][3] Letra bënte referenca për një version ezoterik dhe të panjohur të Ungjillit të Markut.[1] Carlson argumenton se dorëshkrimi (letra) është një falsifikim modern e krijuar nga vetë Morton Smith, dhe jo një tekst Kristian i hershëm autentik.[1]

Përgënjeshtrimi që Carlson bën në libër mbështetet në disa linja evidence. Ai thekson anomalitë e gjetura në shkrimin e letrës (manuskriptit), përfshirë "dridhjen e falsifikatorit" që janë vende ku shkrimi heziton apo ndalet dhe lë një njollë boje të vogël, shenjë kjo tipike e dorëshkrimeve të rreme, çka sugjeron se është një shkrim imitues  dhe jo gjenuin.[4] Ai gjithashtu argumenton për elemente tekstuale që shfaqen në mënyrë anakronike dhe që në mënyrë të dyshimtë përkasin me interesat e vet Morton Smithit, veçanërisht temat e sekretësisë (fshehtësisë) dhe të seksualitetit në Krishtërimin e hershëm.

Carlson thotë se nga ana gjuhësore, letra e supozuar e Klementit është tepër e ngjashme me stilin e Klementit: çdo autor antik tregon ndryshime të lehta stili dhe të fjalorit nga vepra në vepër (zgjerim i njohurive dhe fjalorit), ndërkohë që letra përdor vetëm fjalë të pranishme në veprat e mëparshme të Klementit të vërtetuara si autentike, pra nuk ka fjalë të reja, çka implikon se letra është një falsifikim i një njeriu që e njeh mirë veprën e Klementit.[5]

Carlson sugjeron se Smith mund të ketë qenë i motivuar nga dëshira për të sfiduar pikëpamjet ortodokse mbi Jezusin dhe për të provokuar debat në studimet akademike biblike. Libri ka patur influencë në spostimin e opinionit akademik drejtë një pozicioni skepticizmi për sa i përket autenticitetit të "Secret Mark".[2][3][4]

Dorëshkrimi origjinal i letrës që Morton Smith thotë se gjeti, nuk u bë kurrë publik dhe nuk është gjendur nga studiuesit e tjerë;[6] ekzistojnë vetëm fotografitë që vetë Smith ka bërë, duke lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare.[7]

  1. 1 2 3 "The Gospel Hoax". Baylor University Press (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-01.
  2. 1 2 3 Price, Robert M. "Review: Stephen C. Carlson, The Gospel Hoax: Morton Smith's Invention of Secret Mark by Robert M. Price". www.robertmprice.mindvendor.com (në anglisht). Marrë më 2026-04-01.
  3. 1 2 3 Blomberg, Craig. "A review of Stephen Carlson's, "The Gospel Hoax," by Dr. Craig Blomberg". Denver Journal (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-01.
  4. 1 2 Tuckett, C. (2005-11-18). "The Gospel Hoax: Morton Smith's Invention of Secret Mark. By STEPHEN C. CARLSON". The Journal of Theological Studies (në anglisht). 58 (1): 193–195. doi:10.1093/jts/fll042. ISSN 0022-5185.
  5. Tuckett, C. (2005-11-18). "The Gospel Hoax: Morton Smith's Invention of Secret Mark. By STEPHEN C. CARLSON". The Journal of Theological Studies (në anglisht). 58 (1): 193–195. doi:10.1093/jts/fll042. ISSN 0022-5185.
  6. Pearse, Roger. "Roger Pearse: A review of Stephen CARLSON, The Gospel Hoax: Morton Smith's invention of Secret Mark". www.tertullian.org (në anglisht). Marrë më 2026-04-01.
  7. Brown, Scott G (2006). "Factualizing the Folklore: Stephen Carlson's Case against Morton Smith". The Harvard Theological Review (në anglisht). 99 (3): 291–327.