Troja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sot, gadishull që mbetet mes detit Marmara, Grykës së Çanakkales dhe Korfuzit - Edremit, një kohë njihej si qyteti i Trojës. Troja ishte një qytet i gjallë i kulturës dhe qëndër e mbretërisë në mijëvjeçarin e dytë dhe të tretë p.e.s. Në shekullin e 13-të p.e.s, u përhap një zjarr i madh i cili thonë se është shkaku i fillimit të luftës së Trojës me Greqine .

Legjenda thotë se, qyteti Troja, 3200 vjet më parë ishte nën drejtimin e mbretit Priam. Qytetarët ishin njerëz të lumtur dhe trima. Por perëndive iu duke e tepërt kjo lumturi dhe vendosën t'jua prishnin. Një ditë e shoqja e mbretit Priam, pa një ëndërr të keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tëra. Mbreti i cili i besonte shumë këtyre porosive, thirri një fallxhor që t'ia shpjegojë ëndrën. Sipas fallxhorit, mbretëresha ishte shtatëzëne dhe fëmija që do lindte duhej vrarë sepse do ti hapte shumë probleme qytetit. Pasi lindi fëmija, mbreti atë ia dha një qytetari me urdhërin për ta vrarë. Por trojani shpirtmirë nuk mundi ta vriste dhe e la në pyllë, me mendimin që foshnja do vdiste. Por foshnjen e gjeti një bari dhe ai e rriti. Ky fëmijë u quajt Parisi, njeriu që do t'i hap shumë probleme në të ardhmen Trojës.

Në atë kohë në malin Olimp, ku jetoninin perënditë, perëndesha Eris, kishte vendosur të hamirej ngase nuk e kishin ftuar në dasmë. Ajo mori një mollë të artë dhe në të shkruajti: "më të bukurës", dhe pastaj e hodhi në mes të sallonit të dasmës ku të gjithë u hodhën për ta kapur atë kokër molle. Më në fund, kjo mollë mbeti në duart e tre perendeshave; Herës, Afroditës dhe Athenes, të cilat shkuan te Zeusi për ta ndarë, por ai u tha që nuk merrte vesh nga këto punë dhe ju këshilloi të shkonin në malin Ida, sepse atje ndodhet një princ i Trojës me emrin Paris, dhe ai do të përcaktonte se kuj duhet t'i takoj molla. Të tre perëndeshat largohen në drejtim të Malit Ida, ku në të njëjtën kohë Parisi po kulloste delet pa ditur asgjë. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollën që t'ia jepte më të bukurës por kjo nuk ishte punë e lehte. Të tre perëndeshat i propozuan gjëra të ndryshme Parisit. Hera i ofroi që ta bëj mbret më të fortë të Evropës dhe Azisë nëse do t'ia jepte asaj mollën. Athena i propozoi ta bënte mbret më të zgjuar në botë si dhe të fitonte në luftën me Greqinë. Afrodita i propozoi femrën më të bukur në botë. Parisi pasi që ishte bari i thjeshtë, nuk deshi mbretëri e zgjuarësi, prandaj pranoi ofertën e Afroditës - për një femër të bukur. Mollën e artë ia dha Afroditës. Athena dhe Hera, të pikëlluara, vendosën ta shkatërrojnë Trojë. Afrodita për të mbajtur fjalën, e nisi Parisin për në Greqi, pasi femra më e bukur në atë kohë ishte mbretëresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos. Mbreti e priti shumë mirë Parisin dhe i tha të qëndronte sa të dëshironte në sarajet e tij, pasiqë vet u nis për në luftë duke e lënë atë vetëm me të shoqën, pa dyshuar në besnikërinë e tij. Në këtë rast Parisi e rrëmben Helenën dhe e sjell në Trojë. Kur mbreti Menelaos kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen të gruan e vet, e kupton gabimin që kishte bërë dhe i shpallë luftë Trojës. Në kohën kur u martua mbreti Menelaos, të gjithë mbretërit e botës ishin betuar se, po t'i ndodhte gjë Helenës do merrnin pjesë në luftë për të dhe të gjithë kaluan detërat për ta mbajtur fjalën. Mbreti Odiseu i cili ishte shumë i zgjuar dhe hileqar, nuk donte të lente shtëpinë dhe u bë si i çmendur, kur e lajmëruan për luftë. Por lajmëtari që e dinte këtë gjë ia mori të birin peng dhe e hodhi në pus. Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqën shumë njerëz në të. Vajzat rrëmbeheshin nga luftëtarët. Mbreti Priamos, së bashku me të moshuarit e tjerë të Trojës, e ndiqnin luftën nga kulla. Më në fund, Parisi përballet me Menelaosin. Ata mirren vesh të bëjnë dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndërsa lufta do të mbaronte. Gjatë dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin të arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kërkojë në gjithë Trojën. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosën ta japin Helenën. Por perëndeshat Hera dhe Athena nuk ishin të kënaqura me këtë dhe donin që Troja të shkatërrohej e tëra. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u bë shkak të fillonte lufta përsëri dhe të vdisnin me qindra njerëz, gjë që e inatosi perëndinë Zeusin dhe vendosi të ndihmojë Trojën.

Atëherë çdo gjë ndryshoi dhe trojanët filluan të fitonin luftën. Ndërkohë djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje për Trojën ngase e kishte vrarë shkaktarin e gjitha luftërave. Ndërkohë Troja po u mbronte mirë dhe qëndronte akoma e fortë. Atëherë Odiseu hileqar vendosi të bënte një kalë prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të hyrë dhe pushtuar Trojën. Ata nisën përpara një ushtar i cili do t'i bind trojanët që të fusnin kalin gjigant të drunjtë në qytet. Një mëngjes të qetë, Trojanët shohin të habitur një kal të madh prej druri në hyrje të qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit për të dhënë skjarim. Ai nuk ishte ustar i thjeshtë por një aktor i talentuar dhe duke qarë filloi të tregonte sikur ishte arratisur nga grekët se i urrente ata, kurse për kalin e drunjtë tha se është i shenjtë dhe është bërë për perëndinë Athena. Këtë storie e besuan të gjithë përveç priftit, i cili u tha që ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi.Gjithcka ne ate kal ishte kurth.

Trojanët e vendosen kalin në mes të qytetit duke menduar se lufta mbaroi por një natë kur të gjithë flenin, Odiseu dhe ushtarët e tij dolën nga kali ku ishin fshehur dhe vranë ushtarët trojanë, dogjën kampet, i vunë zjarrin gjithë Trojës dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të qytetit të gjithë i kaluan në shpatë. Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priam, të shoqën e tij dhe vajzën. Helena atë natë iu kthye Meneleosit i cili e prite me gëzim dhe u nisën drejt Greqisë duke lënë prapa rrënojat e një qyteti të djegur...

Troja është një qytet ku prej mijëra vjetësh kanë jetuar shtatë kultura të ndryshme. Thesarët e mbretit Priam ndodhen në muze në Moskë. Kali i Trojës i cili është një përfaqësues i historisë ndodhet në këmbë dhe pret vizitorë të ndryshëm, ai tashmë shërben vetëm për fotografi.Ju mund te shikoni filmin Troy per me shume argetim.