Thomas Müller
Thomas Müller para një ndeshje me kombëtaren. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhënat personale | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Emri i plotë | Thomas Müller | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Data e lindjes | 13 Shtator 1989 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Vendi i lindjes | Weilheim, Gjermani | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjatësia | 1,86 m (6 ft 1 in) [1] | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Pozita ne fushë | Sulmues / Anësor / Mesfushor-sulmues | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Informacionet për klubin | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Klubi aktual | Bayern Munich | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Numri | 25 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kariera në rini | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
1993–2000 | TSV Pähl | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2000–2008 | Bayern Munich | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kariera profesioniste* | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2008–2009 | Bayern Munich II | 35 | (16) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2008– | Bayern Munich | 244 | (92) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ekipi kombëtar‡ | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2004–2005 | Gjermania U–16 | 6 | (4) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2007 | Gjermania U–19 | 1 | (0) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2008 | Gjermania U–20 | 1 | (1) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2009–2010 | Gjermania U–21 | 6 | (1) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2010– | Gjermania | 83 | (36) | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shpërblimet
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 6 Shkurt 2017. † Ndeshje (Gola). |
Thomas Müller (lindur më 13 shtator 1989) është një futbollist gjerman i cili luan me klubin gjerman Bayern Munich në Bundesligë dhe me kombëtaren gjermane. Müller mund të luaj në mesfushë dhe në sulm, dhe mund të vendoset në një shumllojshmëri pozicionesh sulmuese – si mesfushor-sulmues, si sulmues i dytë dhe si sulmues anësor. Ai ka qënë i lavdëruar për teknikën e tij, për vetëpërmbajtjen dhe gjithashtu ka treguar formë të mirë në krijimin dhe shënimin e golave.
Një produkt i akademisë së Bayernit, ai u bashkua me skuadrën e parë në sezonin 2009–10 pasi Louis van Gaal u emërua si trajneri i ri i skuadrës. Ai në atë sezon luajti pothuajse çdo ndeshje ku Bayerni fitoi Bundesligën dhe kupën duke arritur gjithashtu deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Müller shënoi 23 gola në sezonin 2012–13 me Bayernin që fitoi një tripletë historike: ligën, kupën dhe Ligën e Kampioneve.
Müller u thirr në kombëtaren gjermane në vitin 2010. Në Kupën e Botës 2010 ai shënoi pesë gola në gjashtë paraqitje me Gjermaninë që e mbylli turnamentin në vendin e tretë. Ai u emërua si lojtari i ri më i mirë dhe fitoi edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë me pesë gola dhe tre assista. Në Kupën e Botës 2014 ai luajti një rol kryesor duke ndihmuar skuadrën të fitonte trofeun, duke shënuar pesë gola duke marrë çmimin Këpuca e Argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit, dhe gjithashtu ishte në formacionin e turnamentit.
Përmbajtja
Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]
Karriera e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]
Lindur në Weilheim, Müller filloi duke luajtur futboll që në moshë të vogël me TSV Pähl [2], dhe në moshën 10 vjeçare kryente 50 kilometra për të luajtur me skuadrën e moshave të Bayern Munich, ku u bashkua në vitin 2000 [3]. Ai vazhdoi rrugën me skuadrën e të rinjëve dhe ishte pjesë e skuadrës U–19 të cilët ishin finalstë në Bundesliga U–19. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e rezervave në Mars 2008, ku zëvëndësoi Stephan Fürstner në një ndeshje të Regionalliga kundër SpVgg Unterhaching, ku Müller gjeti edhe rrugën e golit [4]. Ai luajti edhe në dy ndeshje të tjera në Regionalliga gjatë sezonit 2007–08, ku ai vazhdoi të luaj për skuadrën U–19. Sezonin tjetër, Bayerni i rezervave vendosi një rekord duke u kualifikuar në 3.Liga, me sulmuesin gjerman i cili e e cilësoi veten si një lojtar kyç – ai luajti 32 nga 38 ndeshjet e sezonit duke shënuar edhe 15 gola duke u shpalluar golashënuesi i pestë më i mirë [5][6]. Ai gjithashtu u përfshi në skuadrën e parë nga trajneri Jürgen Klinsmann; ai luajti në ndeshjet parasezonale të sezonit, dhe më 15 gusht 2008, ai bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën e parë duke zëvëndësuar Miroslav Klosen në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundër Hamburger SV, e vlefshme për Bundesligën [7][8][9]. Përkundër ndjesisë së tij se ndeshja e tij nuk do të shkonte mirë, Müllerluajti edhe tre ndeshje të tjera në Bundesligë në atë sezon dhe gjithashtu debutoi dhe në Ligën e Kampioneve më 10 Mars 2009, ku zëvëndësoi në minutën e 72 mesfushorin Bastian Schweinsteiger në fitoren tenistike 7–1 kundër Sporting CP. Ai shënoi golin e fundit të Bayernit, e cila u kualifikua për në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 12–1 [10].
