Trekëndëshi i Trishtimit
| Trekëndëshi i Trishtimit | |
|---|---|
Logoja e filmit | |
| Triangle of Sadness | |
| Regjia | Ruben Östlund |
| Shkruar nga | Ruben Östlund |
| Producentë |
|
| Në role kryesore | |
| Kinematografia | Fredrik Wenzel |
| Montazhi |
|
| Muzika |
|
| Prodhuar nga |
|
| Shpërndarë nga |
|
| Premiera |
|
| Kohëzgjatja | 147 minuta[2] |
| Gjuha | Anglisht |
| Buxheti | 15,6 milionë dollarë[3] |
| Fitimi | 32,9 milionë dollarë[4][5] |
Trekëndëshi i Trishtimit (titulli origjinal, në ang.: Triangle of Sadness) (titull alt., i përdorur nga Tring: Trekëndëshi i Trishtë) është një film komedi e zezë satirike e vitit 2022, shkruar dhe drejtuar nga Ruben Östlund në debutimin e tij artistik në gjuhën angleze. Në film luajnë një grup aktorësh të udhëhequr nga Harris Dickinson, Charlbi Dean (në rolin e saj të fundit në film), Dolly de Leon, Zlatko Burić, Iris Berben, Vicki Berlin, Henrik Dorsin, Jean-Christophe Folly, Amanda Walker, Oliver Ford Dabies, Sunnyi Melles dhe Woody Harrelson. Ngjarja ndjek një çift të famshëm gjatë një udhëtimi luksoz me jaht së bashku me pasanikë të tjerë, që përfundon duke u izoluar në një ishull dhe duke luftuar për mbijetesë.
Filmi pati premierën botërore në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë më 21 maj 2022, ku mori një ovacion prej tetë minutash dhe iu dha Palma e Artë. Ai fitoi mbi 32.8 milionë dollarë në mbarë botën dhe mori vlerësime pozitive nga kritikët, të cilët vlerësuan kryesisht regjinë dhe skenarin e Östlund, si dhe shfaqjet e kastit (veçanërisht de Leon). Në çmimet e 95-të të Oscar-it, filmi fitoi tre nominime: Filmi më i Mirë, Regjisori më i Mirë dhe Skenari më i Mirë Origjinal. Ai u nominua për Filmin më të Mirë - Muzikal ose Komedi dhe Aktorja më e Mirë dytësore (për de Leon) në çmimet e 80-të të Golden Globe, dhe për Aktoren më të Mirë në Rolin Mbështetës (për de Leon), Skenarin më të Mirë Origjinal dhe Kastin më të Mirë në Çmimet e 76-të të Akademisë Britanike të Filmit. Midis vlerësimeve të tjera, ai fitoi Filmin më të Mirë, Regjisorin më të Mirë, Skenaristin më të Mirë dhe Aktorin më të Mmirë (për Burić) në 35th European Film Awards.
Përmbledhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa 1: Karli dhe Jaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karli, një model, merr pjesë në një audicion të sikletshëm bashkë me modelë të tjerë meshkuj. Ai është në një lidhje me Jajën, një modele dhe influencere, dhe ndien pakënaqësi që ajo pret prej tij të paguajë për vaktet, edhe pse ajo fiton më shumë se ai. Ata grindën për para dhe rolet gjinore. Jaja pranon se është në një lidhje me Karlin për shkak të angazhimit që marrin në rrjetet sociale, dhe se synon të bëhet një grua-trofe, por Karli këmbëngul se ajo do ta dashurojë vërtet.
