Tiffany Trump

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tiffany Trump RNC July 2016.jpg

Tiffany Ariana Trump (lindur më 13 tetor, 1993)[1] është e bija e Donald Trump dhe Marla Maples.

Jeta dhe edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në West Palm Beach, Florida,[2] Tiffany Trump është fëmija i vetëm i Marla Maples dhe Donald Trump. Prindërit ia vunë emrin sipas Tiffany & Company (blerja e të drejtave nga babai i saj, për të ndërtuar Kullën Trump në Rrugën e Pestë).[3] Ajo u rrit nga mamaja e saj në Kaliforni dhe jetoi aty deri sa u diplomua nga shkolla e mesme.

Mësimet i kreu në shkollën Viewpoint, në Calabasas, Kaliforni. Ajo është një e diplomuar e 2016-ës, nga Universiteti i Pensilvanisë, ku mori  dy diploma. Në Sociologji dhe në Urbanistikë.[4]

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2014, ndërsa studionte në Universitetin e Pensilvanisë, Tiffany publikoi një këngë të quajtur "Like a Bird". Më vonë i tha Oprah Winfrey-t se po e vlerësonte seriozisht që karrierën e saj muzikore, ta çonte ne një tjetër nivel, si profesioneiste. Trump ka punuar edhe si një praktikante në revistën Vogue dhe ka qenë modele për një paradë në 2016-n, nga Andrew Warren Fashion në New York Fashion Week.[5]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Trump është e regjistruar për të votuar në Pensilvani si një anëtare e Partisë Republikane.[6] Gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, ajo iu bashkua babait të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump në fushatën elektorale.[7] Ajo mbajti një fjalim në vitin 2016 gjatë Konventës Kombëtare Republikane, në natën e dytë të saj.

Ajo ka pasur një lidhje romantike me Ross Mechanic, të cilin e takoi kur ata të dy ishin studentë në universitet.[8] Babai i Ross, Jonathani, është kryetari i një sektori, ne një Zyre Ligjore Pronash. (Fried, Frank, Harris, Shiver & Jacobson).

Trump është goxha aktive me postimet në Instagram, për vitin 2016, ajo kishte më shumë se 200,000 ndjekës.[9] Postimet në Instagram shpesh tregojnë foto të saj me miqtë dhe trashëgimtarë të ndryshëm, përfshirë Kyra Kennedy, e bija e Robert F. Kennedy Jr; Gaïa Matisse, stër-mbesa e artistit Henri Matisse; dhe E. J. Johnson, i biri i Magic Johnson. Grupi, pozat e të cilëve kompozohen nga Andrew Warren, u qajt "Fëmijët e pasur të Instagram-it" nga New York Post dhe "Snap Pack" nga New York Times dhe New York magazine.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tempesta, Erica (April 5, 2016).
  2. ^ Stasi, Linda (October 14, 1993). "The stork visits Donald & Marla". Marrë më October 14, 2016. 
  3. ^ Empty citation (help) 
  4. ^ Empty citation (help) 
  5. ^ Empty citation (help) 
  6. ^ Empty citation (help) 
  7. ^ Empty citation (help) 
  8. ^ Empty citation (help) 
  9. ^ Empty citation (help)