Bayern Munich[redakto | redakto tekstin burimor]
Në Shkurt 2009, Müller firmosi kontratën e tij të parë për ekipin e parë, në një marrëveshje dy vjeçare sëbashku me shokun e skuadrës së rezervave Holger Badstuber [11]. Ai ishte i përgatitur për të huazuar ose transferuar për të gjetur një skuadër tjetër, por kur Louis van Gaal u emërua trajneri i ri, të dy lojtarët u bënë titullar pothuajse në të gjitha ndeshjet e sezonit [12]. Në ndeshjet e para të sezonit, Müller ishte një zëvëndësues i rregullt, dhe më 12 shtator 2009, ai hyri në ndeshjen kundër Borussia Dortmund dhe shënoi dy gola në fitoren 5–1 [13]. Tre ditë më vonë, Müller shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampioneve [14]. Ai e mbylli muajin shtator duke u emëruar si lojtari më i mirë në Bundesligë [15], duke fituar edhe lëvdata nga legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Gerd Müller [16]. Pas ndeshjes me Maccabin, Müller ishte në formacionin titlluar pothuajse në çdo ndeshje [17], duke humbur vetëm në ndeshje kundër Bordeaux në Ligën e Kampioneve për shkak se ishte i pezulluar se kishte plotësuar numrin e kartonave[18][19].
Në Shkurt 2010, Müller firmosi një kontratë të re deri në vitin 2013 [20]. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, Müller vazhdoi të ishte lojtar titullar duke luajtur në çdo ndeshje, zakonisht duke u vendosur në qëndër të sulmit për shkak se Franck Ribéry dhe Arjen Robben luanin në krah të sulmit. Në prill 2010, ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–1 kundër rivalëve për titull të Schalke 04 [21], dhe në ndeshjen e parafundit të ligës, ai shënoi hat-trickun e tij të parë në karrierë në fitoren 3–1 kundër Bochumit duke ndihmuar skuadrën të sigurojë titullin e Bundesligës [22][23]. Titulli u konfirmua edhe një javë më vonë ku Bayerni fitoi me rezultatin 3–1 kundër Hertha BSC [24][25], ku Müller ishte titullar. Gjatë sezonit ai luajti në të 34 ndeshjet e sezonit në Bundesligë duke i nisur si titullar 29 prej tyre, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 11 assista. Müller dhe Bayerni u rikthyen në Berlin një javë më vonë, për t'u përballur me Werder Bremen në finalen e DFB-Pokal. Müller e nisi ndeshjen si titullar me Bayernin që fitoi 4–0 për të kompletuar dopietën e trofeve vendor [26]. Müller shënoi 4 gola dhe dhuroi 2 assista gjatë kompedicionit, duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë i sezonit [27]. Sezoni i Bayernit u mbyll në tentativë për të kompletuar tripletën e parë në histori, në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit në Santiago Bernabeu në Madrid. Kjo gjë nuk u realizua, pasi ata humbën 2–0, me të dy golat që u shënuan nga Diego Milito. Müller ishte në formacionin titullar dhe pati një rast vendimtar në fillim të pjesës së dytë, me Bayernin që në atë moment po humbiste 1–0, por gjuajtja e tij u prit nga Júlio César [28]. Müller u ndje veçanërisht i zgënjyer nga kjo humbje, por ai ishte lojtari me më shume ndeshje i Bayernit këtë sezon [29], por ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me 52 paraqitje duke shënuar 19 gola në të gjitha kompedicionet. Në një votim të kryer nga revista sportive kicker, ai u votua nga kolegët e tij si talenti më i mirë i sezonit 2009–10 [30], dhe gjithashtu ishte në formacionin e sezonit të Bundesligës [31]. Müller i'a dedikoi suksesin e arritur trajnerit Van Gaal i cili kishte pjesën më më të madhe për lojën e tij dhe për suksesin e tij – trajneri mbërriti te Bayerni me reputacionin për promovimin e lojtarë të rinj, veçanërisht tek Ajaxi, dhe vazhdimisht i dha mundësinë Müllerit për të luajtur në skuadrën e parë, madje shkoi aq larg duke thënë "Müller spielt bei mir immer" (Me mua, Müller gjithmonë do të luaj) [32]. Müller pasi u kthye, e përshkroi trajnerin Van Gaal si një "gjeni taktik", i cili i bën lojtarët "që të përmirsohen në çdo kohë" [29].
Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller u rikthye nga pushimet pas paraqitjet në Kupën e Botës 2010 për të rinovuar sërisht kontratën, këtë duke e zgjeruar qëndrimin e tij te Bayerni deri në vitin 2015 [33]. Sëbashku me të gjithë shokët e tij të skuadrës që luantën në Kupën e Botës, ai humbi shumicën e fazës përgatitore [34], dhe ndeshja e parë e sezonit për të ishte kundër Schalke 04 për Superkupën e Gjermanisë 2010 më 7 Shkurt [35]. Ai ishte emëruar në formacionin titullar, dhe shënoi golin e parë në fitoren 2–0 [36]. Dy javë më vonë ai shënoi golin e parë të Bayernit në Bundesligë për sezonin 2010–11 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër VfL Wolfsburg [37]. Müller luajti në çdo ndeshje në pjesën e parë të sezonit, zakonisht si titullar [38], por skuadra luftoi për rezultate, Müller nuk ishte në gjëndje të kishte formën e shënimit si në sezonin e kaluar [38], duke bërë që të vendosej në stol[32] për shkak se humbi një mundësi të lehtë në humbjen 2–0 kundër 1. FC Kaiserslautern në gusht [29][39]. Müller ra shumë nga forma e tij duke qëndruar tetë ndeshje pa shënuar gol [40], ai u rikthye te goli duke shënuar në fitoren 4–1 kundër Eintracht Frankfurt më 27 nëntor [41]; Ai e pasoi këtë duke shënuar në ndeshjet rresht kundër VfB Stuttgart në ligë dhe kupë tre javë më vonë [42][43]. Këto golave e ngjitën atë në shifrën e tetë golave në të gjitha kompedicionet[38] duke përfshirë një gol spektakolar në fitoren 2–0 në fitoren në Ligën e Kampioneve kundër Romës më 15 shtator [29][44].