Pjesa 2: Jahti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karli dhe Jaja ftohen në një udhëtim luksoz me një jaht super të shtrenjtë, në këmbim të promovimit të tij në rrjetet sociale. Ndër të ftuarit e pasur ndodhen oligarku rus Dimitri me bashkëshorten e tij Vera; çifti i moshuar Klementina dhe Uinston, të pasuruar nga prodhimi i granatave dhe armëve të tjera; Tereza, një grua në karrocë invalidi që mund të thotë vetëm një frazë në gjermanisht pas një hemorragjie cerebrale; dhe Xharmo, një milioner i vetmuar nga teknologjia që flirton me Jajën. Të ftuarit shijojnë luksin e jahtit, të pavetëdijshëm për përpjekjet e ekuipazhit që punon për të plotësuar çdo nevojë dhe tekë të tyre. Shefja e stafit, Paula, kërkon nga ekuipazhi të ndjekë çdo kërkesë të çuditshme të të ftuarve, përfshirë edhe urdhrin që të gjithë anëtarët e ekuipazhit të notojnë në det. Edhe stafi i kuzhinës detyrohet të notojë, ndonëse shefi i kuzhinës paralajmëron se ushqimi do të prishet. Karli ankohet te Paula për një anëtar të ekuipazhit që i pëlqen Jajës, dhe pa qëllim shkakton pushimin e tij nga puna. Ndërkohë, kapiteni i jahtit, Tomas Smithi, e kalon kohën i dehur në kabinën e tij.
Kundër këshillës së Paulës, kapiteni Tomas vendos të mbajë darkën zyrtare të kapitenit gjatë një stuhie të fortë. Shumë prej të ftuarve preken rëndë nga të përzierat dhe diarreja, ndoshta për shkak të ushqimit të prishur, dhe situata kthehet në kaos të plotë. Tomasi, ende i dehur, dhe Dimitri fillojnë të debatojnë në interfon për komunizmin dhe kapitalizmin, secili duke mbrojtur sistemin e vet. Teksa stuhia përplas anijen, disa të ftuar plagosen, ujërat e zeza përmbytin katet e poshtme, dhe energjia elektrike ndërpritet. Kur agon mëngjesi, jahti sulmohet nga piratët, të cilët hedhin një granatë që vret Klementinën dhe Uinstonin, dhe fundosin anijen.
Pjesa 3: Ishulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një grup i vogël të mbijetuarish, i përbërë nga Karli, Jaja, Dimitri, Tereza, Paula, Xharmo, mekaniku i anijes Nelson (të cilin Dimitri e akuzon se është pirat), dhe pastruesja Ebigejla, arrijnë të shpëtojnë në një ishull të shkretë. Fillimisht, Paula përpiqet ta mbajë hierarkinë e mëparshme duke i dhënë urdhra Ebigejlës që të shërbejë për pasagjerët. Por shumë shpejt bëhet e qartë se Ebigejla është e vetmja që ka aftësi për të mbijetuar — ajo di të zërë peshk dhe të ndezë zjarr — dhe e përmbys rendin duke marrë kontrollin përmes kontrollit mbi ushqimin. Ajo fiton një shtrat privat brenda një varke shpëtimi dhe detyron Karlin të hyjë në një marrëdhënie seksuale me të, duke i dhënë ushqim në këmbim të favoreve seksuale. Xharmoja vret një gomar të egër duke e goditur me gur, dhe Dimitri, Nelsoni dhe të tjerët e festojnë këtë si një sukses të madh. Ndërkohë, Jaja fillon të ndjejë xhelozi ndaj Ebigejlës, sepse Kali po mendon ta lërë Jajan për të.
Kur Jaja niset për të eksploruar anën tjetër të ishullit, Ebigejla del vullnetare të shkojë me të, pavarësisht shqetësimeve të Karlit. Gjatë ecjes, ato zbulojnë një ashensor të ndërtuar në shkëmbinj dhe kuptojnë se kanë qenë të izoluar pranë një resorti luksoz gjatë gjithë kohës. Ndërkohë në kamp, Tereza takon një shitës ambulant në plazh, por nuk arrin të komunikojë situatën e saj.
Jaja gëzohet që kanë gjetur ashensorin dhe rrugën për t’u shpëtuar, por Ebigejla heziton të hyjë, nga frika se po humbet pushtetin që kishte fituar si udhëheqëse e grupit. Ajo përgatitet ta godasë Jajan me një gur, por ndalet kur Jaja, e pavetëdijshme për rrezikun, i ofron ndihmë. Kur Jaja saktëson se ndihma e saj do të ishte thjesht ta punësonte si asistente, kamera ndërpret papritur skenën. Diku tjetër, Karli shfaqet duke vrapuar i tërbuar nëpër xhungël.
