Trajnimi (platforma)
Lloji i faqes | e-learning |
|---|---|
| Pronari/ja | IPKO Institute, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës[1] |
| Krijuar nga | Kushtrim Xhakli |
| URL | trajnimi |
| Regjistrimi | e detyruar |
| Lansuar | qershor 2007 |
| Gjendja e tashme | Aktiv (me disa limite) |
Trajnimi është një platformë mësimore elektronike falas me themeluar në Kosovë, i cili ofron trajnime për programin e certifikimit të aftësive kompjuterike të European Computer Driving License ose ECDL. Platforma u krijua nga Kushtrim Xhakli në Institutin IPKO dhe u lançua në vitin 2007. [2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Platforma përdoret si një mënyrë studimi autodidake dhe si burim mësimor nga edukatorët dhe audienca në përgjithësi pa pagesë. [4] Përmbajtja përdor planprogramin europian të Licencës së Drejtimit të Kompjuterit (ECDL). Trajnimi mori certifikimin zyrtar nga Fondacioni ECDL si platforma e parë arsimore e IT në gjuhën shqipe, në dispozicion për vendet shqipfolëse dhe diasporën.[5] [6]
Para fillimit të platformës Trajnimi nuk kishte material trajnimi dixhital të TIK-ut në gjuhën shqipe dhe trajnimet ballë për ballë publiku i gjerë jo gjithmonë kishte mundësinë t’i përballonte financiarisht. Platforma e mësimit elektronik Trajnimi, filloi të zhvillohej në fund të vitit 2006 dhe u fut në funksion në qershor 2007. Platforma e mësimit online bazohet në Adobe Flash.[7]
Pas lançimit, platforma u konsiderua si një thesar kombëtar nga kryeministri i Kosovës, dhe vitin e ardhshëm, ajo fitoi çmimin e praktikës më të mirë “Best Practice Award” nga Fondacioni ECDL. Fondacioni citoi platformën për miratimin e ECDL "si një mjet për të rritur punësueshmërinë". [8]
Edukimi online kombëtar në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2008, Instituti IPKO i dhuroi platformën Trajnimi Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës me rreth 20,000 persona të regjistruar në kohën e transferimit të pronësisë.[9] Në të njëjtin vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës e përfshiu platformën Trajnimi si një aktivitet TIK jashtë programit mësimor në kurrikulat e shkollave publike, ku mësuesit e IT-së do të përdornin platformën për t'u mësuar nxënësve informatikë dhe TIK. [10]
Disa universitete në Kosovë e kanë përdorur platformën Trajnimi si pjesë të planprogramit të tyre kurrikular duke përfshirë:
- Universiteti i Prishtinës [11]
- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj [12]
- Kolegji Biznesi [13]
- Kolegji AAB [14]
- Kolegji Riinvest [15]
- Kolegji Pjetër Budi [16]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2008 platforma mori çmimin "Çmimi i Praktikës më të Mirë" nga Fondacioni ECDL, gjatë takimit të saj vjetor në Vjenë, Austri për përpjekjet për promovimin e mësimit dixhital dhe rritjen e punësimit në Kosovë. [17][18][19]
Ndërprerja e Adobe Flash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas 14 viteve ne operim, me datën 31 Dhjetor 2020 çasja në platformën Trajnimi u bë e limituar. Adobe Flash vendos përfundimisht të ndërpres funksionalitetin në browserët modern të uebit.[20]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Resurset arsimore online Arkivuar 5 tetor 2021 tek Wayback Machine. "Ministria e Arsimit dhe Shkencës" June 10, 2015.
- ↑ "IPKO Institute launched digital education portal Trajnimi.com". ipkoinstitute.org (në anglisht). 2007-06-07. Arkivuar nga origjinali më 2008-01-10. Marrë më 2020-12-28.
- ↑ "Ky projekt u ofrohet qytetarëve të Kosovës për përdorim falas". BBCAlbanian.com. 2007-08-07. Marrë më 2020-12-28.
- ↑ Thomas, Michael, red. (2009). Handbook of Research on Web 2.0 and Second Language Learning (në anglisht). IGI Global. fq. 507. ISBN 978-1-60566-190-2.
- ↑ Tatnall, Arthur (2010). Web technologies : concepts, methodologies, tools and applications (në anglisht). Hershey, PA: Information Science Reference. fq. 775. ISBN 1-60566-982-2. OCLC 550481796.
- ↑ Miller, David; Glover, Derek. "Interactive Whiteboards in the Web 2.0 Classroom". Web Technologies (në anglisht). IGI Global. fq. 774–793. ISBN 978-1-60566-982-3.
- ↑ "Digjitalizimi i edukimit". Gazeta Express, 2007, no:937, p.15. 2007-10-03.
- ↑ The Online Portal, Trajnimi.com, Boosting Computer Literacy Arkivuar 5 tetor 2021 tek Wayback Machine. "IPKO Foundation" June 13, 2012.
- ↑ "Global Information Society Watch" (PDF) (në anglisht). APC and IDRC. 2016. fq. 146. ISBN 978-92-95102-70-5.
- ↑ "Këmbëngulja është çelësi i suksesit". PCWorld Albanian. 2011-03-23. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2021. Marrë më 2020-12-28.
- ↑ Formular për SYLLABUS të Lëndës Arkivuar 3 dhjetor 2017 tek Wayback Machine. "Fakulteti Ekonomik" October 13, 2013.
- ↑ Formular për SYLLABUS të Lëndës Arkivuar 5 tetor 2021 tek Wayback Machine. "University of Applied Sciences in Ferizaj" October 6, 2016.
- ↑ Informatika në Emergjenca. "Kolegji Biznesi" 2015-2016.
- ↑ Hyrje në Informatikë Arkivuar 5 tetor 2021 tek Wayback Machine. "Kolegji AAB" 2015.
- ↑ IT për Biznes[lidhje e vdekur]. "Kolegji Riinvest" 2018.
- ↑ Study Program Custom and Freight Forwarding. "Kolegji Pjetër Budi" 2016.
- ↑ Rodriguez, Sandra (8 janar 2009). "ECDL Forum in Wien für Arbeit und Wachstum Die OCG erhielt zwei Auszeichnungen" (PDF). Österreichische Computer Gesellschaft Journal (në gjermanisht). 5, 2008 (5): 4. ISSN 1728-743X. Marrë më 2020-12-28.[lidhje e vdekur]
- ↑ Victor, LigaWEB / Afteni. "Forumul International al Fundatiei ECDL sustine Strategia pentru Dezvoltare si Angajare i2010 • ECDL". Romania (në rumanisht). Marrë më 2020-12-28.
- ↑ "ECDL Foundation forum supports i2010 strategy". Times of Malta (në anglisht). 2008-11-20. Marrë më 2020-12-28.
- ↑ "Adobe Flash Player End of Life". Adobe (në anglisht). 2020-12-21. Marrë më 2020-12-28.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]