Shko te përmbajtja

Torcida Mitrovicë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Torcida e Mitrovicës, e njohur edhe si Torcida 1984, është një grup ultrasish në Mitrovicë. Torcida është një nga grupet kryesore të tifozëve sportivë në Kosovë dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropën Juglindore. Të themeluar në vitin 1984, ata janë grupi më i vjetër ultras shqiptar.[1][2]

Torcida mbështet të gjitha klubet me emrin Trepça.

Fillimet e grupit të mbështetësve mund të gjurmohen në vitet 1970 kur KF Trepça luante në Ligën e Parë Jugosllave.[3] Torcida u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 1981 me pankartat e saj Armata e Minatorëve, Vëllëzërit Shqiptarë Torcida në ndeshjen e hendbollit Trepça-Vardari në një atmosferë të shkëlqyer ku Trepca fitoi këtë ndeshje të rëndësishme.[1] Pas ndeshjes, dy udhëheqësit, Qeti dhe Xhelali, u burgosën për shkak të pankartave me mbishkrimin "Torcida". Pasi u liruan nga burgu, pankartat me emrin Torcida nuk u shfaqën në skenë për një kohë të gjatë. Më 20 mars 1984, Shefqet Begu, i njohur edhe si Qeti, themeloi zyrtarisht Torcidën e Mitrovicës. Frymëzimi i tij erdhi nga Torcida e Splitit, ultrasit më të vjetër evropianë, anëtar i së cilës ishte edhe ai.

Një nga anëtarët më të shquar ishte Besim Nuka që më vonë iu bashkua UÇK-së dhe vdiq si dëshmor.[4]

  1. 1 2 "Fan clubs in Kosovo". Tifozat.com. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 2016-08-28.
  2. ""Torcida" sa transparentom "približite li se Kosovu, grobove sebi dodajete"; KP zabranila da se postavi tokom utakmice". kossev.info (në serbisht). 1 tetor 2023. Marrë më 17 maj 2025.
  3. "Arkivi - KF Trepça". Radiotelevizioni i Kosovës. 15 nëntor 2022. Marrë më 1 shkurt 2024.
  4. Elion Nuza (7 mars 2024). "UÇK-ja dhe Trepça – dy dashuritë e Besim Nukës, ushtarit që ra heroikisht në Koshare". Dukagjini. Marrë më 17 maj 2024.

Lidhje të jashtmte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]