Kasti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Harris Dickinson — Karl
- Charlbi Dean — Jaja
- Dolly de Leon — Ebigejla
- Zlatko Burić — Dimitri
- Iris Berben — Tereza
- Vicki Berlin — Paula
- Henrik Dorsin — Xharmo
- Jean-Christophe Folly — Nelson
- Amanda Walker — Klementina
- Oliver Ford Davies — Uinston
- Sunnyi Melles — Vera
- Woody Harrelson — Kapiteni
Produksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Trekëndëshi i Trishtimit u njoftua nga regjisori Ruben Östlund në qershor 2017, pasi filmi i tij Katrori fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë muajin e kaluar. Ai tha se filmi do të quhej Trekëndëshi i Trishtimit, një satirë "e çmendur" e vendosur në botën e modës dhe të super-të pasurve, me temat kryesore "pamja si kapital" dhe "bukuria si monedhë".[6] Titulli në anglisht i referohet një termi të përdorur nga kirurgët plastikë për rrudhën e shqetësimit që formohet midis vetullave, e cila mund të hiqet me botoks.[7]
Kërkimi për disa pjesë të skenarit u zhvillua në maj 2018. Procesi i kastimit u zhvillua nga gushti deri në nëntor 2018 në Berlin, Paris, Londër, Nju Jork, Los Anxhelos dhe Göteborg, dhe vazhdoi në Moskë në mars 2019. Kërkimi për lokacione filloi në janar 2019 dhe zgjati me ndërprerje deri në tetor 2019. Östlund përpunoi detajet e fundit të para-prodhimit nga nëntori 2019 deri në gjysmën e parë të shkurtit 2020.
Në shkurt 2020, u raportua se Trekëndëshi i Trishtimit do të fillonte fotografimin kryesor më 19 shkurt në Suedi dhe Greqi, me një xhirim 70-ditor, dhe se kasti do të përfshinte Harris Dickinson, Charlbi Dean dhe Woody Harrelson.[8] Rreth 120 aktorë u konsideruan për rolin që mori Dickinson dhe Emily Ratajkowski ishte ndër aktoret që morën pjesë në audicion për rolin e Dean. Më 26 mars, produksioni u ndërpre për shkak të pandemisë COVID-19 me rreth 37% të xhirimeve të përfunduara.[9] Redaktimi filloi gjatë karantinës së parë të COVID-19 në 2020. Produksioni rifilloi më 27 qershor në Suedi, duke lejuar Harrelson të përfundonte skenat e tij, por u ndërpre përsëri më 3 korrik.[10]
Produksioni rifilloi më 18 shtator në lokacionin në plazhin Çiliadou, Eubea, Greqi, për 38 ditët e fundit. Xhirimet përfunduan më 13 nëntor 2020, duke përfunduar xhirimet 73-ditore. Östlund raportoi se produksioni kreu 1 061 teste COVID-19 gjatë xhirimeve dhe të gjitha ishin negative. Xhirimet u zhvilluan gjithashtu në ishuj të tjerë grekë, në studiot e Film i Väst në Trollhättan, Suedi, dhe në Detin Mesdhe në jahtin Christina O, dikur në pronësi të Aristotle Onassis. Post-produksioni zgjati 22 muaj. Sipas aktorëve, Östlund shkrepi deri në 23 foto për secilën skenë.[11]
Publikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trekëndëshi i Trishtimit u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë më 21 maj 2022,[12] dhe fitoi Palmën e Artë të festivalit më 28 maj. Ishte gjithashtu një përzgjedhje zyrtare e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2022, ku mbajti premierën e tij në Amerikën e Veriut më 8 shtator, dhe Festivalin e Filmit të Nju Jorkut 2022 (1 tetor).[13]
Neon fitoi të drejtat e shpërndarjes në Amerikën e Veriut për 8 milion dollarë,[14] duke fituar një luftë ofertash me A24, Searchlight Pictures / Hulu, Focus Features dhe Sony Pictures Classics.[15] Filmi u shfaq në Francë më 28 shtator, në Suedi më 7 tetor, në Gjermani më 13 tetor dhe në Mbretërinë e Bashkuar më 28 tetor.