Me skuadrën e tij që ishte në pushimet dimërore, Müller u la të reflektonte në atë që ai e përfshkruante si "një vit i pabesueshëm si pro" [40]. Müller e nisi pjesën e dytë të sezonit në formë të mirë, por u përfshi në një grindje me shokun e skuadrës Arjen Robben, i cili ishte i nevrikosur me gjermanin që shprehu dëshpërimin e tij për në goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të dobët nga Robben në fitoren 3–1 kundër Werder Bremen [45]. Müller luajti sërisht në të gjitha ndeshjet e sezonit dhe shënoi 19 gola (12 në ligë) [46], por sezoni ishte i pasuksesshëm për skuadrën, pasi ata e mbyllën ligën në vendin e tretë [47], dhe u eleminuan në gjysmë–finale të DFB-Pokal nga Schalke 04[48] dhe gjithashtu u eleminuan në raundin e 16 të Ligës së Kampioneve nga Interi; Bayern kishte fituar ndeshjen e parë në San Siro 1–0, dhe Müller shënoi në minutën e 31 të ndeshjes së dytë për të rritur rezultatin e përgjithshëm në 3–1, por Inter barazoi rezultatin 3–3 në minutën e 88, duke kaluar më tij me rregullin e golit jashtë fushe [49]. Trajneri Van Gaal u kritikua gjithnjë e më shumë për shkak të dobsive taktike dhe përzgjedhjes së lojtarëve [50], dhe në fund humbi punën e tij, duke u zëvëndësuar nga Jupp Heynckes [51].
Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]
Në ndeshjen e parë të sezonit të Bayernit në DFB-Pokal, Müller u shpall lojtari i ndeshjes pasi fitoi dy penallti që u shënuan në gol nga Mario Gómez dhe Bastian Schweinsteiger, kurse Müller shënoi të tretën duke vendosur fitoren 3–0 kundër Eintracht Braunschweig [52]. Atij më pas i'u deshën pesë ndeshje për të shënuar golin e parë në ligë, duke shënuar kundër Schalke 04 në fitoren 2–0. Më pas ai shënoi një gol tjetër në ndeshjen e rradhes kundër Bayer Leverkusen, ku Bayern fitoi me rezultatin 3–0. Më 26 nëntor 2011, Müller shënoi golin e parë në fitoren 6–0 FC Ingolstadt 04 në raundin e dytë të DFB-Pokal, ky ishte edhe goli i dytë për të në DFB-Pokal [53]. Müller ishte në listën e kanditatëve për të fituar Topin e artë [54]. Më 10 dhe 15 janar, në dy ndeshjet miqësore të Bayernit, Müller luajti në të dyja ndeshjet duke shënuar edhe tre gola, dy gola kundër skuadrës kombëtare indiane (ku Bayerni fitoi me rezultatin 4–0) dhe një gol tjetër në fitoren 4–0 kundër Rot-Weiß Erfurt [55][56]. Müller gjithashtu dhuroi dy assista në fitoren kundër VfB Stuttgart në DFB-Pokal.
Më 11 Shkurt 2012, Bayern luajti kundër 1. FC Kaiserslautern dhe Müller përfundoi rekordin negativ pa shënuar gol që nga 24 shtatori i vitit 2011, duke shënuar me kokë në fitoren 2–0 [57]. Më 31 Mars 2012, Müller luajti ndeshjen e tij të 100 në Bundesligë kundër 1. FC Nürnberg [58][59]. Më 19 Maj 2012, Müller shënoi golin e vetëm të Bayernit në finalen e Ligës së Kampioneve me një gjuajtje me kokë të fuqishme. Ai më pas u zëvendësua në minutën e 86 me mbrojtësin Daniel Van Buyten. Bayeri humbi në finale nga penalltitë. Müller më pas deklaroi se ai ishte i pakënaqur me kohën e shpenzuar në stolin e rezervave [60]. Müller tha se edhe pse ishte i pakënaqur, ai donte sërisht të qëndronte te Bayerni [60].
Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller shënoi golin e parë në Bundesligë në fitoren 3–0 kundër kampionëve të 2. Bundesliga SpVgg Greuther Fürth më gusht 2012 [61]. Më 2 shtator, ai shënoi një dygolësh me Bayernin që shkaktërroi me rezultatin 6–1 rivalët jugor të Stuttgart, në mes të 71,000 tifozë në Allianz Arena, tashmë me më shumë kapacitet [62][63]. Müller ndihmoi Bayernin të thyente rekordin për fillimin më të mirë të sezonit, duke shënuar edhe dy herë kundër Fortuna Düsseldorf në fitoren 5–0 më 20 tetor [64]. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë të sezonit 2012–13 në Ligën e Kampioneve me penallti në fitoren e Bayernit në Grand Stade Lille Métropole me rezultatin 0–1 kundër skuadrës franceze Lille [65].
