Tranzicioni gjinor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Flamuri simbolik i komunitet trans

Tranzicioni gjinor është procesi i ndryshimit të karakteristikave seksuale dhe identietit gjinor sipas asaj se si ndihet një individ përbrenda tij- pra ideja nëse ai ndihet grua apo burrë, [1]ose një identitet gjinor midis të dyjave. Për persona me identitet gjinor “queer”, mënyra se si ata ndihen përbrenda nuk përkon as me identitetin e vajzës, as me identitetin e djalit. Për personat transgjinorë dhe transseksualë, ky proces zakonisht përfshin terapinë ri-përcaktuese të gjinisë (që përfshin terapinë hormonale dhe ndërhyrjen kirurgjikale të ndyshimit të seksit), pasi tek këta persona identiteti gjinor është i kundërt me atë që iu është përcaktuar në lindje. Ky tranzicion mund ta përfshijë dhe trajtimin mjekësor, por jo detyrimisht për të realizuar tranzicionin gjinor. Persona si drag queens, drag kings dhe cros dressers nuk i nënshtrohen tranzicionit gjinor, me qenë se ata adoptojnë karakteristikat e gjinisë tjetër vetëm për periudha të caktuara.

Tranzicioni mund të nisi nga vetë personi që ndjen se i përket një identiteti tjetër gjinor, nxitur nga ndjesia se ky identitet nuk përkon me seksin që i është përcaktuar në lindje. Një nga pjesët më të rëndësishme të tranzicionit për shumë persona transgjinorë është pjesa e “coming out”. Tranzicioni gjinor është një proces, nuk është një aktivitet, dhe mund të zgjasi për shumë kohë duke filluar nga disa muaj deri dhe në dhjetëra vite. Disa njerëz, sidomos personat që identifikohen si queer, mund ta shpenzojnë gjithë jetën e tyre në tranzicion teksa ata ri-përkufizojnë dhe ri-interpretojnë identitetin gjinor teksa koha kalon. Tranzicioni gjinor mbetet jo i njëjtë në sfera të ndryshme të jetës. Përshembull dikush mund ti nënshtrohet më lehtë tranzicionit në familje dhe tek rrethi shoqëror sesa të bërit “coming out” në punë.

Terminologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tranzicioni gjinor shpeshherë ngatërrohet dhe konfuzohet me kirurgjinë e ndryshimit të seksit biologjik, por ky i fundit mbetet një prej elementeve të tranzicionit gjinor. Shumë persona që kalojnë nëpër tranzicionin gjinor vendosin mos ti nënshtrohen kirurgjisë ose mbase nuk kanë mundësitë për ta bërë atë. Teksa kirurgjia e ndryshimit të seksit mbetet thjesht një procedurë, tranzicioni gjinor është më holistik dhe përfshin ndryshimet fizike, psikologjike, sociale dhe emocionale. Disa transgjinorë dhe persona me identitet gjinor të papërcaktuar nuk kanë dëshirë për të kryer ndryshimin e seksit biologjik përmes kirurgjisë, por zhvillojnë tranzicionin në shumë mënyra të tjera.[2]

Aspekte të ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Tranzicioni gjinor është një proces i komplikuar që përfshin shumë aspekte që lidhen me identitetin gjinor të individit. Më poshtë radhiten disa prej pjesëve kryesore të tranzicionit gjinor. Njerëzit mund të zgjedhin elementë bazuar në identitetin e tyre gjinor, imazhin për trupin, personalitetin, financat dhe ndonjëherë dhe qëndrimet e të tjerëve. Duke eksperimentuar individi e kupton se çfarë i përshtatet më shumë identitetit të tij gjinor. Tranzicioni gjinor varion midis kulturave dhe sub-kulturave, kjo si pasojë e perceptimeve të ndryshme që kanë shoqëri të ndryshme mbi gjininë.[3]


* Aspekte sociale, psikologjike dhe etike

  • coming out
  • ndryshime në rolet gjinore
  • të gjeturit të një emri të ri ose nofke me të cilin dëshiron të quhesh
  • të kërkosh të identifikohesh me përemra ndryshe nga ata që ke përdorur më parë; përshembull një burrë trans do të dëshironte të referohej si “ai” në vend të përemrit “ajo”; ose një person “queer” do të dëshironte të referohej me përemrin ”ata” ose me “ze” [4][5]
  • Personal relationships take on different dynamics in accordance with gender
  • marrëdhëniet personale marrin dinamikë tjetër gjatë tranzicionit gjinor
  • tranzicioni reflektohet dhe në stilin e të veshurit
  • aplikimi i teknikave të reja të makeup
  • stilimi i flokëve ndryshon
  • adoptimi i manierizmave në përputhje me identiteitn e ri gjinor
  • adoptimi i roleve të tjera gjatë raporteve seksuale, sidomos nëse organet gjenitale janë ndryshuar
  • idetë e një personi për gjininë në tërësi prek edhe principet fetare, filozofike ose pse jo dhe bindjet politike

* aspekti ligjor

  • të ndryshuarit ligjërisht të emrit në dokumente [4]
  • të ndryshuarit të gjinisë në dokumente zyrtare si përshembull patenta, certifikata e lindjes, pasaporta dhe në SHBA karta e Sigurisë Sociale

* aspekte fizike

  • procedura kirurgjikale, duke përfshirë këtu ndërhyrjen tek organet gjenitale, fytyrën, kordat vokale, fytyra etj.
  • terapia hormonale
  • eleminimi i përhershëm i qimeve me lazer
  • ndryshimi i zërit nëpërmejt trajnimit vokal

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Brown, M. L. & Rounsley, C. A. (1996) True Selves: Understanding Transsexualism – For Families, Friends, Coworkers, and Helping Professionals Jossey-Bass: San Francisco ISBN 0-7879-6702-5
  2. ^ K. Auer, Matthias (October 2014). "Transgender Transitioning and Change of Self-Reported Sexual Orientation". PLOS. 
  3. ^ Elliot, Patricia (1 October 2008). "Book Review: Sally Hines, Transforming Gender: Transgender Practices of Identity, Intimacy and Care. Bristol: The Policy Press,2007.227 pp.ISBN 978-1-86134-9170 £24.99 (pbk).ISBN 978-1-86134-9163 £60.00 (hbk)". Sexualities. 11 (5): 646–648. doi:10.1177/13634607080110050603 – me SAGE Journals. 
  4. ^ a b Jerry J. Bigner, Joseph L. Wetchler, Handbook of LGBT-affirmative Couple and Family Therapy (2012, ISBN 0415883598), page 207: "gender transition can be achieved through the use of clothing, hairstyle, preferred name and pronouns, ..."
  5. ^ "Sie Hir, Now: Terms for Gender Variant People". Arkivuar nga the original më May 13, 2012. Marrë më 2012-05-13.