Shko te përmbajtja

Tonalizmi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tonalizmi
James McNeill Whistler, Nocturne in Black and Gold: The Falling Rocket, rr. 1875; vajë në tablo; 60.3 x 46.4 cm
KohaNga vitet 1880 deri në fillim të shekullit të XX
VendiUnited States
Njerëzit kryesorAlbert Pinkham Ryder, George Inness, John Henry Twachtman, James McNeill Whistler
NdikimetShkolla Franceze e Barbizonit, Shkolla e Lumit Hjudson
Ndikuar ngaMilton Avery, piktorët e fushës së ngjyrës, rrethi i artistëve përreth Alfred Stieglitz dhe skicuesëve si Edith Loring Getchell

Tonalizmi ishte një stil artistik që u shfaq në vitet 1880 kur artistët amerikanë filluan të pikturojnë format e peizazhit me një ton të përgjithshëm të atmosferës me ngjyra ose mjegull. Midis viteve 1880 dhe 1915, nuancat e errëta, neutrale si grija, kafja ose bluja, shpesh dominonin kompozimet e artistë të lidhur me stilin.[1] Gjatë fundit të viteve 1890, kritikët amerikanë të artit filluan të përdorin termin "tonal" për të përshkruar këto vepra, si dhe sinonimet më pak të njohura Qetësia dhe Intimizmi.[2][3] Dy nga piktorët kryesorë të lidhur me lëvizjen, ishin George Inness dhe James McNeill Whistler.[4]

Tonalizmi ndonjëherë përdoret për të përshkruar peizazhet amerikane që rrjedhin nga stili francez Barbizon,[5] i cili theksoi gjendjen shpirtërore dhe hijen.[6] Tonalizmi përfundimisht u eklipsua nga impresionizmi dhe modernizmi evropian.

Tonalizmi Australian u shfaq si një lëvizje arti në Melburn gjatë viteve 1910.

Kanavacat tonaliste tregojnë një mënyrë soditëse, duke e lënë të zhveshur barasvlerat midis vijave, një gjeometri misterioze të peizazhit, volumet, lidhjen midis hapsirës dhe pikturës, ngjyrat e peizazhit dhe modulimet e shpirtit. Për shembull, me Georgia O'Keeffe: «Në disa kanavaca si Black Place, Grey dhe Pink (1949, vajë në kanavacë, Georgia O'Keeffe Museum, Santa Fe), objekti i paraqitur në një abststraksion të kodrës reduktohet në strukturën e tij themelore. Një vijë e trashë e mysët sugjeron një kodër.[7]

Artistë të lidhur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Willis Seaver Adams
  • Joseph Allworthy
  • Edward Mitchell Bannister
  • Clarice Beckett
  • Ralph Albert Blakelock
  • Emanuele Cavalli
  • Jean-Charles Cazin
  • Colin Colahan
  • Paul Cornoyer
  • Bruce Crane
  • Leon Dabo
  • Elliott Daingerfield
  • Angel De Cora
  • Charles Melville Dewey
  • Thomas Dewing
  • Charles Warren Eaton
  • Henry Farrer
  • Edith Loring Getchell
  • Percy Gray
  • L. Birge Harrison
  • Arthur Hoeber
  • George Inness
  • William Keith
  • Percy Leason
  • Xavier Martinez
  • Arthur Frank Mathews
  • Max Meldrum
  • Robert Crannell Minor
  • John Francis Murphy
  • Frank Nuderscher
  • Fausto Pirandello
  • Henry Ward Ranger
  • Granville Redmond
  • Albert Pinkham Ryder
  • William Sartain
  • Edward Steichen
  • Dwight William Tryon
  • John Twachtman
  • Clark Greenwood Voorhees
  • James McNeill Whistler
  • Alexander Helwig Wyant
  • Raymond Dabb Yelland
  1. "What is Tonalism? Tonalism Palette, Tonalism Definition". Tonalism (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2022. Marrë më 28 nëntor 2021.
  2. Raynor, Vivien (27 qershor 1982). "ART; MOODY SCENES FROM TONALISTS". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 28 nëntor 2021.
  3. "The Sublime Landscape". tfaoi.org (në anglisht). Marrë më 28 nëntor 2021.
  4. "The 4 Most Important Names of Tonalism". Widewalls (në anglisht). Marrë më 28 nëntor 2021.
  5. Avery, Kevin J.; Fischer, Diane P. (korrik 2000). "American Tonalism: Selections from the Metropolitan Museum of Art and the Montclair Art Museum". Burlington Magazine (në anglisht). 142 (1168): 453.
  6. "American Tonalism". Artsy.net (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2021.
  7. J. Belgodère (2003). "Land and territory: New-Mexico landscapes in the painting of Georgia O'Keeffe (1997-1986)". Land and Territories: challenges and changes in the Pacific rim countries (në anglisht). Harmattan. fq. 156. ISBN 2-7475-4422-2.