The Pavilion
| The Pavilion | |
|---|---|
| Paviljon | |
| Regjia | Dino Mustafić |
| Shkruar nga |
|
| Producentë |
|
| Në role kryesore | |
| Kinematografia |
|
| Montazhi | Vladimir Gojun |
| Muzika | Bojan Zulfikarpašić |
| Prodhuar nga |
|
| Premiera |
|
| Gjuha | Boshnjakisht |
| Buxheti | 532,735 € |
The Pavilion (boshnjakisht: Paviljon) është një film boshnjak i zhanrit komedi e zezë, i vitit 2025, me regji nga Dino Mustafić dhe me skenar të kroatit Viktor Ivančić dhe boshnjakut Emir Imamović Pirke. Filmi me protagonistë Rade Šerbedžija, Ksenija Pajić dhe Mirjana Karanović tregon historinë e banorëve të moshuar të një azili pleqsh, të cilët të frustruar nga vitet e abuzimit, armatosen dhe ngrihen kundër stafit, duke rezultuar në një përballje të tensionuar me forcat e rendit.[1][2]
Filmi u shfaq premierë në Festivalin e 31-të të Filmit në Sarajevë, duke e hapur festivalin më 15 gusht 2025.[3][4]
Kasta e aktorëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rade Sherbedzhija
- Ksenija Pajić
- Mirjana Karanović
- Jasna Diklić
- Ermin Bravo
- Alban Ukaj
- Meto Jovanovski
- Zijah Sokolović
- Branka Petrić
- Vladimir Jurc Lali
- Kaća Dorić
- Muhamed Bahonjić
- Ivo Barišić
- Niksha Butijer
- Vedrana Božinović
Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavijoni, me regji nga Dino Mustafić, u prodhua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kantonit të Sarajevës, Fondit të Filmit të Sarajevës, Qendrës Audiovizuale Kroate, Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut, Qendrës së Filmit të Serbisë dhe Qendrës së Filmit të Malit të Zi, dhe në bashkëprodhim me BH Telecom.
Xhirimet kryesore filluan më 13 shtator 2023 në Hotel Internacional në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.[1] Faza e dytë e xhirimeve qenë planifikuar për mesin e marsit 2024, me të gjithë prodhimin që janë zhvilluar ekskluzivisht në Bosnjë dhe Hercegovinë.[5][6]
Publikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]The Pavilion pati premierën botërore në Festivalin e 31-të të Filmit në Sarajevë, duke hapur festivalin më 15 gusht 2025.[7] Filmi pati premierën e tij edhe në Kosovë në kuadër të Festivali të Filmit PriFest në Kino Armata, ku u prit pozitivisht nga publiku dhe kritikët vendës.[8][9]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Petkovic, Vladan (25 qershor 2025). "Dino Mustafić's The Pavilion to open Sarajevo". Cineuropa (në anglisht). Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ "The world premiere of Dino Mustafić's film "Pavilion" opens the 31st Sarajevo Film Festival". Sarajevo Film Festival (në anglisht). 25 qershor 2025. Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Barraclough, Leo (25 qershor 2025). "Sarajevo Film Festival to Open With Dark Comedy 'The Pavilion' With Lidija Kordic as Ceremony Host". Variety (në anglisht). Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Szalai, Georg (25 qershor 2025). "Sarajevo Film Fest to Open With Dark Retirement Home Comedy 'The Pavilion,' Lidija Kordic to Host Opening Ceremony". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Kalinić, Tina (19 tetor 2023). "Production: Dino Mustafić in Production with Sophomore Feature The Pavilion". Film New Europe Association (në anglisht). Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ "Bosnia–Herzegovina / Filming "The Pavilion"". Mediterranean Center for Audiovisual Communication (në anglisht). 20 nëntor 2023. Marrë më 29 qershor 2025.
- ↑ Rosser, Michael (25 qershor 2025). "Dino Mustafic's 'The Pavilion' to open Sarajevo Film Festival 2025". ScreenDaily (në anglisht). Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Berisha, Sinan (11 shtator 2025). ""The Pavilion" si revoltë ndaj të zezave në shtëpi të pleqve". Koha.net. Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Duraku, Vjollca (11 shtator 2025). "Regjisori Dino Mustafiq godet me 'The Pavilion', mbërthen audiencën e PriFest". KultPlus. Marrë më 26 janar 2026.[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Pavilion në IMDb