Kërceni tek përmbajtja

Tim Howard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tim Howard
Personal information
Full name Timothy Matthew Howard[1]
Date of birth 6 mars 1979 (46 vjeç)[1]
Place of birth North Brunswick, New Jersey, Shba
Height 1.91 m (6 ft 3 in)[1]
Position(s) Portier
Team information
Current team
Everton
Number 24
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
1997 North Jersey Imperials 16 (0)
1998–2003 MetroStars 88 (0)
1998MLS Pro-40 (Huazim) 1 (0)
2003–2007 Manchester United 45 (0)
2006–2007Everton (huazim) 25 (0)
2007– Everton 289 (1)
International career
2002– Shetet e Bashkuara 104 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 20 dhjetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 3 korrik 2014

Timothy Matthew "Tim" Howard (lindur më 6 Mars 1979) është një futbollist i cili luan me klubin anglez EvertonPremier Ligë dhe me kombëtaren amerikane si portier.

Howard filloi karrierën e tij profesioniste me North Jersey Imperials përpara se të kalonte te MetroStars. Paraqitjet e tij më pas tërhoqën vëmëndjen e Manchester United, e cila firmosi me të në vitin 2003. Ai shijoi sukses atje duke fituar me skuadrën 2003 FA Community Shield, 2003–04 FA Cup dhe 2005–06 League Cup. Megjitathë, pasi United firmosi me portierin hollandez Edwin van der Sar, Howard shkoi në huazim te Everton për të luajtur më shumë minuta si titullar dhe në fund firmosi një kontratë me klubin në shtator 2007. Më 4 janar 2012, Howard shënoi një gol, të parin si profesionist, kundër Bolton Wanderers. Kjo gjë e bëri atë vetëm portierin e katërt që ka shënuar gol në një ndeshje në Premier Ligë.[2]

Howard ka përfaqsuar për herë të parë kombëtaren e Sheteve e Bashkuara në vitin 2002 dhe ishte një zëvëndësim i papërdorur në Kupën e Botës 2006. Ai më pas e fitoi vendin e titullarit duke luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares në Kupën e Botës 2010, duke arritur deri në raundin e 16-tave.

Ai ka reputacionin për të luajtur me dhimbje. Në shtator 2007, ai pranoi një thirrje nga Shtetet e Bashkuara pë të luajur një ndeshje miqësore kundër Brazilit, dhe një orë pasi ndeshja kishte filluar, ishte zbuluar se ai kishte ndrydhur gishtin e tij gjatë një përplasje. Në Mars 2013, gjatë një ndeshje të FA Cup kundër Oldham Athletic ai theu dy kocka në kurriz. Në të dyja rastet, ai vazhdoi të luajë deri në vërshëllimën finale.

  1. ^ a b c Hugman, Barry J., red. (2010). "The PFA Footballers' Who's Who 2010–11" (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 203. ISBN 978-1-84596-601-0. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)
  2. ^ "Everton goalkeeper Tim Howard scores freak goal" [Portieri i Evertonit Tim Howard shënon gol të jashtëzakonshëm] (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 10 korrik 2014.