Më 13 dhjetor, pas formës së tij të mirë në pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, Müller u zotua për besnikërinë e tij duke pretenduar se ai ishte në shtëpi në Mynih, duke cituar se "Nuk ka asnjë klub ku të shkelësh kur ju largoheni nga FC Bayern ... nuk ka asnjë klub më të mirë [66]. Gjashtë ditë më vonë, ai rinovoi kontratën edhe për dy vite të tjera, gjë që do të thoshte se ai do të qëndonte në Allianz Arena deri në vitin 2017 [67]. Gjatë pushimeve dimërore, Müller kishte shënuar 9 gola dhe kishte assistuar 6 herë në 16 ndeshje në Bundesligë, gjithashtu ai kishte shënuar tre gola edhe në Ligën e Kampioneve, duke arritur gjithsej në 13 realizime gjatë pjesës së parë të sezonit, përfshirë edhe golin kundër Borussia Dortmund në finalen e Superkupës Gjermane ku Bayerni fitoi 2–1. Müller shënoi golin e parë të Bayernit në ndeshjen e kthimit kundër VfB Stuttgart, Bayerni fitoi me rezultatin 2–0. Müller shënoi edhe golin e pestë për sezonin 2012–13 në Ligën e Kampioneve më 2 prill, duke shënuar të dytin e fitores 2–0 kundër Juventusit në çerek-finalen e parë në Allianz Arena, duke prishur edhe rekordin e klubit italian me 18 ndeshje pa humbur në kupat evropiane [68]. Më 23 prill 2013, Müller shënoi dy gola dhe dhuroi një assist në fitoren 4–0 në gjysmë–finalen e parë në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës në Allianz Arena. Në ndeshjen e kthimit, Müller shënoi një gol të bukur me kokë me Bayernin që fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Camp Nou me rezultatin 0–3[69] duke dhuruar Barcelonës rezultatin më të keq të arritur ndonjë herë në Ligën e Kampioneve [70]. Müller luajti një rol të rëndësishë në fitoren e Bayernit 2–1 kundër Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampioneve. Më 1 qershor, Müller shënoi një gol me penallti në finalen e DFB-Pokal kundër Stuttgart, ku Bayerni fitoi me rezultatin 3–2 për të kompeltuar Tripletën historike [71]. Müller shënoi 23 gola në të gjithë kompedicionet përfshirë 13 në ligë, 1 gol në DFB-Pokal, dhe në mënyre impresive 8 gola në Ligën e Kampioneve, gjithashtu edhe 1 gol në finalen e Superkupës [72]. Ky ishte sezoni më i mirë në aspektin personal dhe me skuadrën [73].
Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller e filloi sezinin 2013–14 duke shënuar 7 në 12 ndeshjet para-sezonale të Bayernit [74][75][76]. Më 5 gusht 2013, në raundin e parë të Bayernit në DFB-Pokal kundër Schwarz-Weiß Rehden, Müller shënoi hat–trickun e tij të parë në karrierë në fitoren e Bayernit me rezultatin 5–0 [77]. Në ndeshjen e parë të Bayernit në sezonin 2013–14 të Bundesligës, Müller humbi penalltinë e parë në karrierën e tij. Vetëm disa sekonda pasi penalltia u prit nga portieri Álvaro Domínguez, Bayerni fitoi një penallti tjetër që u shënua Gol nga mbrojtësi David Alaba, në fund të ndeshjes, Müller tha: "Unë jam akoma i lumtur që të gjuaj penallti, por mendoj se njeriu i duhur për të gjuajtur penallti është Alaba." Më 25 shtator, kundër Hannover 96 në ndeshjen e raundit të dytë të DFB-Pokal, Müller shënoi edhe dy herë për të arritur në shifrën e pesë golave në vetëm dy ndeshje. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër VfL Wolfsburg, duke shënuar golin e parë në Bundesligë për sezonin 2013–14. Müller shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ri më 2 tetor në suksesin 3–1 kundër anglezëve të Manchester City në Etihad Stadium.
Më 17 Maj 2014, Müller shënoi golin e dytë të skuadrës në fitoren 2–0 në kohën shtesë kundër rivalëve të Borussia Dortmund në finalen e DFB-Pokal, duke i dhënë die Roten dopietën e dhjetë në histori të ligë dhe kupës [78]. Müller e mbylli kompedicionin si shënuesi më i mirë i saj me tetë gola në pesë paraqitje [79].
Sezoni 2014–15[redakto | redakto tekstin burimor]
Pas mbarimit të sezonit 2013–14, Müller firmosi një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2019[80] duke refuzuar një ofertë nga Manchester United [2][81]. Müller luajti në DFL-Supercup [82], e cila ishte ndeshja e parë e Bayernit për sezonin 2014–15 [82]. Bayern humbi ndeshjen 2–0 [82]. Goli i tij i parë i sezonit erdhi kundër Preußen Münster në DFB-Pokal më 17 gusht 2014 [83]. Më pas ndeshjen hapëse të Bundesligës [84], më 22 gusht 2014 [85], Müller shënoi golin e parë të skuadrës për sezonin e ri kundër VfL Wolfsburg [86] Bayern fitoi ndeshjen 2–1 [85].
Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Müller ka qënë pjestar e i kombëtareve gjermane të ndryshme të moshave, duke filluar me kombëtaren U–16 në vitin 2004 [87]. Në gusht 2009, ai i thirr për herë të parë për të luajtur me kombëtaren U–21, ai bëri debutimin e tij në humbjen 1–3 kundër Turqisë në një ndeshje miqësore [88]. Ai luajti gjashtë ndeshje me kombëtaren U–21 duke arritur të shënoj vetëm një gol [89]. Golin e vetëm e shënoi në fitoren fantastike kundër San Marinos me rezultatin 11–0 [90].
Në tetor të të njëjtit vit, ndeshjet e rregullta që zhvillonte me Bayernin e detyruan trajnerin e Gjermanisë, Joachim Löw që ta merrte në konsideratë dhe t'a thërriste për herë të parë në kombëtaren e të rriturve [91][92], pavarësisht hezitimit fillestar nga bordi i Bayern Munich [93]. Një muaj më vonë, Müller u thirr për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Bregut të Fildishtë [94]. Në të njëjtën kohë ai ishte thirrur në një ndeshje tjetër miqësore në të njëjtën javë kundër Kilit, por ndeshja u anullua për shkak të vdekjes së portierit Robert Enke [95]. Me pak mundësi për të provuar lojtarët e rinj dhe me kombëtaren U–21 që kishin ndeshje të vështira për kualifikueset e kampionatit europian të vitit 2011, trajneri Löw dhe trajneri i kombëtares U–21, Rainer Adrion mendonin se ishte e nevojshme që Mülleri të ktheheshe me skuadrën U–21, më pas ai u rikthye te kombëtarja U–21 [96].
Kupa e Botës 2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Müller ishte një nga 27 lojtarët që u thirrën përkohësisht për të luajtur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2010 sëbashku me shtatë bashklojtarë nga Bayern Munich [97]. Ai u rrezua me biçikletë në qëndrën stërvitore South Tyrol, por që fatmirësisht kishte vetëm dëmtime sipërfaqsore në këmbë [98], por gjithsesi në listën përfundimtare, Müller ishte një nga 23 lojtarët e përzgjedhur për të luajtur Gjermaninë në Kupën e Botës [99]. Ai zgjodhi fanellën me numrin 13, që ishte lënë nga kapiteni i skuadrës Michael Ballack që ishte i dëmtuar, dhe që më përpara ishte mbajtur nga legjenda Gerd Müller [100]. Müller luajti ndeshjen e tij të dytë me kombëtaren në fitoren 3–1 kundër Bosnjës ku zëvëndësoi në fillim të pjesës së dytë mesfushorin Piotr Trochowski [101].
Ai luajti ndeshjen e parë të Gjermanisë në Grupin D kundër Australisë, duke ndihmuar kombëtaren të fitojë ndeshjen me rezultatin 4–0 duke shënuar golin e tretë të takimit dhe të parin e karrierës në minutën e 68 [102], goli i tij u shpall edhe goli më i bukur gjerman i muajit [103]. Müller luajti në të tre ndeshjet e Grupit D, ku Gjermania e mbylli e para me gjashtë pikë, ku në ndeshjen e tretë kundër Ganës mori një karton të verdhë në minutën e 43.
Në raundin e 16 ku Gjermania u ndesh me Anglinë, Müller shënoi dy gola dhe dhuroi një assist me Gjermaninë që fitoi me rezultatin 4–1, ai më pas u zëvendësua në minutën e 72 dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes [104][105][106].
Në çerek-finale, Gjermania u ndesh kundër Argjentinës ku mori një tjetër fitore fantastike me rezultatin 4–0, ishte hera e tretë në këtë turnament që Gjermania shënonte katër Gola në një ndeshje, Müller shënoi Golin e parë qënë minutën e tretë pas një krosimi të Bastian Schweinsteiger, gjithashtu mori edhe karton të verdhë në minutën e 35 për prekje të topit me dorë dhe në minutën e 84 u zëvendësua me Piotr Trochowskin [107][108][109][110]. Müller nuk luajti në gjysmë-finalen kundër Spanjës sepse në ndeshjen kundër Argjentinës, për shkak të një prekje të topit me dorë, u ndeshkua me karton të verdhe duke plotësuar numrin e kartonave [111]. Müller tha se ai u ndje shumë nervoz që luajti dot, Gjermania humbi me rezultatin 0–1. Müller luajti në finalen e vendit të tretë në ftioren e Gjermanisë 3–2 kundër Uruguajit, ai luajti 90 minuta dhe shënoi Golin e parë të ndeshjes në minuten e 19 [112][113].
Me pesë golat e tij, Müller ishte një nga golashënuesit më të mirë të turnamentit. Ai mori Këpucën e Artë (Golden Boot) me pesë gola dhe tre assista [114]. Ai gjithashtu u shpall edhe lojtari i ri më i mirë duke lënë mbrapa kanditaturat e André Ayew të Ganës dhe Giovani dos Santos të Meksikës [115]. Me dy çmimet e fituara, ai pasoi fituesit e vitit 2006, Miroslav Klose dhe Lukas Podolski respektivisht [116].
Në tetor 2010, ai ishte në listën e kanditaturave për të fituar Topin e artë sëbashku me katër shokët e tij gjerman [117].
Euro 2012[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller ishte titullar në të gjithë ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ku Gjermania e mbylli grupin në vendin e parë me pikë të plota. Gjatë kualifikueseve, Müller kishte dhuruar assistuar plot shtatë herë [118], ku tre prej tyre erdhën në fitoren 6–2 kundër Austrisë në shtator 2011, gjë që i siguroi Gjermanisë kualifikimin në Euro 2012 dy ndeshje përpara përfundimit të grupit [119]. Gjatë kualfikueseve, Müller shënoi vetëm tre gola, ku dy prej tyre erdhën në fitoren 4–0 kundër Kazakistanit më 26 Mars 2011 [120] dhe goli tjetër erdhi kundër Turqisë më 7 tetor 2011 [121].
