Toka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Toka (simboli astronomik: m) është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.6 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 600000 miliard ton dhe është afër 40000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Beng-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll i stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën.

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aristoteli nepermjet hënës në të pa një hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme të rrumbullaket mirëpo i pari që e vërtetoi se toka është e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhëtoi me anije rreth tokës. Toka ka formë elipsoide. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka është deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një gjeoid i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianëve pret një elipsë. Tani ekzistojnë mjete të shumta që e vërtetojnë se toka ka forme të rrumbullaket, që më të rëndësishmet janë fotografitë nga satelitet.

Forma elipsoide e tokës është marrë nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit që e kishte zbuluar shkencëtari anglez Isaac Newton ushtrohen në të dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundërvepron me forcën e gravitetit të jugut ose anasjelltas për këtë arsye toka nuk ka formë plotesisht rrethore por elipsoide. Madhësia e tokës është rreth 510.000.000 km². 3.70 milion km² (71%) prej tyre janë të mbuluara me ujë kurse 150 milion km² (29%) janë të mbuluara me tokë. Rrethi i ekuatorit të tokës është pak më i madh se 40.000 km. Rrezja ekuatoriale është 6.378 km kurse ajo polare 6.357 km.Toka ka disa kontinente si per shembull:Europa,Azia,Afrika,Australia,Amerika,Antarktiku.

Forma më e saktë e Tokës është apioide (në formë dardhe), me ndihmën e satelitëve artificialë dhe të atyre gjeodetë është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njëjtë. Është konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë të njëjtë. Sipas këtyre të dhënave, forma e vërtetë e Tokës i ngjanë dardhës (apioide) ose formës së zemrës (kardioide).

Lëvizjet e Tokës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit. Rrotullimi rreth boshtit të vet që sjell ndryshimin e ditës dhe të natës quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucioni si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilën e përshkon toka quhet Orbit i djekst.

Ndërtimi i brendshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toka mbështillet prej atmosferës, e cila kufizohet në pjesën e poshtme nga sipërfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e sipërme e ngurte e tokës quhet litosferë me një trashësi deri 200 km. Pjesa me e rëndësishme e saj është korja e Tokës, trashësia e të cilës shkon nga 30-60 km. Trashësia e korës ndryshon duke u rritur në kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar në oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtëm i litosferës quhet kufiri Moho.

Pas këtij kufiri fillon shtresa e dytë e tokës që quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtëm. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon bërthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja "sferë e dobët").

Pjesa qendrore e tokës është bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërthama e brendshme.

Duhet pasur parasysh se për këto ndarje që u përmendën, akoma nuk ka të dhëna material, por ato janë ndarje hipotetike të cilat bazohen kryesisht në të dhënat e nxjerra nga studime gjeofizike.Toka është trup qiellor në të cilin zhvillohet jeta.Në të gjenden shumë trupa,të cilët janë të përbëhet prej lëndëve të ndryshme.Toka përbëhet nga bota e gjallë (të gjitha gjallesat:njeriu,shtazët,bimët,shpesët,mikroorganizmat)dhe bota jo e gjallë(uji,dheu dhe mineralet e ndryshme).Në të zhvillohen të gjithë organizmat e gjallë dhe nga ajo sigurohen të gjitha të mirat materiale të domosdoshme e të nevojshme për jetë.

Relievi i Tokës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentët e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge- Toka, morf- formë dhe logos- shkencë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene) dhe të fuqive të jashtme ( ekzogjene).Toka ka 7 kontinente dhe ato jane:Europa,Afrika,Australia,Amerika,Antarktiku

Veçorite e tokes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedosfera (greq. pedon- dheu) është një mbështjellës i tokës (dheut), gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës (dheut), varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja e popullsisë në botë
Viti Numri i banorëve
1804 1 miliard
1927 2 miliard
1960 3 miliard
1974 4 miliard
1987 5 miliard
1999 6 miliard
31 tetor 2011 7 miliard
Popullsia në botë sipas vendeve.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura është tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit. Mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit. Kultura dhe tradita në botë ndyshojnë. Shumë vende të botës ndryshojnë nga traditat, zakonet. Banorët e Tokës dallohen edhe nga veshja e tyre, gjuha që flasin dhe vallëzimi. Pra të gjitha vendet e botës kanë karakteristikat e vendeve te tyre te gjithe kemi kulturat tona.


