TirAna (inteligjencë artificiale)
| Zhvillues | Denisa Kele, Tomi Kallanxhi, Besmir Semanaj |
|---|---|
| Versioni i parë | tetor 13, 2025 |
| Sistemi operativ | Platformë digjitale |
| Përdoret për | Inteligjencë artificiale |
| Licenca | Kod i hapur |
TirANA (shkurtesë e Tirana Algorithmic Neural Assistant) është një projekt shqiptar që paraqet kandidatin e parë digjital për Bashkinë e Tiranës, i krijuar nga inteligjenca artificiale. Projekti u prezantua më 13 tetor 2025 nga tre ekspertë të teknologjisë së informacionit: Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj.[1]
Sipas autorëve, TirANA synon të eksperimentojë me konceptin e qeverisjes vendore përmes inteligjencës artificiale, duke u mbështetur në parimet e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies. Projekti, sipas tyre, teston kufijtë ligjorë për mundësinë e pjesëmarrjes së entiteteve të krijuara nga IA (Inteligjenca Artificiale) në proçeset zgjedhore.[1]
Ekspertët janë në konsultim me juristë për të shqyrtuar nëse një sistem i tillë mund të regjistrohet zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). KQZ ka sqaruar se, sipas ligjit në fuqi, e drejta për t’u regjistruar si kandidat u takon vetëm shtetasve shqiptarë, por se çdo aplikim zyrtar do të trajtohet në përputhje me kompetencat ligjore.[2]
Autorët e kanë krahasuar këtë projekt me “Diellën”, ministren virtuale të krijuar nga qeveria shqiptare, duke theksuar se TirANA është ndërtuar me kod të hapur dhe burime të verifikueshme, të aksesueshme për publikun.[1]
Ky zhvillim është konsideruar si rasti i parë në rajon ku një sistem i inteligjencës artificiale propozohet si kandidat në një proçes zgjedhor.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Sfidohen partitë politike: "TirANA", kandidati i parë për bashkinë e Tiranës, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale". Vala News. 13 tetor 2025.
- ↑ "TirANA, kandidati virtual që sfidon ligjet zgjedhore". Reporter.al.[lidhje e vdekur]