The Manipulated Man
| Autor | Esther Vilar |
|---|---|
| Gjuha | Anglisht |
| Temat | Të drejtat e burrave, Seksizmi, Studimet gjinore |
| Botoi | Pinter & Martin |
Data e botimit | 1971 |
| Lloji i medias | Paperback, Hardcover |
| Faqe | 155 |
| ISBN | ISBN 978-0-9530964-2-8 |
| Pasohet nga | The Polygamous Sex |
The Manipulated Man (botimi Gjermanisht: Der dressierte Mann) (shqip: Burri i manipuluar) është një libër i vitit 1971 nga autorja Esther Vilar, i shkruar fillimisht në gjermanisht dhe mëpastaj i përkthyer në anglisht nga Eva Borneman.
Ideja kryesore e librit është se gratë nuk janë të shtypura nga burrat, por përkundrazi ato kontrollojnë burrat për synimet dhe avantazhet e veta.[1] Botimi i tretë i librit u doli në janar 2009.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri argumenton se, ndryshe nga sa thotë retorika e zakonshme feministe dhe e të drejtave të grave, gratë në kulturat e industrializuara nuk janë të nënshtruara, por përkundrazi shfrytëzojnë një sistem të mirëkonsoliduar të manipulimit të burrave.
Vilar shkruan: "Burrat janë stërvitur dhe kushtëzuar nga gratë, ngjashëm me mënyrën se si Pavlov i kushtëzoi qentë e tij, që të bëheshin skllevërit e tyre. Si kompensim për punën e tyre, burrave u lejohet përdorimi periodik i vaginës së një gruaje." Libri pohon se djemtë e rinj inkurajohen të bashkëlidhin maskulinitetin e tyre me aftësinë për të qenë seksualisht intim me një grua, dhe se një grua mund ta kontrollojë një burrë duke fuqizuar veten nga ana sociale, për të qenë pika e kontrollit të maskulinitetit të tij.
Autorja thotë se përkufizimet dhe normat shoqërore, siç është ideja se gratë janë të dobëta, ndërtohen nga gratë duke u nisur nga nevojat e tyre. Vilar shpjegon se si funksionon: nëse gratë shihen si të dobëta, prej tyre pritet më pak; dhe për këtë arsye atyre u jepet më shumë liri veprimi në shoqëri sesa burrave. Vilar pohon se gratë në përgjithësi janë "gërmuese ari" ("gold digger") që përpiqen të nxjerrin para dhe burime të tjera materiale nga burrat.
Libri mbyllet me autoren që deklaron se, do të ishte e vështirë të ndryshohej situata duke i bërë apel grave, pasi gratë nuk janë të ndjeshme ndaj gjendjes së vështirë të burrave dhe nuk janë të gatshme të heqin dorë nga pozicioni i tyre i rehatshëm në shoqëri. Është detyrë e burrave të shohin përtej mashtrimit dhe shantazhit emocional dhe ta kritikojnë hapur gjendjen në mënyrë që të ndodhë ndonjë ndryshim domethënës.
Pritja dhe reagimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Manipulated Man ishte mjaft popullor në momentin që u botua, dhe mori një mbulim të konsiderueshëm në shtyp.[2]
Vilar deklaroi se kishte marrë kërcënime me vdekje për librin: "Kështu që nuk e kisha imagjinuar mjaftueshëm izolimin në të cilin do të gjendesha pasi të shkruaja këtë libër. As nuk i kisha parashikuar pasojat që do të kishte për shkrimin e mëvonshëm dhe madje edhe për jetën time private - kërcënimet e dhunshme nuk kanë pushuar deri më sot."[3]
Sipas një hulumtimi nga Instituti Spanjoll i Librit, versioni i përkthyer në spanjisht (nën titullin El Varón Domado) ishte libri i tretë më i shitur dhe më popullor në Spanjë në vitin 1975.[4]
Edicioni italian i librit u doli prej shtëpisë botuese Bompiani në vitin 1971, me titullin L'uomo ammaestrato, përkthyer nga Clara Lurig.[5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lëvizja për të drejtat e burrave
- Antifeminizmi
- (MGTOW) Men Going Their Own Way
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Times, Judith Weinraub Special to The New York (13 qershor 1972). "She Says It's the Men Who Are Enslaved (Published 1972)" (në anglisht) – nëpërmjet NYTimes.com.
- ↑ "E. Vilar, "Der dressierte Mann", radio-interview (në gjermanisht)". ARD (broadcaster). 7 nëntor 1971. Arkivuar nga origjinali më 2012-05-03.
- ↑ Vilar, Esther (gusht 1998). The Manipulated Man (revised edition) (në anglisht).
- ↑ "Folha de S.Paulo, Ilustrada, p.5, January 28, 1976 (në portugalisht)". Folha de S.Paulo (në portugalisht).
- ↑ "L'Uomo Ammaestrato | Libreria Editrice Ossidiane | Libro". Libreria Editrice Ossidiane. 2018-12-14. Marrë më 2026-04-01.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vilar, Esther. "Author's Introduction to "The Manipulated Man"". Misogyny (në anglisht). The Absolute.
- Pinter & Martin, English publishers