Jeta në planetin Tokë
Toka
(4.5 miliard)
Toka
(4.5 miliard) 
Uji
(4.4 miliard)
Uji
(4.4 miliard) 
Mikroorganizmat
(4 miliard)
Mikroorganizmat
(4 miliard) 
Oksigjeni
(3.5 miliard)
Oksigjeni
(3.5 miliard) 
Dinozaurët
(240 milion)
Dinozaurët
(240 milion) 
Gjitarët
(200 milion)
Gjitarët
(200 milion) 
Lulet
(180 milion)
Lulet
(180 milion) 
Njeriu
(200 000)
Njeriu
(200 000) 
Example 1

Shiko të tjerë artikuj si kjo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literature[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Stearns, Beverly Peterson; Stearns, S. C.; Stearns, Stephen C. Watching, from the Edge of Extinction. Yale University Press. fq. x. ISBN 978-0-300-08469-6. Marrë më 30 maj 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kunin, W.E.; Gaston, Kevin, red. (1996). The Biology of Rarity: Causes and consequences of rare—common differences. ISBN 978-0412633805. Marrë më 26 maj 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Arthur N. Cox, red. (2000). Allen's Astrophysical Quantities (bot. 4th). New York: AIP Press. fq. 244. ISBN 978-0-387-98746-0. Marrë më 17 gusht 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Allen, Clabon Walter; Cox, Arthur N. (2000). Allen's Astrophysical Quantities. Springer. fq. 296. ISBN 978-0-387-98746-0. Marrë më 17 gusht 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • International Earth Rotation and Reference Systems Service (IERS) Working Group (2004). "General Definitions and Numerical Standards" (PDF). përmbledhur nga McCarthy, Dennis D.; Petit, Gérard (red.). IERS Conventions (2003) (PDF). Frankfurt am Main: Verlag des Bundesamts für Kartographie und Geodäsie. fq. 12. ISBN 978-3-89888-884-4. Marrë më 29 prill 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  • Cazenave, Anny (1995). "Geoid, Topography and Distribution of Landforms" (PDF). përmbledhur nga Ahrens, Thomas J. (red.). Global Earth Physics: A Handbook of Physical Constants. Washington, DC: American Geophysical Union. ISBN 978-0-87590-851-9. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 tetor 2006. Marrë më 3 gusht 2008. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Various (2000). David R. Lide (red.). Handbook of Chemistry and Physics (bot. 81st). CRC. ISBN 978-0-8493-0481-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Allen, Clabon Walter; Cox, Arthur N. (2000). Allen's Astrophysical Quantities. Springer. fq. 294. ISBN 978-0-387-98746-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dalrymple, G. B. (1991). The Age of the Earth. Stanford University Press. ISBN 978-0-8047-1569-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Newcomb, Simon (1906). A Compendium of Spherical Astronomy. Macmillan Publishers [MacMillan]. fq. 226–227. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • U.S. Naval Observatory; H.M. Nautical Almanac Office (1989). The Astronomical Almanac for the Year 1990. US Government Printing Office. fq. B18. ISBN 978-0-11-886934-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • U.S. Naval Observatory Nautical Almanac Office; H.M. Nautical Almanac Office (1961). Explanatory Supplement to the Astronomical Ephemeris and the American Ephemeris and Nautical Almanac. H.M. Stationery Office. Section 2B. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kirschvink, J. L. (1992). The Proterozoic Biosphere: A Multidisciplinary Study. Cambridge University Press. fq. 51-52. ISBN 978-0-521-36615-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Canup, R.M.; Asphaug, E. (2001). An impact origin of the Earth-Moon system. American Geophysical Union. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Toka.