Müller ishte një nga 23 lojtarët që u përzgjodh nga trajneri Joachim Löw për të luajtur Euro 2012, ku Gjermania u eleminua nga Italia në gjysmë-finale me rezultatin 1–2. Ai luajti në të gjitha ndeshjet, ku në tre ndeshjet e grupit luajti si titullar dhe dy ndeshjet e tjera luajti si zëvëndësim. Në tre ndeshjet e grupit, Müller u zëvendësua në minutën e 94, 92 dhe 84 respektivisht kundër Portugalisë, Hollandës dhe Danimarkës [122][123][124]. Gjermania e mbylli grupin e saj në vendin e parë me nëntë pikë. Në dy ndeshjet e tjera ku luajti si zëvëndësues, Müller hyri në fushë në minutat 67 dhe 71 respektivisht kundër Greqisë dhe Italisë [125][126].
Kupa e Botës 2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Müller shënoi golat e parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014 më 22 Mars 2013 në fitoren 0–3 kundër Kazakistanit. Më 6 dhe 10 shtator, Müller shënoi nga 1 gol në fitoret 3–0 të Gjermanisë kundër Austrisë dhe Ishujve Faroe duke ndihmuar Gjermaninë të zhvillonte kualifikuese të mira dhe të kalonte direkt për në Kupën e Botës.
Më 16 qershor 2014, në ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 [127], Müller shënoi hat-trickun e parë të turnamentit dhe u emërua lojtari i ndeshjes në suksesin 4–0 kundër Portugalisë [128]. Gjatë ndeshjes, ai ishte sinjestra e goditjes me kokë të mbrojtësit Pepe në minutën e 37, gjë që bëri që mbrojtësi portugez të nxirrej jashtë me karton të kuq. Müller tha se nuk ishte faji i tij se Pepe doli me karton të kuq [129]. Më 26 qershor, Müller shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 në ndeshjen e fundit të grupit kundër Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Gjermaninë që të fitonte Grupin G dhe duke shuajtur frikën e mundshme të ndonjë marrëveshje të fshehtë midis trajnerit të Gjermanisë Joachim Löw dhe atij amerikan Jürgen Klinsmann për të luajtur për barazim siç ndodhi në vitin 1982 [130].
Më 8 korrik, ai shënoi golin e parë të Gjermanisë në fitoren 7–1 në gjysmë–finalen e fituar kundër Brazilit [131][132]. Ky gol ishte goli i 2000 në historinë e Gjermanisë. Müller tani kishte shënuar nga pesë gola në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i tretë në histori që e bënë këtë (pas Teófilo Cubillas dhe shokut të tij të skuadrës Miroslav Klose) [133]. Me këtë gol, ai barazoi Helmut Rahn me dhjetë gola në Kupën e Botës.
Më 11 korrik, Müller ishte në listën e dhjetë lojtarëve për të fituar çmimin FIFA Topi i Artë për lojtarin më të mirë të turnamentit [134]. Duke luajtur një nga rolet kryesore në triumfin e skuadrës, Müller fitoi Këpucën e Argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit dhe gjithashtu ishte në formacionin më të mirë të turnamentit [135].
Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller mund të luaj në disa pozicione të sulmit dhe mund të luaj edhe si mesfushor-sulmues. Si lojtar i akademisë së Bayernit, pozicioni natyral i Müllerit ka qënë mesfushor, por që kur u bashkua me skuadrën e parë, filloi të luante në pozicionet e sulmuesit. Të dy Bayern München dhe Gjermania luajn me formacionin 4-2-3-1, me Müllerin që luan në një nga tre pozicionet e mesfushor-sulmuesve ose si sulmues kryesor. Ai mund të luan në çdo krah në pozicionin mbrapa sulmuesit, por tek Bayern München përdoret vetëm në rolin e sulmuesit kryesor, kurse tek Gjermania luan në sulm në të djathtë [136][137][138].
Müller është lavdëruar për pjekurinë e tij, për teknikën e tij, dhe për vendosjen e tij në fushën e lojës. Një tjetër virtyt i mirë i Müllerit është vetpërmbajtja në fushën e lojës [139]. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw ka thënë se ai është "indiferent ndaj presionit", kurse ish-trajneri i Bayernit, Louis van Gaal ka thënë se ai ka forcë të madhe mendore. Një golashënues i mirë dhe një krijues i mirë i golave, ai njihet gjithashtu si një lojtar që di të gjej hapsira në mbrojtjen e kundërshtarëve, por nuk është i mirë në driblimet 1 kundër 1. Müller e përshkruan rolin e tij "Raumdeuter" [140].
Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]
Müller lindi në Weilheim, Upper Bavaria, dhe u rrit në fshatin e afërt të Pahl, e cila u bë qëndra e vëmëndjes së mediave gjatë shpërthimit të tij në Kupën e Botës [141]. Prindërit e tij quhen Klaudia dhe Gerhard, gjithashtu ai ka edhe një vëlla i quajtur Simon, i cili është dy vjet e gjysëm me i ri se ai. Ai është i martuar me Lisën, e cila është një modele, ata u martuan bashk në dhjetor 2009, pasi kishin dy vite të lidhur sëbashku [142][143]. Në qershor 2011, ai u bë ambasodor për YoungWings (Anësorët e rinj), një organizatë bamirëse që ndihmon fëmijët që kanë pësuar humbje me trauma [144].
Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]
Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]
Perfomanca me Skuadrat | Liga | Kupa | Europa | Tjetër | Total | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Skuadra | Liga | Sezoni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Gjermania | Liga | DFB-Pokal | Europa
|
|||||||||
Bayern Munich II | Regionalliga Süd | 2007–08 | 3 | 1 | — | — | — | 3 | 1 | |||
3. Liga | 2008–09 | 32 | 15 | 32 | 15 | |||||||
Bayern Munich | Bundesliga | 4 | 0 | 0 | 0 | 1 | 1 | 5 | 1 | |||
2009–10 | 34 | 13 | 6 | 4 | 12 | 2 | 52 | 19 | ||||
2010–11 | 34 | 12 | 5 | 3 | 8 | 3 | 1 | 1 | 48 | 19 | ||
2011–12 | 34 | 7 | 5 | 2 | 14 | 2 | — | 53 | 11 | |||
2012–13 | 28 | 13 | 5 | 1 | 13 | 8 | 1 | 1 | 47 | 23 | ||
2013–14 | 31 | 13 | 5 | 8 | 12 | 5 | 3 | 1 | 51 | 26 | ||
2014–15 | 16 | 7 | 2 | 1 | 4 | 3 | 1 | 0 | 23 | 11 | ||
Skuadrat në total | Bayern Munich II | 35 | 16 | — | — | — | 35 | 16 | ||||
Bayern Munich | 178 | 65 | 28 | 19 | 64 | 24 | 6 | 3 | 279 | 110 | ||
Karriera në total | 216 | 81 | 28 | 19 | 64 | 24 | 6 | 3 | 314 | 127 |
- 1.^ Statistikat përfshijnë edhe DFL-Supercup.
- 2.^ Statistikat përfshijnë vetëm Ligën e Kampioneve
Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]
Redaktuar më 20 janar 2015 [1]
Kombëtarja Gjermane | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2010 | 12 | 5 |
2011 | 13 | 5 |
2012 | 13 | 0 |
2013 | 9 | 6 |
2014 | 15 | 10 |
Total | 62 | 26 |
Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]
- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjermane. [2]
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 13 qershor 2010 | Moses Mabhida Stadium, Durban, Afrika e Jugut | ![]() |
|
|
2010 FIFA Kupa e Botës |
2. | 27 qershor 2010 | Free State Stadium, Bloemfontein, Afrika e Jugut | ![]() |
|
|
2010 FIFA Kupa e Botës |
3. |
|
|||||
4. | 3 qershor 2010 | Cape Town Stadium, Cape Town, Afrika e Jugut | ![]() |
|
|
2010 FIFA Kupa e Botës |
5. | 10 qershor 2010 | Nelson Mandela Bay Stadium, Port Elizabeth, Afrika e Jugut | ![]() |
|
|
2010 FIFA Kupa e Botës |
6. | 26 Mars 2011 | Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Gjermania | ![]() |
|
|
Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
7. |
|
|||||
8. | 7 tetor 2011 | Turk Telekom Arena, Stamboll, Turqi | ![]() |
|
|
Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
9. | 11 nëntor 2011 | Olympic Stadium, Kiev, Ukrainë | ![]() |
|
|
Ndeshje Miqësore |
10. | 15 nëntor 2011 | Volksparkstadion, Hamburgu, Gjermani | ![]() |
|
|
Ndeshje Miqësore |
11. | 6 Shkurt 2013 | Stade de France, Paris, Francë | ![]() |
|
|
Ndeshje Miqësore |
12. | 22 Mars 2013 | Astana Arena, Astana, Kazakistani | ![]() |
|
|
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
13. |
|
|||||
14. | 14 gusht 2013 | Fritz-Walter-Stadion, Kaiserslautern, Gjermani | ![]() |
|
|
Ndeshje Miqësore |
15. | 6 shtator 2013 | Allianz Arena, Mynihu, Gjermani | ![]() |
|
|
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
16. | 10 shtator 2013 | Tórsvøllur, Torshavn, Ishujt Faroe | ![]() |
|
|
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
17. | 1 qershor 2014 | Borussia-Park, Mönchengladbach, Gjermani | ![]() |
|
|
Ndeshje Miqësore |
18. | 16 qershor 2014 | Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil | ![]() |
|
|
2014 FIFA Kupa e Botës |
19. |
|
|||||
20. |
|
|||||
21. | 26 qershor 2014 | Arena Pernambuco, Recife, Brazil | ![]() |
|
|
2014 FIFA Kupa e Botës |
22. | 8 korrik 2014 | Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil | ![]() |
|
|
2014 FIFA Kupa e Botës |
23. | 7 shtator 2014 | Westfalenstadion, Dortmund, Gjermani | ![]() |
|
|
Kualifikueset e UFEA Euro 2016 |
24. |
|
|||||
25. | 14 nëntor 2014 | Frankenstadion, Nürnberg, Gjermani | ![]() |
|
|
Kualifikueset e UFEA Euro 2016 |
26. |
|
Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]
Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]
- Bayern Munich[3]
- Bundesliga: 2009–10, 2012–13, 2013–14
- DFB-Pokal: 2009–10, 2012–13, 2013–14
- DFL-Supercup: 2010, 2012
