Thjerra optike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Thjerrëzat optike)
Thjerrëz bikonvekse

Me thjerra optike nënkuptojmë mjedisin optik të kufizuar me dy sipërfaqe që ka inkeks të thyerjes të ndryshëm nga rrethi. Zakonisht janë të ndërtuara prej qelqi ose kuarci, me bashkimin e dy syprinave që kanë boshtin optik të përbashkët. Kanë aplikim të madhë në praktikë dhe nuk mund të paramendohet puna e instrumenteve optike pa thjerra .

Ndërtimi i thjerrave të thjeshta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e thjerrave janë ose quhen thjerra sferike: dy sipërfaqet e e saj janë pjesë të sipërfaqeve sferike. Secila sipërfaqe mund të jetë konvekse, konkave, ose planare. Vija që e lidh qendrën e sferës me sipërfaqet e thjerrës quhet boshti i thjerrëzes. Tipikisht, boshti i thjerrës kalon nëpër qendrën fizike të thjerrëzes, për shkak të mënyrës me të cilën janë ndërtuar. thjerra ve mund tu ndryshohet forma edhe pasi të jenë prodhuar. Këshu që boshti i thjerrës mund të mos kalojë nëpër qendren fizike të thjerrëzes.

thjerra torike ose sfero-cilindrike kanë sipërfaqe me dy rreze të ndryshme të lakimit në dy plane ortogonale. Ato kanë fuqi të ndryshme fokale në meridiane të ndryshme. Kjo formon një thjerrë astigmatike. Si shembull i tyre janë thjerrat e syzeve që ndikojnë në përmirësimin e astigmatizmit të syrit.

Më komplekse se kaq janë thjerrat asferike. Këto janë thjerra ku njëra ose dy sipërfaqet kanë forma që sjanë as sferike e as cilindrike. Forma më të komplikara u lejojnë thjerëzave të krijojnë imazhe me më pak aberracion sesa thjerrat e thjeshta standarde, por ato janë më të vështira dhe më të shtrenjta për tu prodhuar.

Rrezet karakteristike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrezet

Rrezet kryesore me ndihmën e të cilave mund të konstruktohet fytyra te thjerrat konvergjente janë:

  • Rrezja paralele që kalon paralel me boshtin kryesor optik dhe pas thyerjes kalon nëpër pikën fokale (F)
  • Rrezja kulmore që kalon nëpër kulm të thjerrës (K) dhe pas thyerjes vazhdon drejtimin e përhapjes së saj,
  • Rrezja fokale që kalon nëpër vatër apo focus dhe pas thyerjes kalon paralel me boshtin optik të saj.

S1 dhe S2 janë respektivisht largësia e objektit nga thjerra dhe e thjerrës nga imazhi që krijohet, për thjerra tek të cilat trashësia është e papërfillshme, të cilat gjenden në ajër. Lidhshmëria e tyre paraqitet përmes formulës:[1][2][3]

Sipas këtij ekuacioni vlera reciproke e largësisë fokale të thjerrës është e barabartë me shumën e vlerave reciproke të largësisë së trupit nga thjerra (S1) dhe largësisë së fytyrës nga thjerra (S2). Meqenëse largësia fokale për thjerrëne dhënë është madhësi konstante, del se shuma e vlerave reciproke S1 dhe S2 është gjithashtu konstante. Kjo do të thotë se me zvogëlimin e distancës së trupit nga thjerra duhet të rritet distanca e fytyrës së trupit. Kjo rritje ndodh deri sa trupi të vendoset në vatër, atëherë fytyra do të gjendet në infinit. Ne qoftë se thjerra gjendet ne ndonjë mjedis tjetër optik atëherë ekuacioni i thjerrës ndryshon.

Llojet e thjerrave të thjeshta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

LLojet

thjerra t klasifikohen nga lakimi i dy sipërfaqeve optike. Një thjerrë është bikonvekse (ose dy-konvekse , ose thjësht konvekse ) nëse dy sipërfaqet e saj janë konvekse. Nëse dy sipërfaqet kanë rreze të njëjtë të lakueshmërisë, thjerra është ekuikonvekse . thjerra me dy sipërfaqe konkave është bikonkave (ose thjesht konkave ). Nëse njëra nga sipërfaqet është e rrafshët, thjerra është plan-konvekse ose plan-konkave varësisht nga sipërfaqja tjetër. Një thjerrë me një sipërfaqe konvekse e një konkave quhet konvekse-konkave ose meniscus . Ky është tipi i thjerra ve që më së shumti përdoret në thjerrat korrektuese.

Llojet e tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e afërme e thjerra ve të Fresnelit
  • thjerra cilindrike janë të lakuara vetëm në një drejtim. Ato përdoret për të fokusuar dritën në një vijë, ose për të konvertuar dritën eliptike nga një llaser në rreze te rrumbullakët.
  • thjerra e Fresnelit kanë sipërfaqe optike të thyer në unaza të ngushta, duke lejuar thjerrën të jetë sa më e hollë dhe më e ndritshme sesa thjerrat e tjera.
  • thjerra lentikulare janë grup i mikrothjerrave që përdoren për printime lentikulare për të krijuar imazhe që kanë iluzionin e thellësisë ose që ndryshojnë kur shikohen nga kënde të ndryshme.
  • Super thjerrat janë të ndërtuara nga indeksi negativ i meta-materialeve.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Nave, Carl R. "Thin Lens Equation". Hyperphysics. Georgia State University. Marrë më 17 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Colwell, Catharine H. "Resource Lesson: Thin Lens Equation". PhysicsLab.org. Marrë më 17 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The Mathematics of Lenses". The Physics Classroom. Marrë më 17 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)