Top Fest - 2007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Top Fest është një spektakël muzikor i cili organizohet nga Top Media dhe më saktësisht nga Top Albania Radio dhe nga Top Channel. Më 12 mars 2007 hapi sëpari edicionin e katërt të tij Top Fest në televizionin Top Channel në orën 15.30. Ky spektakël muzikor zhvillohet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 15.30. Ndryshe nga edicionet e kaluara votimet do të hapen vetëm pas prezantimit të këngëtarit të fundit në konkurim. Më saktësisht pas datës 4 maj 2007.

Çmimi i madh merr si shpërblim një shumë prej 10000 Euro. Ka edhe shumë çmime të tjera prej 1000 euro.ndër të cilat përmëndim:

  • Këngëtari më i mirë mashkull
  • Këngëtarja më e mirë femër
  • Këngëtari më i mirë ndër të rinjë
  • Kënga më e mirë RnB
  • Kënga më e mirë Rock Alternative
  • Këngëtari më i votuar në internet
  • Grupi më i mirë