Në VOD, ajo u rendit në vendin e dytë në iTunes Movies pas njoftimeve të nominimit për Oscar më 24 janar 2023.[16] Sipas Samba TV, deri më 9 mars 2023, ai ishte transmetuar në 250 000 shtëpi në SHBA përmes Hulu që nga shpallja e nominimeve, ndërsa JustWatch raportoi gjithashtu se, deri më 21 shkurt, ishte filmi i dytë më i shikuar ndër kandidatët për Çmimin e Filmit më të Mirë në Kanada, pas Fabelmanët.[17][18]
Një disk 4K UHD, Blu-ray dhe DVD u publikua nga The Criterion Collection më 25 prill 2023.[19]
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Curzon Film bleu të drejtat e shpërndarjes për MB-në dhe Irlandën gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, por i shiti ato tek Lionsgate përpara publikimit të filmit. Megjithatë, Curzon ruajti një pjesë të interesit në film, kishte të drejtë në përfitimet që do të sillte dhe e promovoi filmin së bashku me Lionsgate.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Dalton, Ben (2 nëntor 2022). "Lionsgate buys 'Triangle Of Sadness' UK-Ireland rights from Curzon". Screen Daily. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2022. Marrë më 1 prill 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness". British Board of Film Classification. 4 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2022. Marrë më 4 tetor 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaPost - ↑ "Triangle of Sadness (2022)". Box Office Mojo. IMDb. Marrë më 30 nëntor 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness – Financial Information". The Numbers. Nash Information Services, LLC. Marrë më 30 nëntor 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kardelo, Alexander (6 shkurt 2022). "Vi har sett 3 klipp ur Ruben Östlunds 'Triangle of Sadness'" [We have seen 3 clips from Ruben Östlund's 'Triangle of Sadness']. Moviezine (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2022. Marrë më 6 shkurt 2022.
- ↑ Ntim, Zac (9 janar 2023). "'Triangle Of Sadness': Read The Screenplay From Ruben Östlund That Takes On Our Obsession With Beauty". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2023. Marrë më 9 janar 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Wiseman, Andreas (4 shkurt 2020). "'Triangle Of Sadness': Harris Dickinson, Charlbi Dean & Woody Harrelson Lead Satire From Palme D'Or Winner Ruben Ostlund; Imperative, 30WEST, More Join". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2021. Marrë më 4 shkurt 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Tartaglione, Nancy (23 qershor 2020). "International Film Execs Talk Co-Producing During, And After, COVID – Cannes". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2020. Marrë më 23 qershor 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Wiseman, Andreas (6 korrik 2020). "Palme D'Or Winner Ruben Ostlund Talks Returning To Production On 'Triangle Of Sadness' During Covid Pandemic". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2020. Marrë më 6 korrik 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness" (PDF). Cannes Film Festival. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 29 maj 2022. Marrë më 21 maj 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness". Cannes Film Festival. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2022. Marrë më 21 maj 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "60th New York Film Festival Main Slate Announced". Film at Lincoln Center. 9 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2023. Marrë më 9 gusht 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Grobar, Matt (24 maj 2022). "Neon Acquires Ruben Östlund's Buzzy Cannes Satire 'Triangle of Sadness'". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2022. Marrë më 24 maj 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Thompson, Anne; Lindahl, Chris (25 maj 2022). "The Cannes Market Is Hot! Unless It's Not: Here's The Winners And Losers So Far". IndieWire. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 25 maj 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Brueggerman, Tom (26 janar 2023). "After the Oscar Nominations, a Winner: 'Triangle of Sadness' Is #2 on iTunes". IndieWire. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2023. Marrë më 26 janar 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ D'Alessandro, Anthony (9 mars 2023). "Oscar Halo Effect: 'Top Gun: Maverick' Most Viewed In Streaming Post-Noms, 'Elvis' Most Watched Overall, 'Avatar 2' Biggest At Box Office". Deadline Hollywood. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2023. Marrë më 7 qershor 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness and the Fabelmans top streaming charts in Canada". 22 shkurt 2023. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2023. Marrë më 7 qershor 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Triangle of Sadness". The Criterion Collection. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2023. Marrë më 21 janar 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Trekëndëshi i Trishtimit në Festivalin e Kanës
- Trekëndëshi i Trishtimit në TIFF
- Trekëndëshi i Trishtimit në NYFF
- Trekëndëshi i Trishtimit në IMDb
- Kompleti i shtypit Arkivuar 22 nëntor 2024 tek Wayback Machine (në anglisht)
- Skenari zyrtar (në anglisht)