Tirones
Tirones (tiro, tironis) ishin rekrutë të rinjë në ushtritë e Perandorisë Romake. Një tiro mund merte gjashtë muaj para se të bëhej një miles i mirëfilltë (këmbësor/privat).
Në shekullin e IV, Publju Flavju Vegetju Renati përshkruan idealin e tij, trajnimin e rreptë, në dallim me zakonet e lirshme të ditës së tij:[1] «Nga aspirantët për rekrutim kërkoheshin sy të mirë dhe trupa të shëndetshëm dhe të fuqishëm; por jo një gjatësi të caktuar, disa njësi të përjashtuara, duket se paracaktoheshin... Pasi bënin betimin (sacramentum), rekrutët hynin në një kurs intensiv dhe në dukje të pafundëm trajnimi. Suksesi i ushtrive romake, si gjithë të tjerat, erdhi nga manovrat stërvitëse, disiplina dhe trajnimi.»
Rekrutimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Nëse ndjekim praktikën e lashtë, koha e përshtatshme për rekrutimin e të rinjve në ushtri është në kohën e hyrjes së tyre në pubertet... Një kohë e mjafteshme kërkohet gjithashtu për trajnimin e tij në degët e ndryshme të shërbimit. Nuk është një punë e lehtë të trajnosh kalorës apo harkëtarë këmbësorë, apo të formosh ushtarë legjionarë për çdo pjesë të manovrave stërvitëse, për ti mësuar atij për të mos u larguar nga pozicioni i tij, për të ruajtur organizimin, për të shënjestruar saktësisht dhe për të hedhur predhën e tij me forcë, për të gërmuar trashe, për të vendosur palisada, si të menaxhojë mburojën e tij, të ruhet nga goditjet e armikut dhe si ta shmang me shkathtësi një goditje.
Ne i shohim të lashtët shumë të prirur për të suguruar burrat më të gjatë që mundnin për shërbimin, pasi standardi për kalorësinë e krahëve dhe për këmbësorinë e kohortëve të parë legjionarë ishte i caktuar në gjashtë këmbë, ose të paktën pesë këmbë e dhjetë inç. Këto kërkesa mund të mbahen lehtësisht në ato kohë kur numra të tillë ndiqnin profesionin ushtarak dhe para saj ishte moda për lulen e rinisë romake t’i kushtoheshin posteve civile të shtetit. Por kur nevoja e kërkonte, gjatësia e një burri nuk konsiderohej aq shumë sa forca e tij...
Ushtari i ri, në këtë mënyrë, duhet të kishte një sy të mbrehtë, duhet ta mbante kokën e tij drejtë, kraharori i tij duhet të ishte i gjerë, shpatullat e tij të ishin muskulore dhe të bëshme, gishtat e tij të gjatë, krahët të fortë, mesi i tij i vogël, forma e tij e lehtë, këmbët dhe e tij të ishin më shumë me nervoze se të tulta....
Nga përzgjedhja e kujdesshme e ushtarëve varet mirëqenia e republikës dhe thelbi i Perandorisë Romake dhe fuqia e saj është kaq pandashmërisht e lidhur me këtë detyrë, sa është me rëndësinë më të madhe mos tia besosh atë në mënyrë të pa përzgjedhur, por vetëm ndaj personave te besnikëria e të cilëve mund të mbështetesh."
Trajnimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Gjëja e parë që duhet tu mësohej ushtarëve është hapi ushtarak, i cili mund të mësohet vetëm nëpërmjet praktikës së vazhdueshme të marshimit të shpejtë dhe të bashkë-renditur..." Tirones stëviteshin gjithashtu edhe në vrapim, kërcim dhe notim, duke mbajtur pajisje të rënda dhe trashe fushimi.
"Ne informohemi nga shkrimet e autorëve të lashtë se, misi ushtrimeve të tjera, ata kishin atë të postit. Ata u jepnin rekrutëve rripa të thurur me shelgje, dyfish më të rëndë se ata të përdorur në shërbimin real dhe shpata druri dy herë më të rënda se të zakonshmet. Ata ushtroheshin me këto në post post si në mëngjes ashtu dhe mbasdite."
Armë të tjera trajnimi në këtë kohë përfshinin gjithashtu shtiza, harkun, hedhjen e gurëve, hoben dhe 'martiobarbulin' — zakonisht të rindërtuara si maja peshuese ose shtiza të vogla. Tirones u mësohej edhe të kalorënin.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vegeti
- Novus homo
- Edukimi dhe trajnimi ushtarak
- Trajnimi i rekrutimit ushtarak
- Ushtria Romake
- Notitia Dignitatum
- Jus trium liberorum
- Kultura e Romës së lashtë
- Ludi
- Spektaklet Romake
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Kolonia Romake
- Romanizimi (kulturor)
- Iliro-romakët
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Historia e Kushtetutës romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Pax Romana
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Feja romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
- Castellum
- Castra
- Burgus
- Magjistratët romakë
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magister militum Ilirikum
- Panem et circenses
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Roma e lashtë
- Monarkia romake
- Republika Romake
- Senati Romak
- SPQR
- Perandoria Romake
- Lista e kolonive romake
REFERENCAT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Clark, J. (përkthyes) (1767) De Re Militari nga Publju Flavju Vegetju Renati, Book I.