Shko te përmbajtja

Truth Social

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Truth Social
Qasshëm Anglisht and Portugalisht
Pronari/jaTrump Media & Technology Group
URLtruthsocial.com
RegjistrimiObligativ
PërdoruesitRreth 607,000 përdorues mujorë (korrik 2023)[1]
Lansuar21 shkurt 2022; 4 vite më parë (2022-02-21)
Gjendja e tashmeAktive

Truth Social (stilizuar si TRUTH Social) është një rrjet social alt-tech në pronësi të Trump Media & Technology Group (TMTG), një kompani amerikane e mediave dhe teknologjisë, e zotëruar në shumicë nga presidenti i 45-të dhe i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.[2][3] Wired e ka quajtur atë "kloni i Twitter-it" në konkurron me rrjetet sociale Parler, Gab dhe Mastodon në përpjekje për të ofruar një alternativë për Twitter dhe Facebook.[4] Truth Social përdor Mastodon si strukturën e vet të serverave (backend).[5]

Shërbimi u lançua më 21 shkurt 2022.[6] Që nga mesi i vitit 2022, Truth Social është përballur me probleme financiare dhe rregullatore. Aplikacioni fillimisht nuk ishte i disponueshëm në Google Play për shkak të shkeljeve të politikave të Google-it, që ndalojnë përmbajtjen me kërcënime fizike dhe nxitje për dhunë, por u miratua për Google Play në tetor 2022 pasi ra dakord të zbatonte politikat kundër nxitjes.[7]

Digital World Acquisition Corporation (DWAC), e formuar për të financuar kompaninë mëmë të Truth Social TMTG dhe për ta bërë atë publike, shpalosi në tetor 2023 se po u kthente investitorëve 1 miliardë dollarët që kishte mbledhur për TMTG.[8] Një zbulim financiar i nëntorit 2023 nga DWAC tregoi se Truth Social kishte bërë një humbje kumulative prej të paktën 31.5 milion dollarë që nga fillimi i saj.[9] Në mars 2024, aksionerët e DWAC votuan për t'u bashkuar me TMTG, me kompaninë e bashkuar që tregtohet në NASDAQ nën shenjën e aksioneve DJT.[10][11]

Në maj 2024, depozitimi rregullator i TMTG për tremujorin e parë të 2024 raportoi 327.6 milion dollarë në humbje, kryesisht si rezultat i marrjes publike të kompanisë dhe 770.000 dollarë të ardhura.[12]

  1. Katie Paul; Akash Sriram (10 korrik 2023). "Meta's Twitter rival Threads surges to 100 million users faster than ChatGPT" (në anglisht). Reuters.
  2. "What we know about Truth Social, Donald Trump's social media platform". AP News (në anglisht). 2024-03-22. Marrë më 2024-12-27.
  3. "Truth Social | Features, Description, & Facts | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). 2024-12-26. Marrë më 2024-12-27.
  4. Turton, William. "Trump's Truth Social Is Going Public". Wired (në anglishte amerikane). ISSN 1059-1028. Marrë më 2024-12-27.
  5. Mak, Aaron (2022-02-23). "Donald Trump's New Social Network Has a Surprising Rival". Slate (në anglishte amerikane). ISSN 1091-2339. Marrë më 2024-12-27.
  6. Bhuiyan, Johana (2022-02-21). "Donald Trump's social media app launches on Apple store". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2024-12-27.
  7. Fung, Brian (2022-10-13). "Google approves Truth Social for the Google Play Store | CNN Business". CNN (në anglisht). Marrë më 2024-12-27.
  8. Picchi, Aimee (13 tetor 2023). "Trump Media's funding partner says it's returning $1 billion to investors, with many asking for money back". CBS News (në anglisht). CBS.
  9. Weprin, Alex (13 nëntor 2023). "Trump's Truth Social Lost Tens of Millions Since Launch, New Filing Shows". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 14 nëntor 2023.
  10. "Trump Endorses Truth Social Amid DWAC Stock Plunge: A Tale of Social Media Merger Drama". International Business Times UK (në anglisht). 2024-03-25. Marrë më 2024-12-27.
  11. "Check out Trump Media & Technology Group Corp's stock price (DJT) in real time". CNBC (në anglisht). Marrë më 2024-12-27.
  12. "Trump Media Reports Lackluster Revenues and Large Losses" (në anglisht). 2024-05-20. Marrë më 2024-12-27.