Top Channel Films
| Company type | Private |
|---|---|
| Industry | Kinematografia |
| Founded | 2023 |
| Headquarters | Tiranë, Shqipëri, , |
Key people | Ledion Liço (Drejtor ekzekutiv) |
| Products | Filma dhe distribuim titujsh ndërkombëtarë |
| Services |
|
| Owner | Top Media |
| Parent | Top Channel |
| Website | films.top-channel.tv |
Top Channel Films (përkth. Filma nga Top Channel), është një kompani shqiptare e prodhimit dhe shpërndarjes së filmave, që vepron si dega filmike e Top Channel. Ajo operon si pjesë e Top Medias dhe u formua në 2023.[1] Kompania bëri nam me filmin e vet të parë, Në Kuadër të Dashurisë, që korri sukses të madh financiar.[2][3] Drejtor ekzekutiv i kompanisë është Ledion Liço, gjithashtu dhe drejtori i artit dhe i inovacionit i Top Channel.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Top Channel Films është krijuar në vitin 2023 si një hap i ri i Top Channel në fushën e kinemasë.[4] Disa prej filmave të shfaqur dhe të shpërndarë përmes platformës përfshijnë Reality, Në Kuadër të Dashurisë, Legjenda e Bastunit, Guxim dhe 5 Herë Jo.[1] Këto filma janë vënë në dispozicion të publikut në kinema, në platformat e transmetimit digjital si Digitalb, Amazon, Apple TV, Google Play, si dhe në kanalin zyrtar të YouTube të Top Channel.
Platforma dhe shpërndarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Top Channel Films vepron në dy drejtime kryesore:
- prodhimin dhe shpërndarjen e filmave shqiptarë,
- promovimin dhe distribuimin e titujve ndërkombëtarë.
Filmat e saj janë të aksesueshëm përmes kinemave vendase, platformave të transmetimit online dhe rrjeteve të mediave sociale të Top Channel.[1]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prodhime origjinale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në Kuadër të Dashurisë (2023)
- Guxim (2024)
- 5 Herë Jo (2024)
- Reality (në prodhim e sipër)
Prodhime të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Legjenda e Bastunit (2022, shpërndarë përmes Top Channel Films në 2024)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Top Channel Films – faqja zyrtare
- ↑ K.C. (9 tetor 2023). "Nuk është në Holliwood, por Pallati i Kongreseve. Premiera e filmit "Në kuadër të dashurisë"!". dritare.net. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Filmi ku luan Luiz Ejlli në Netflix, ia çfarë thotë producenti". Gazeta Express. 10 tetor 2023. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ Top Channel – seksioni Kinema