- UEFA Liga e Kampioneve: 2012–13; Finalist: 2009–10, 2011–12
- UEFA Super Kupa: 2013
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2013
Shteti[redakto | redakto tekstin burimor]
- Gjermania
- FIFA Kupa e Botës: Fitues: 2014;[3] Vendi i tretë: 2010[4]
- UEFA Kampionati Europian i Futbollit: Vendi i tretë: 2012[5]
Personale[redakto | redakto tekstin burimor]
- 2010 FIFA Kupa e Botës Lojtari i Ndeshjes: vs. Angli, vs. Uruguaji
- 2014 FIFA Kupa e Botës Lojtari i Ndeshjes: vs. Portugali, vs. Shtetet e Bashkuara
- FIFA Kupa e Botës Këpuca e Artë: 2010
- FIFA Kupa e Botës Lojtari i ri më i mirë: 2010
- 2010 FIFA Kupa e Botës Më shumë assista (3, ndarë me Mesut Özil, Bastian Schweinsteiger, Kaká dhe Dirk Kuyt)
- Bayerischer Sportpreis: 2010[6]
- Silbernes Lorbeerblatt: 2010,[7] 2014[8]
- World Soccer Lojtari më i mirë i ri i vitit: 2010[9]
- Çmimi Bravo: 2010[10]
- FIFA Ballon d'Or: vendi i 15-të 2010, vendi i 13-të 2011, vendi i 17-të 2013, vendi i 5-të 2014[11]
- ESM Skuadra e Vitit: 2012–13[12]
- Çmimi UEFA Lojtari më i Mirë në Evropë 2013 (vendi i 6-të)
- Çmimi UEFA Lojtari më i Mirë në Evropë 2014 (vendi i 4-të)
- FIFA Kupa e Botës Topi i Argjendë: 2014[13]
- FIFA Kupa e Botës Këpuca e Argjendë: 2014[14]
- FIFA World Cup All-Star Team: 2014[15]
- FIFA World Cup Skuadra e ëndrrave: 2014[16]
- Më shumë shumë Kupa Bote ku ka shënuar të paktën pesë gola (2010–2014); rekordi i ndarë me Teófilo Cubillas (1970, 1978) & Miroslav Klose (2002–2006)
Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]
- ^ Thomas Müller – National Football Teams. National Football Teams. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Thomas Müller. fussballdaten.de (në gjermanisht). Marrë më 24 prill 2010.
- ^ a b T. Müller. Soccerway. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ Uruguay – Deutschland 2:3 [Uruguaji 2–3 Gjermanisht]. kicker (në gjermanisht). 10 korrik 2010. Marrë më 10 korrik 2010.
- ^ Balotelli sends Italy past Germany. UEFA.com. 28 qershor 2012. Marrë më 30 shtator 2014.
- ^ Alle Preisträger [Fituesit e të gjithë çmimeve]. Bayerischer Sportpreis (në gjermanisht). Marrë më 19 dhjetor 2010.
- ^ DFB-Elf erhält Silbernes Lorbeerblatt. Rheinische Post (në gjermanisht). Marrë më 19 dhjetor 2010.
- ^ Gauck zeichnet vorbildliche Weltmeister aus. T-Online (në gjermanisht). 10 nëntor 2014. Marrë më 29 nëntor 2014. Check date values in:
|access-date=, |date=
(help) - ^ Xavi voted World Soccer Player of the Year [Xavi votohet si World Soccer Lojtari i Vitit]. World Soccer. 16 dhjetor 2010. Marrë më 17 dhjetor 2010.
- ^ The Bravo Award [Çmimi Bravo]. RSSSF. Marrë më 13 Shkurt2010. Check date values in:
|access-date=
(help) - ^ FIFA Ballon d'Or 2014 – voting results [FIFA Topi i Artë 2014 – rezultatet e votimit] (PDF). FIFA.com. 12 janar 2015. Marrë më 12 janar 2015.
- ^ ESM-Top-11: Nur Torres und Ivanovic durchbrechen Bundesliga-Phalanx. kicker.de (në gjermanisht). 12 qershor 2013. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ adidas Golden Ball. FIFA.com. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ adidas Golden Boot. FIFA.com. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ Castrol Index Top 11. FIFA.com. Marrë më 17 gusht 2014.
- ^ The Dream Team [Skuadra e Ëndërrave]. FIFA.com. Marrë më 17 gusht 2014.
Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]
![]() |
- Uebfaqja zyrtare(Gjermanisht)
- Profili te kombëtarja gjermane (Gjermanisht)
- Thomas Müller te fussballdaten.de
- Thomas Müller te National-Football-Teams.com
- Thomas Müller – Rekordi kompetitiv te FIFA
- Thomas Müller – Rekordi kompetitiv te UEFA
- Thomas Müller te ESPN FC
|
|
|
- Pages with citations having redundant parameters
- CS1 maint: Missing pipe
- Lindje 1989
- Futbollistë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në Bayern Munich II
- Futbollistë në FC Bayern Munich
- Futbollistë në Bundesliga
- UEFA Euro 2012 – Futbollistë
- 2010 FIFA Kupa e Botës – Futbollistë
- 2014 FIFA Kupa e Botës – Futbollistë
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Njerëz që jetojnë